Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen e Dines, burrit 70 vjeçar, i cilin jeton në kushte të tmerrshme bashkë me gruan e tij Brisildën 31 vjeçe dhe dy vajzat e vogla Sanja 6 vjeçe dhe Keti 3 vjeçe, ndërsa presin edhe një fëmijë të tretë. Dinia dhe Brisilda nuk janë martuar zyrtarisht, por ata jetojnë bashkë prej 15 vjetësh, megjithëse kanë një diferencë të madhe moshe mes njëri-tjetrit, afërisht 39 vjet.
Histori e dhimbshme
Historia e tyre është e çuditshme. Jeta është treguar e pamëshirshme me ta duke i përballuar me dallgë të forta, të cilat më pas i kanë transformuar në këtë gjendje të mjerueshme. Dinia, emri i plotë i të cilit është Sejdin Gardelina, vjen nga një familje normale me hallet dhe problemet e saj, si gjitha familjet shqiptare. Ai ka lindur dhe jetuar në Tiranë, më pas kryer ushtrinë në Shishtavec të Kukësit, pas ushtrisë ka punuara për më shumë se 12 vjet në Postën e Tiranës dhe në Kombinatin tekstil “Josif Pashko”. Është martuar shumë i ri dhe nga martesa e parë ka lindur edhe një djalë, të cilit ai i pati vënë emrin Alban.
Dinia është ndarë shpejt nga gruaja e parë dhe kjo ka qenë një goditje të cilën ai e ka përjetuar keq, siç thotë edhe vetë, por më e rëndë ka qenë humbja e djalit të tij Albanit , 20-vjeç, i cili u vra me thikë në fund të vitit ’97. Humbje e cila, siç tregon edhe vetë, e ka shkatërruar. Kanë kaluar gati 19 vjet dhe ai ende nuk e di kush ia vrau djalin, pasi askush nuk është dënuar për atë vrasje. Gjithashtu ai nuk di të thotë asgjë sesi ka vajtur hetimi i çështjes. Di të thotë vetëm se djali i ka lënë një nip të vogël, i cili sot është bërë burrë, gati 19 vjeç dhe jeton bashkë me mamanë e tij.
Para 15 vjetësh Dinia është njohur me Brisildën, një vajzë nga Korça, e cila gjithashtu ka një histori të dhimbshme nga ana e saj. Ajo ka humbur shumë shpejt prindërit duke mbetur rrugëve dhe në mëshirë të fatit. Gjithashtu edhe ajo tregon se ka kaluar shumë peripeci, dhunë e keqtrajtime nga më të ndryshmet. Njohja me Dinen i ka bërë të mundur të ketë një strehë ku të fusë kokën, si thotë ajo, dhe një copë bukë, pasi ai punon dhe mundohet me çdo mënyrë t’ju sigurojë jetesën.
Të jetosh në kushte mjerane
Dinia jeton në kushte të tmerrshme. Ai fle në themelet e një shtëpie dykatëshe për të cilën thotë se është ndërtuar nga familjarët e tij, por për shkak të konflikteve të pronësisë mes vëllezërve ajo ka mbetur ashtu, si gërmadhë, për vite me radhë.
Në këto ditë të ftohta dimri Dinia dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij jetojnë dhe i rezistojnë të ftohtit me çfarë munden. Në dhomën që kanë sajuar për të jetuar mungon izolimi, era hyn nga të katër anët, nuk ka ngrohje e as energji elektrike, sepse Dinia nuk ka para për të paguar faturat e OSHEE-së dhe kjo e fundit, pa u menduar dy herë ia ka prerë prej kohësh energjinë elektrike. Uji as që diskutohet dhe për tu larë as që bëhet fjalë, sidomos në këto ditë të ftohta dimri.
Dy vajzat e vogla janë të veshura si mos më keq. Të palara dhe të pa ushqyera të shohin me vëmendje çdo lëvizje që ti bën, për të kuptuar nëse do t’ju japësh ndonjë gjë për të ngrenë apo jo. Gjatë natës mbulohen me çfarë të munden: me lecka të mbledhura nëpër kosha plehrash e copa mushamaje. Janë si mos më keq. Pamje që as në mesjetë nuk mund të mendosh se kanë ekzistuar, dhe jo më sot, në 2016, në mes të Tiranës.
Të ushqyerit, mision më vete
Për burrin 70-vjeçar sigurimi i ushqimit të familjes së tij prej katër anëtarësh është misioni kryesor. Ai bën çdo punë që i del përpara, megjithëse nuk është më djalë i ri. Ai mbledh kanoçe tek koshat e plehrave, mbledh hekurishte e rrangullina të vjetra, të cila mund të shiten për të siguruar ndonjë lekë. Bën çdo lloj pune që banorët e zonës i kërkojnë, si hamallin, pastrimin e ndonjë pusete, pastrimin e ndonjë oborri, pra çdo lloj pune që i del përpara. Nëse i thua për ndonjë punë Dines, ai nuk thotë “Jo” dhe mjaftohet me aq para sa i jep ose ushqim apo veshmbathje për dy vajzat e vogla.
Banorët e zonës
Nëse e pyet si ia bënë për të jetuar, Dinia nuk heziton për asnjë moment të falenderojë banorët e zonës, të cilët herë pas here e ndihmojnë si munden, kush i jep ndonjë veshje për vajzat, dikush i jep pak ushqim, ka nga ata që i japim ndonjë lekë. “Gjithkush si mundet”,- thotë 70-vjeçari dhe nuk harron t’i falenderojë.
“As ata nuk kanë, por prapë na japin edhe neve ndonjë gjë” thotë Dinia, i cili i lindur dhe i rritur në këtë lagje, tashmë ndihet si në shtëpinë e tij dhe nuk ka njëri që nuk e përshëndet. Banorët e lagjes kanë qenë ata që e kanë ndihmuar të shoqen të sjellë në jetë fëmijët, sidomos vajzën e dytë, të cilën e ka lindur në mes të rrugës. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë për t’i ardhur në ndihmë gruas dhe fëmijës, i kanë sjelle mbulesë për fëmijën dhe gruan.
Vajzat e vogla
Sanja 6-vjeçe dhe Keti 3-vjeçe e jetojnë jetën siç ju ka ardhur. Ato nuk dinë të dallojnë nëse janë mirë apo jo, nëse ka dhe të tjerë më mirë se ata apo jo. Teksa i shikon të shkujdesura, duken të lumtura pranë nënës së tyre, e puthin, e përqafojnë dhe i gëzohen ledheve të saj ashtu siç bën çdo fëmijë, e nëna e tyre duket më e bukura dhe e mira në botë.
Gjatë bisedës me to ju propozoj se do të ishte shumë mirë nëse ato do të jetonin në një ambient tjetër, në ndonjë kopsht të bukur ku ka edhe fëmije të tjetër, atje është ngrohtë, është pastër dhe do të ushqehen çdo ditë me supë të ngrohtë, në kopsht do të mësojnë shumë gjëra, vjersha, këngë, të shkruajnë dhe të lexojnë, por Sanja 6-vjeçe nuk pranon. Ajo do të rrijë me mamin dhe me babin, ku të jenë ata të jetë edhe ajo, dhe me të drejtë.
Kush është ai fëmijë që nuk do të rrijë me prindërit e tij? Kush është ai fëmijë që nuk thotë se mami im është më e mira më e bukura? Të njëjtën gjë thotë edhe Sanja me Ketin dhe ti, e pafuqishme për t’i thënë të kundërtën, ndërpret bisedën duke mos dashur t’i shqetësosh më. E kanë boll fatin e tyre.
Dora e shtetit
Gjatë bisedës me Dinen dhe Brisildën, mundohem të kuptoj se kush i ka ndihmuar gjatë këtyre viteve, sidomos kur janë bërë më fëmijë. Si ia kanë dalë? A ka ardhur ndonjë përfaqësues nga shteti për tu interesuar se ku strehohen, ku jetojnë, me çfarë i ushqen fëmijët? A janë vaksinuar pasi janë vajza të vogla dhe kanë nevojë për vemendjen e shtetit? Ata më thonë se askush nuk është dukur në derën e tyre, përveçse për ndonjë festë që ju kanë sjellë pak mish e disa ushqime, por ai vetë s’e ka kuptuar se nga kush i kanë ardhur.
Unë e pyes nëse merr ndihmë ekonomike apo ndonjë gjysmë pensioni, sepse ai ka punuar, siç thotë edhe vete, gati 15-vjet në shtet, por askush nuk është kujtuar për të. Ai nuk di nëse është i regjistruar në bashki, ai nuk di nëse i takon të votojë, ai nuk ia ka idenë asnjë procedure shtetërore që duhet të ndjekë për tu interesuar për pensionin e tij, për të marrë diçka që i takon. Dinia nuk di asgjë nga këto që unë i them. Nuk ia ka idenë se çfarë i takon dhe çfarë jo nga ky shtet.
Dinja nuk e di sesi funksionon shteti, por nga ana tjetër, as shtetit nuk ia ndien për Dinen dhe familjen e tij. Shteti ku ne jetojmë nuk shqetësohet për fatin e atyre dy vajzave të vogla që po rriten, për të cilat nëse nuk interesohet në kohë fati i tyre do të jetë tragjik. Nëse nëna e tyre pati “fat” dhe u njoh me Dinen, i cili po i jep një copë bukë. Ato nuk dihet se me kë mund të njihen kur të rriten dhe ku mund të përfundojnë.
Ky shtet duhet të interesohet më shumë në mos për Dinen dhe Brisildën që janë në moshë madhore, e ka për detyrë për Sanjën dhe Ketin, që janë dy fëmijë rruge dhe nuk janë aspak përgjegjëse për gabimet e prindërve të tyre e as e kanë zgjedhur atë jetë që bëjnë sot.
Tesheshi.com
Tema meqenese ky artikull te ben te harrosh cdo gje qe sot shoqeria i jep rendesi (smartphone, veshje, jete sipas modes, jete nate duke prishur mijra lek, e ka.lleqe te tjera) pse nuk beni nje peticion dhe nje poster te madh dhe ta ngjisni ne deren e parlamentit e ti vendosni neper sheshe kur njerezia te pakten ata qe ju vjen keq (nuk flas per politikanet se sju plas fare) te jap dicka e ne kete menyre tju tregojm qeveritarve se nje dite mund te jen dhe ata ne kete gjendje (ndoshta kurre por si dihet i madhi Zot esht i afte te te ndryshoj gjithcka ne nje dite). Ne jemi bere skllever te TV me reklama e video klipe e kemi harruar ate njerzillek per te qen me kembe ne toke. Shih parlament dhe te vjen per te vjell ku disa horra flasin ne emer te popullit, ne emer te Dines e shume Dineve te tjere (ndoshta TEMA gjen te tjera artikuj). Eh mosha internetit, e pubeve e kurverise dhe degjenerimit ku don te pyes se 4 fukarenj vdesin per buken e gojes. A ke iPhone je 1sh, a ke Benz je 1sh, a ke rroba firmato je 1sh, po dhe lesh ne tru me pat sot je 1sh. Ah Migjen ringjallu dhe shkruaje prap poemen tende, por ndoshta edhe me te trishtueshme do ta shkruash.
Nuk duhet vene postera te dera e Parlamentit por dinamit qe ti lajm llogarit nje here e pergjithmon me keta politikan te degjeneruar e kurva shkon ISIS e ben terrorr ne Europe nuk vjen e tja shkerdhej kurven ketyre haleve tona qe i thone vetes politikan
Rrofshin semaforet “led”, ato fjale ne beton “brryli” etj…pthuuu
Eshte faji i sistemit ku jetojme.Kapitalizmi eshte i eger,dhe, nuk i behet von se jetojne keq dhe vdesin njerzit.Kapitalisti shikon parajsen e tij me miljona dollar,ku te jete vendi me i bukur per te kaluar pushimet.KURSE NE SOCIALIZEM NUK KISHTE TE TILLA FENOMENE.SHTETI KISHTE KUJDESIN ME TE MADHE PER NJERZIT,DUKE E QUAJTUR SE JETA E NJERIUT ESHTE GJEJA ME E CMUAR.SHTETI NE SOCIALIZEM I SIGURONTE NJERIUT,PUNE SHTEPI,DUKE I KRIJUAR KUSHTE NORMALE JETESE.Kete qe po them,nuk e pranojne disa sote,per arsye se disa e kane inat ate sistem,dhe disa te tjere nuk e din fare se si ka qene.Shpreh keqardhjen per kete familje,dhe them qe shteti duhet te beje diçka per ata,sidomos per ata femije qe jetojne ne mese te moshatarve te tyre me dallime te medha dhe nuk kuptojne dote se pse behet ky dallim makaber.
O spartak o Koqe kandari . Komunizmi vetem sa I fshihte mire keto gjera Jo se nuk ekzistonin. Ne komunizem Dinia do rronte bashke me familjen dhe nje familje tjeter prej kater vetash ne nje dhome e kuzhine. Tani rron ne kasollen e vet pa ligj. Fajin e ka politika nga me elementarja ( bashkia e qytetit) qe paguan 20 drejtore per lloj lloj problemesh / deri tek bb merdani me shoke per PR por qe mendjen e kane te “ikin ne angli se ne vendin tone nuk jetohet” fjalet e drejtorit te public relation ne bashkine e tiranes para ca ditesh ne nje artikull te temes. Dmth ai qe duhet tu mbushe mendjen dineve qe jan mire aty ku jan e ka mendjen me ik per vete. Gazetari i temes sh mire ka bere qe publikon kete lajm por duhet ta beje cdo dite dhe tua coje qeverise dhe bashkise listen e ketyre te pafateve sepse nper keta duhet te shpenzohen taxat qe ti drejtojne drejt nje jete dinjitoze ku ato vogelushe te rriten normal si femijet kudo ne evrope te ushqehen dhe edukohen njesoj si shoket e shoqet e tyre.
perse mo ti mendon se ne zhvillojme kapitalizmin ne keto 25 vjet ?!!
bo bo bo – katastrofe , çfar mjerimi ,si ka mundesi u degjenerua kshu shqiperia mbas renies se komunizmit kur endra dhe fjala e pare ishte E DUAM SHQIPERINE SI EUROPA – ,,kujt tja veme fajin politikaneve kujt ..dhe kjo qeveri qe fjalen e pare e ka rilindje nuk duket fare ne horizont per shtresat ne nevoje emergjente katastrofike si kjo familje dhe jane vertet shume ,perdite shohim raste te tilla ne lajme dhe tv — shum keq shum keq ,, dhe kjo qeveri per ti lehtesuar me shume I pret dhje energjine elektrike , kjo nuk eshte fare normale ,per kto shtresa shteti duhet te reagoj dhe jo ti vdesi fare–apo per te rilindur duhet te vdesesh ,, shum keq , ,
Ky shkrim Eva, eshte per cmim, pasi pershkrimi qe i beni jetes se kesaj familje vjen nga ajo vuajtjee madhe shpirterore, ne te cilen u ndeshet si ne nje enderr et keqe,por nejse nuk eshte kjo tema e komentit, cdo gje lidhet me ate qe tek ne nuk ka shtet e sjam dakort me koentuesin Spartak goja eshte faji i sistemit se kapitalizem eshte 99% e botes,mjere kujt i ra per hise per te jetuar nen sundimin e kafsheve politikane qe sduan me ja di per asgje pervecese vjedhjes se mundit e djerses te popullit fukara.Ne Europe qe ne duam te shkojme,njerezve e famijeve qe skane mundesi te jene si te tjeret e jo se sduan apo jane dembele,ndihmohen shume dhe nga shteti,pasi ky tregus tregon niveline e mireqenis shoqerore dhe humane te shtetit.Lutem zotit qe ky shkrim te bjere ne ndonje vesh te pa dyllosur komunitari,qeveritari e SHTETIT i cili e ka per detyre te interesohet ,e jo te kujtohet kur i duhen leke e vota.
mbas ardhjes ne pushtet te nji bande me emrin PD, mbas PPSHse, gjendja qe ka lene kjo bande eshte e barabarte me nji nga bombat e Hiroshimes e hedhur ne vendin tone !
Dinia ,15 vjete pune i ka bere para 90 tes,kurse tani i ka humbur busulla nga problemet .
dikush mund te thote se po e teproj …..po te bejme vetemmmmmm nji pyetje ;;;;PSE ,BANDITET E PD-se SHKATERRUAN INDUSTRINE E SHTETIT SHQIPTAR ?
vetem nese ka dikush mundesi te pergjigjet ,atehere une do te pergjigjem pse ka njerez ne kete fare ferexheje !
Ju lutem me jepni adresen e sakte te ketij personi. Dua ti dergoj dicka nga emigracioni per veten dhe familjen.
Bravo gazetares:kjo eshte detyra e gazetareve te tregoje realitetin qe populi perjeton,e jo perrallat alla sali berisha se jemi para germanise apo alla veliaj se jemi evrope!
Artikull qe te le pa fjale. Te pushton dhimbja deri ne kocke per kete familje, por edhe per kete shtet ku i ka rene per pjese te jetojne atyre dhe neve.
Mu kujtua Luli i Vocerr i Migjenit…
Ju te gazetes “Tema” beni shume mire qe shkruani mbi te tilla problematika ekstreme te varferise. Kemi nevoje per me shume ekspozime te varferise dhe indiferences se shtetit ndaj kesaj semundjeje shumeshekullore shqiptare, me shkrime, artikuj, video, deshmi nga jeta reale e njerezve, per te kuptuar dhe u ndergjegjezuar per gjendjen ku jemi dhe te rrisim kerkesen e llogarise si shoqeri ndaj atyre qe na qeverisin.
Ky artikull sfumon krejt analizat dhe lajmet e natyres politike, qe jane totalisht te bajatshme dhe po na ndosin menderisht perdite.
O Edo lexoi gazetat se nuk genjejn dhe pastaj mbaro ndertimin e viles se populli te vuri po populli ska b uke te haj dhe ty duhet te te vij turp per kee gje reflekto edo se po te vjen fundi ty dhe koqo hajdutit qe hiqet si i ndershem