Indeksi i Performancës mjedisore 2016/ Shqipëria e 61-ta në botë, çalon në cilësinë e ujit të pijshëm

26 Janar 2016, 10:10Sociale TEMA

Shqipëria renditet e 61-ta në rang botëror dhe ndër të fundit në rajon për gjendjen mjedisore, sipas Indeksit Botëror të Performancës mjedisore.

Indeksi i Performancës mjedisore (EPI) rendit vendet në të gjithë botën sipas performancës së tyre në 2 çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përpilohet nga Universiteti Yale në SHBA.

Treguesit masin objektivat ose mungesën e tyre të implementuara nga kombet, të krahasuar me njëri-tjetrin.

Duket se Shqipëria ka renditje të ulët në rajon sa i përket reformave të ndërmarra për mbrojtjen e ekosistemeve, duke qenë se renditet vetëm përpara Bosnjë dhe Hercegovinës, raporton Monitor.

Ndërsa të gjithë shtetet e tjera ballkanike janë të pozicionuara më mirë se vendi ynë, jo vetëm nga hapat e reformat e marra, por edhe mekanizmave të tjera në mbrojtje edhe të jetës njerëzore si pastrimi i mjedisit, pastrimi dhe filtrimi i ujit etj.

Shqipëria ka një cilësi të ujit të pijshëm jo brenda normave të duhura, sipas raportit, ku pjesa më e madhe e ujit të konsumuar nga banorët rrjedhin nëpër tubacione të patrajtuara dhe sasia e ujit të pijshëm brenda rregullave është shumë e vogël.

1 komente në “Indeksi i Performancës mjedisore 2016/ Shqipëria e 61-ta në botë, çalon në cilësinë e ujit të pijshëm”

  1. qytetari B says:

    Qe te çaloje Shqiperia ne cilesine e ujit te pijshem, kjo eshte katastrofe. Po çfare uji pinim ne kohen e Enver Hoxhes, po çfare uji ka Shqiperia, lumenj qe i perpin dhe deti, uje te pijshem, direkt nga lumi! Me duket nje çudi sa prapa paskemi bere , vetem telefonat , hajdutelleku, krimi dhe kurveria kane bere perpara. Ndaj duhet te bertasim forte; perpara demokracia shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje