INVESTIGIMI: Ja si shiten temat e diplomës në Shqipëri

25 Janar 2016, 21:35Sociale TEMA

Si shumëçka në Shqipëri, edhe temat e diplomës janë objekt tregtie. Fiks Fare solli këtë të hënë në investigimin e radhës, shembullin sesi mund të shesësh apo të blesh një temë diplome, si dhe çmimet përkatëse.

Zakonisht të tilla punimet gjenden nëpër fotokopje apo kancelari pranë universiteteve në Tiranë. Pikërisht në një të tillë u ndal kamera e fshehtë e Fiks Fare, duke iu paraqitur punonjësve si “studente të ekonomikut në një universitet privat të interesuar për blerjen e një punimi diplome”.

Më poshtë dialogu i zhvilluar në një fotokopje në afërsi të Fakultetit Ekonomik, Tiranë:

Fiksi – Kemi nevojë për pak ndihmë!

Djali (punonjës i fotokopjes) – Po.

Fiksi – Ne nuk jemi studentë të ekonomikut. Jemi studente në ekonomik privat, financë dhe kemi nevojë të blejmë një punim diplome. Nëse njihni ndonjë person që bën punime kundrejt pagesës…meqë jeni fotokopje këtu afër shkollës.

Djali – S’e di, ja të pyes një gocë dhe të them.

Fiksi – Ok. Nuk është vajza këtu?

Djali – Ka punë dhe duhet ta gjejë që të tregojë. A kupton?

Fiksi –  Dmth duhet të gjejë ajo temën?

Djali –  Pak më vonë do të të marr në telefon dhe të them e kam gjetur dhe sa kushton. A kupton? Janë tema të këtij fakulteti, që janë dhënë këtu.

Fiksi –  Ok. Unë e kam edhe problem se pedagogët që japin këtu, japin edhe atje. Kupton?

Djali – Po ku mban mend ai? P.Sh. ajo diplomë që është këtu, është dorëzuar ose këtë vit që kaloi, ose vitin tjetër. Kur jep temën, Financë Bankë, ato shumë gjëra janë të përbashkëta, thjesht ndryshime kështu janë…

Fiks Fare rikthehet një ditë më vonë për të marrë diplomën, ja biseda:

Fiksi – Unë jam Ela. Kam ardhur dje këtu dhe kam folur me një djalë për një temë diplome. Ju jeni vajza?

Vajza e fotokopjes – Po. Kjo (tema e diplomës) është e kësaj shkolle, domethënë e Fakultetit Ekonomik.

Fiksi –  Ai djali më tha që e keni bërë edhe herë të tjera, s’është se i kanë kapur. E njëjta mund të bëhet, e kupton?

Vajza – Për të kapur, s’besoj se ajo që e ka bërë këtu do ja japë edhe dikujt tjetër.

Fiksi –  Kam frikë mos janë në një sistem që mund të dallohet se…

Vajza –  Jo. Nuk ekziston. E kam marrë edhe timen, domethënë vitin e tretë. Nuk është se zbuluan gjë. Unë jam në Durrës.

Fiksi – Je në Durrës dhe e ke marrë nga këtu?

Vajza –  Madje aq lekë sa ta la ai…janë shumë pak. Unë pyeta një shoqe që faktikisht tha 150 deri në 300 euro…

Pas kësaj bisede, bëhet gati tema e diplomës…

Vajza e fotokopjes – Çfarë do të bësh?

Fiksi –  Do ta marr. Të thashë që do ta marr.

Vajza – Kë do marrësh?

Fiksi – Atë të masterit.

Vajza – Do ta kalosh me e-mail apo ke marrë USB? Si të ta jap?

Fiksi – Ma jep të printuar. Tani e lamë 80 mijë lekë (të vjetra) ëëë?

Vajza – 80. Po.

Por diplomat nuk shiten vetëm në fotokopje, ato i gjen lehtësisht edhe në internet, mjafton të dish ku të kërkosh dhe të paguash për të.

Djali – Ne kemi afërsisht 5000 tema diplome.

Fiksi – Sa keni?

Djali – 5 mijë.

Fiksi – Po mirë pak a shumë shifrën më të lartë të diplomës që një student mund ta blejë?

Djali – Kur e nis nga zero, domethënë ajo e shet 200 mijë. Nëse e merr te “Matrix” (faqe online) nga 50 në 100 (mijë lekë) shkon më e shumta. Ndërsa kur e bën vetë ajo vete 200 mijë.

Fiksi – Po këto temat në çfarë viti janë bërë?

Djali – 2012. Këto që të tregova ty po

Fiksi – Nuk ka fjalë që profesori im…ata që janë në komision aty të marrin një fjalë ta klikojnë në internet dhe ta gjejnë si temë

Djali – Jo

Fiksi – Është e bërë vetë nga një person?

Djali – Po, po vet. Le që ne i kemi hequr nga Google, ne i kishim më para dhe i kemi hequr. I kishim vjet në 2012 thjesht përmbajtje, tani i kemi hequr fare sepse kemi marrë licensë dhe normal që nuk mund japin licensë ata e të thuash që unë shes tema diplome.

Fiksi – Pse këtë faqen Matrix e ke të licensuar?

Djali – Po, është aktivitet i mirëfilltë.

Fiksi – Po çfarë fitoni nga kjo faqa?

Djali – Për momentin harxhojmë lekët.

Fiksi – Ju personat që i kanë punuar i mbani mend apo thjesht i keni marr këto dhe…?

Djali – I mbaj mend se i kemi dhënë lekët dhe na ka dhënë temat. Pastaj kjo që është shumë e madhe që kemi blerë rreth 15 mijë tema, këtë ja kemi marr një personi. Ka një internet kafe në Qytetin Studenti dhe atij ja ka shitur një pedagog. Ia ka shitur pedagogu me qëllim për t’ia shitur studentëve.

Fiksi – Po ky që ja ke blerë ka qenë student?

Djali – Ka mbaruar atje.

Fiksi – Dhe pedagogu i ka shitur temat e diplomës këtij?

Djali – Janë njerëz të ndryshëm që u kemi blerë temat. Temat që të kam treguar ty janë të këtij personi që ka mbaruar ekonomik po punonte në një bankë. Por përveç kësaj thashë kemi një database prej 5 mijë temash diplome. (Nuk ja kemi blerë këtij po i kemi blerë në Qytetin Studenti.) Aty ku i blemë ne vetëm pedagogu ua ka shitur këtyre. Urdhëro kemi kaq tema na shiti meqë kërkojnë studentët.

(Tregon temën e diplomës nga celulari sepse nuk hapej interneti në laptop)

Djali – Nëse ty s’të vret ndërgjegjia ne s’ka pse të na vrasi se e bëjmë për biznes. Meqë sistemi që është këtu është mavri kështu që….s’bëhet nami. Në varësi të buxhetit unë të ofroj edhe shërbimin. Me Matrix.al pretendojmë që të sjellim shumë ndryshim në komplet arsimin shqiptar.

7 komente në “INVESTIGIMI: Ja si shiten temat e diplomës në Shqipëri”

  1. Saliu says:

    Doni me prej Saliut?Kur te mbaroje pushteti i rilindjes nuk do te kemi as mjek as mesues .Po me mire te mos jene dhe shkollat.Ato jane bere per ti dhjere.

  2. tfgs1 says:

    ne nje bourdhelo sunitesh,nuk ka sesi te jete ndrishe………….

  3. Dashamiri says:

    E ka marr ferra uraten
    esht qelbur peshku nga koka.u rrgualluan univesrsitet qe mbylli mavria.Me keq ne spitale me keq ne shkolla Badihava.Do blej 2 diplima per dy fakultet hic asgje 200.ooo mje leke.
    hajde qef o qef qe ben dervishei.ne duam te cdeformojm dretsine qe te rikonfimojm korrupsin e kriminalizimin.Reforma duhet fillaojn nge depeteuet ata jane te korruptuar pasta reformohet dhe administrata.
    keshtu fallsifikohn dokumnat ne gjendjen civile,ne hipotke,kadastra,zppl.e pagasa e tendra.Na rrofte meosocializmi i envereite.

  4. tiku taku says:

    Kush e ben diplomen vete ktu aman!!!!!

    Me eshte dashur 6 muaj te bej diplomen dhe mezi e mbylla brenda afatit,,ktu per 4 dite e merr ne dore!!!

    Si duket e kisha fajin une ose sistemi Europian qe se mbarova dot per 4 dite ?

  5. PLAKU says:

    Prandaj nuk blen askush libra professionale Sistemi informatik lehteson grumbullimin e lekut dhe shperndan falas injorancen dhe edukimin e dembeleve

  6. Kenedy says:

    Po pra, studente qe hyjne ne Universitet per ta marre diplomen qyl duke u gajasur e jargavitur neper kafe.Profesore qe nuk dihet sesi i kane marre titujt dhe nuk prodhojne asgje pervec padijes,korrupsionit dhe paaftesise ne mesimdhenie,dekane e rektor qe jane te zhytur ne mut e qe duan ta mbajne eren e qelbur ne te cilen jetojne Universitetet duke u shtirur se po i cenohet pavarsia e me nxjerrin ca studente qe vetem cilesine e stafit te profesoratit nuk kerkojne dhe asnje korrupsion te ketyre zullumqareve qe mbajne peng arsimin ketu e 25 vjet nuk denoncojne.Ja,si merren diplomat ne shume raste.Universitete te shqyera dhe te mbushura me studente te shkallafitur,profesore injorante e medioker,drejtues te korruptuar deri ne palce e qe nuk duan t`ja dijne fare per meritokraci,cilesi dhe menaxhim te mire te fondeve.Keta qe kerkojne fonde dhe duan ti menaxhojne vete jane palacot qe ja luajten fene buxhetit per Arsimin e Larte per 25 vjet.Po nuk u vu dore e hekurt dhe te ndryshohen strukturat e Universiteteve publike,kjo pune keshtu do te vazhdoje,zinxhir nga studenti tek pedagogu dhe anasjelltas.Arsimi i larte eshte ne humnere.Seksere qe jane neper keto kanceleri apo edhe ne Institucione brenda qe shesin punet qe i bejne Profesore injorante e te korruptuar duke kopjuar teza e duke ja u shitur per pune shkencore ketyre varfanjakeve truthare.Vihen notat sipas deshirave te Profesoreve(ne shumicen e rasteve jo te gjithe)Vini dore sa me shpejte ne arsimin e larte,ngriheni me themel pirgun e llumit qe ka zene perfund frymen e asaj qe duhet te jete e ardhmja.Therrisni te rinj te kualifikuar ne perendim qe te vijne e te japin dije se me shumicen e ketyre Profesoreve qe kane zene vendet neper Universitete ky vend nuk ka per te pare kurre zhvillim.Nuk ju majftuan 25 vjet me keta medioker,injorante e te korruptuar qe e cuan dhe e degraduan fare sisetmin?Hidheni pertoke kete sistem te qelbur qe do te jete akoma pengues,do te kete dhimbje por do te kete edhe sherim.

    PËRGJIGJIUNI

  7. Kenedy says:

    Ore redaktor i Temes, u be e disata here qe nuk e nxjerr komentin tim per disa ceshtje.Cfare problemi ka,apo i seleksiononi si shkrime qe duhen e shkrime qe nuk duhen?Perderisa komentet jane te lira duhen ti publikoni.Ne shkrimin tim nuk ka sharje dhe fjale banale atehere pse?
    Ky eshte shkrimi qe bera dje dhe nuk ma publikuat:

    Po pra, studente qe hyjne ne Universitet per ta marre diplomen qyl duke u gajasur e jargavitur neper kafe.Profesore qe nuk dihet sesi i kane marre titujt dhe nuk prodhojne asgje pervec padijes,korrupsionit dhe paaftesise ne mesimdhenie,dekane e rektor qe jane te zhytur ne mut e qe duan ta mbajne eren e qelbur ne te cilen jetojne Universitetet duke u shtirur se po i cenohet pavarsia e me nxjerrin ca studente qe vetem cilesine e stafit te profesoratit nuk kerkojne dhe asnje korrupsion te ketyre zullumqareve qe mbajne peng arsimin ketu e 25 vjet nuk denoncojne.Ja,si merren diplomat ne shume raste.Universitete te shqyera dhe te mbushura me studente te shkallafitur,profesore injorante e medioker,drejtues te korruptuar deri ne palce e qe nuk duan t`ja dijne fare per meritokraci,cilesi dhe menaxhim te mire te fondeve.Keta qe kerkojne fonde dhe duan ti menaxhojne vete jane palacot qe ja luajten fene buxhetit per Arsimin e Larte per 25 vjet.Po nuk u vu dore e hekurt dhe te ndryshohen strukturat e Universiteteve publike,kjo pune keshtu do te vazhdoje,zinxhir nga studenti tek pedagogu dhe anasjelltas.Arsimi i larte eshte ne humnere.Seksere qe jane neper keto kanceleri apo edhe ne Institucione brenda qe shesin punet qe i bejne Profesore injorante e te korruptuar duke kopjuar teza e duke ja u shitur per pune shkencore ketyre varfanjakeve truthare.Vihen notat sipas deshirave te Profesoreve(ne shumicen e rasteve jo te gjithe)Vini dore sa me shpejte ne arsimin e larte,ngriheni me themel pirgun e llumit qe ka zene perfund frymen e asaj qe duhet te jete e ardhmja.Therrisni te rinj te kualifikuar ne perendim qe te vijne e te japin dije se me shumicen e ketyre Profesoreve qe kane zene vendet neper Universitete ky vend nuk ka per te pare kurre zhvillim.Nuk ju majftuan 25 vjet me keta medioker,injorante e te korruptuar qe e cuan dhe e degraduan fare sisetmin?Hidheni pertoke kete sistem te qelbur qe do te jete akoma pengues,do te kete dhimbje por do te kete edhe sherim.

    PËRGJIGJIUNI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje