Bashkia e Tiranës ka nisur sot monitorimin e zbatimit të kushteve të vendosura prej saj për operatorët e transportit urban qytetas, në funksion të përmirësimit të shërbimit. Nga verifikimi në terren i inspektorëve të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash administrative për disa nga linjat qytetëse që nuk kanë respektuar kushtet.
Deri në orën 11.00 janë vendosur 18 gjoba gjithsej, si dhe janë larguar nga detyra dy punonjës të Linjës së Unazës dhe Linjës së Sharrës, për sjellje të keqe me qytetarët.
Gjobat e vendosura nga inspektorët e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit përfshijnë: mosrespektim të frekuencave në stacionet e autobusëve, vonesa në lëvizjen e autobusëve, probleme me sistemet e ngrohjes të mjeteve, si dhe probleme të tjera që lidhen me dëmtime brenda mjeteve.
Bashkia e Tiranës dëshiron të theksojë edhe një herë se respektimi i 10 kushteve të vendosura prej saj do të monitorohen çdo ditë dhe në mënyrë rigoroze nga AMK-ja dhe Policia Bashkiake. Nuk do të hezitojmë aspak në marrjen e masave administrative dhe vendosjen e gjobave për cilëndo kompani që do të shkelë kushtet e vendosura nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu, ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo problem lidhur me shërbimin e transportit urban në kryeqytet.
Gjobat në linjat konkrete vijojnë si më poshtë:
Linja e Tirana e Re, autobusët me targa: AA 478 LK; AA 987 LN; AA 477 LK; AA 476 LK; AA 417 MA; AA 613 AI
– Mosrespektim i frekuencës në stacionet e autobusëve
– Mangësi në mjete
– Vonesa në lëvizje
Linja ish-Uzina e Traktorit, autobusët me targa: TR 7122 U; AA 391 KX
– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
Linja e Tufinës, autobusi me targë: AA 263 AK
– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
Linja e Institutit, autobusët me targa: AA 693 FK; AA 980 LX
– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
Linja Mihal Grameno
– Mosrespektim i frekuencës në stacionet e autobusëve
– Mangësi në mjete
Linja Uzina Dinamo-Sharrë
– Mosrespektim i frekuencës në stacionet e autobusëve
– Mangësi në mjete
Linja e Unazës, autobusët me targa: TR 5719 U; AA 122 DD; AA 861 DB; AA 862 DB; AA 127 DD
– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
– Dëmtime brenda mjeteve
Linja e Saukut, autobusët me targa: TR 3118 U; TR 3117 U; AA 789 AI
– Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteve
– Mjete jo komode
Shume mire ia beni, sepse abuzojne me oraret dhe me levizjet si breshka vetem per t’i mbushur autobuzat fyt. Kerkojuni dhe bileten elektronike se ca abuzojne fatorinot dhe ca pronaret e ne fund deklarojne gjysmen e te ardhurave ditore.
Per cfare i keni keto pallavra ju te Bashkise?
Po linjen e Kasharit dhe Yzberishit a e keni kontrolluar ndonjehere qe jane autobuzet e shekullit te kaluar,qe nuk presin bileta,qe nuk pranojne abonete,kartat e veteranit,te invalidit etj???
Kushtet qe u keni vene ju ketyre operatoreve as qe pjerdhin per ju!
Kushtet tuaja jane te kunder ligjeshme!
Cdo gje eshte e sanksionuar ne kontraten e bere me pare qe kur edhe dhene LICENCA!
Te gjitha keto jane PROPAGANDE E FELLIQUR perderi sa ju rritet cmimin!
Kete e beni per te ulur zemerimin e njerezve,por….HARROJENI!
Keni bere KRIM kunder bukes se gojes se fukarenjve!
URBANET JANE
TE PA PASTER
SHOFERET PINE DUHAN,
ECIN ME 3KM NE ORE ,
BASHKEPUNOJNE E VJEDHIN SE BASHKU ME XHEPISTET
, QENDROJNE ME SHUME SE DUHET NE STACION,
JANE PISLLIK, NDALOJNE VENDE E PA VEND,
FLASIN NE TELEFON ,
BEJNE MUHABET ME KOLEGET OSE TE NJOHURIT DUKE I PRIT PASAGJERET…ET………………….
Akoma nuk kemi pare listen e frekuencave??