Prej shumë vitesh shtetasit shqiptar që jetojne jashtë vendit kanë qënë të privuar nga e drejta e votës në Shqipëri. Por së shpejti falë pojektligjit që ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka prezantuar ditën e sotme në Komisioni e Sigurisë ‘’Për regjistrimin e adresave të emigranteve’’ kjo nuk do të ndodhë më.
Sipas ministrit Saimir Tahiri mungesa e shërbimeve ka bërë që emigrantet të privohen për vite me rradhë nga e drejta e votës dhe nga kontriburi i tyre për zhvillimin e vendit.
“Për më tepër në një vend si Shqipëria ku emigracioni historik i theksuar (duke filluar nga viti 1990 deri më sot), shto këtu lëvizjen e brendshme të popullsisë, apo ndërtimet kaotike të paregjistruara dhe të pakodifikuara në regjistra, kanë sjellë mungesë shërbimesh, vështirësi në kontaktin ndërmjet qytetarit dhe shtetit.
Kanë sjellë humbje ose relativizim të përgjegjësisë së qytetarit ndaj ligjit dhe të shtetit ndaj qytetarit, si dhe mohim të drejtash. Një ndër më të rëndësishmet: e drejta e votës për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë (për të mos përmendur që kjo ndodh edhe këtu).
Ajo që po bëjmë ne me këtë projektligj është që të krijojmë një dritare permanente për të regjistruar shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, për të pasur një lidhje intensive të shtetit me emigrantët, për t’i dhënë atyre shërbimet që iu takojnë, duke filluar nga shërbimet e Gjendjes Civile (certifikata apo dokumentacioni i noterizuar që u duhet për jetën e zhvilluar atje), çështjet e jetës sociale në vendin ku jetojnë, e deri tek shërbimi themelor që duhet t’u garantojmë: e drejta e votës për emigrantët shqiptarë.
Hedhja e hapit të parë (pra regjistrimi i emigrantëve) na mundëson krijimin e premisave për të garantuar votën e emigrantëve mundësisht që në zgjedhjet e ardhshme. Me hyrjen në fuqi ky ligj nënkupton angazhimin e institucioneve shtetërore për të garantuar shërbimet bazë paraprake për emigrantët (mundësisht në shtëpinë e tyre), dhe një punë voluminoze për të shkuar deri tek vota e emigrantëve, për të ndikuar dhe ata në fatet e zhvillimit të vendit. Kjo është pak a shumë ajo që parashikon ligji“, tha Tahiri.
Gjatë fjalës së tij ministri Tahiri ka deklaruar se falë këtij projektligji do t’i jepet fund edhe kaosit te adresave ne vend.Ministri theksoi se sot Shqipëria ka regjistrin e adresave i cili që mund të jetë më i pasakti në botë.
“Ne po ndërtojmë gurin e themelit që nga njëra anë për të ditur dhe te pasur informacion dhe nga ana tjetër për t’i shërbyer qytetarëve kudo që janë. Ne sot çfarë kemi? Kemi një regjistër shtetasish që askush nuk di se ku banojnë. Kemi dhe një regjistër adresash që mund të jetë më i pasakti që mund të ketë një shtet. Pra jemi shteti ndoshta i vetëm në Europë që nuk kemi një databazë të dhënash të sakta. Sot ka njerëz që flasin për adresën dhe thonë se e kanë shtëpinë te Brryli. E kam shtëpinë te Fabrika e Miellit, e kam shtëpinë te Nyja e Betonit, e kam shtëpinë te kodra filan. Nuk ka bota nga këto gjëra. Bota ka adresë, qytetari ka adresë dhe ka një adresë të detyrueshme ku shteti shkon dhe e gjen. Në jeton apo jo atje kjo nuk është e rëndësishme për shtetin. Adresa e detyrushme e deklaruar të vë përsipër përgjegjësinë që të vihesh në kontakt me shtetin. Sot ka raste kur fletëthirrja e gjyqit nuk dihet kur shkon“, tha ministri Tahiri.
Gjatë fjalës së tij Ministri Tahiri ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejtuar emigrantëve për të bashkepunuar duke deklaruar adresat e tyre.
hahahaaaaa e bukur kjo …krijimin e premisave per voten e emigranteve!!!! po cfare premise do krijosh qe ke tre vjet ne pozite dhe 8 ne opozite nuk ke prezantu as nje projekt ligj sa per sy e faqe. shefi jot do me e ndryshu prape kushtetuten me salen pra kodin zgjedhor 2 here brenda 8 vjetesh dhe as nuk e perfilli emigrantet. ik mor koqe dhe mos i hidh sy njerzve se ata e kuptojne mire qe po talleni.
emigrante nuk kane shans me votu me keta politikane, vetem kur te jene te sigurte qe do blejne dhe kontrollojne vota atehere edhe do na mundesojne voten keta plehra. pra KURRE.
I nderuar z minister ! Si emigrant ne Itali,ndjek me vemendje zhvillimet politike te vendit.Aritjet qe vendi ka bere perkete periudhe2-3 vjecare dhe ne vecanti ne polici na gezon.Projektligjin per regjistrimin e gjithe emigranteve eshte tjeter aritje duke na dhene mundesine e vonuar te votes tone.Une mendoj qe votimet mund te behen edhe ketu ne Itali Greqi France ne ato shtete ku shqipetaret jane me shumice.Eshte kenaqesi t’JU urojme pune te mbare per te tjera aritje.THomaq Strati Itali
Zoti Thomaq,
ju mire e keni qe do te ishte nje deshire e realizuar e shume emigranteve por, sepse ne realitetin shqiptar ka gjithnje nje por, ky eshte hapi i pare i taksimit te dyfishte per shtetasit shqiptare qe jetojne dhe paguajne taksat ne shtete te ndryshme dhe nga ana e shtetit shqiptar. Mos te harrojme qe asnje shtet i botes nuk ka nje ‘gjendje civile’ jashte territorit gjeografik te shtetit. Per keto arsye jane konsullatat. Keshtuqe nuk pse te me kerkosh ku jetoj, por duhet te megarantosh sherbimet kosullore si ghithe shtetet e botes. Mos te merremi me fjale boshe; kjo inisiative eshte thjeshte krijimi i rregjistri per taksapagues te ardheshem!
I nderuar z minister ! Si emigrant ne Itali,ndjek me vemendje zhvillimet politike te vendit.Aritjet qe vendi ka bere perkete periudhe2-3 vjecare dhe ne vecanti ne polici na gezon.Projektligjin per regjistrimin e gjithe emigranteve eshte tjeter aritje duke na dhene mundesine e vonuar te votes tone.Une mendoj qe votimet mund te behen edhe ketu ne Itali Greqi France ne ato shtete ku shqipetaret jane me shumice.Eshte kenaqesi t’JU urojme pune te mbare per te tjera aritje.THomaq Strati Itali
Nqs doni nje mandat tjeter vetem vota e emigranteve ju shpeton bile pa nevojen e lsi-se
Perndryshe nuk fitoni me…
shqiptaret jane inatosur sepse po fillojne te paguajne taksat po paguajne energjine kane frike te dalin me makine pa dokumenta nuk mbjellin me hashash
Me pak fjale duan te korrin pa mbjelle.
Gjermani.zvicerr.itali.greqi jane nje milion vota
Pra 30 % te totalit
Pse kemi ambasada e konsulata tash e sa e sa vjet? Cfare Pune bejne kur nuk dine ku i Kane qytetaret e tyre ne Vendet ku keta ambasadore Jane? Problemi eshte se as ju si minister,as ambasadoret e juaj e asnje qeveritar i shqiperise nuk takon shqiptaret kur shet lisin kishe per interesat tona neper bote! Ambasadori jone vjen ne Shtetin tone per me shit librat e tij ,e per habi te gjithe qytetit jo per me takuar shqiptaret e atij Shteti,si cdo ambasador tjeter i ftuar ne Shtetin tone ku jetojne shume nationalité te:njoh ambasadorin e senegalit,ambasadorin e spanjes,te portugalise’t’italise te turkise,po jo ambasadoret e Shqiperise…bile me duket se asnje shqiptar i diaspores nuk i nje ambasadoret tone te kot!
Para Shteti,dmth para ligjit jemi te gjithe njesoj:nuk ka shqiptar te ‘jashte’ e shqiptar te ‘mbrendshme’!ka shqiptar qe ne ambassade Jane ne shtepi te tyre,deshte s’deshten ministrate tone! E deshte s’deshten ministrate tone e keshilltaret idiote qe Kane perreth eshte detyrim kushte these per Shtetin shqiptar me furnizuar ate qe furnizon ne token shqiptare cdo qytetarit shqiptar qe i adresohet konsulates apo ambassades! Déri sa kemi nje leternjoftime apo nje pashaporte te leshuar nga shteti shqiptar,deshte s’deshten ministrat ,konsulet e ambasadoret,Kushtetuta i obligon me na sherby .
Pra kuptoni cka eshte shteti e mos poshtersoni vetvetin duke kerkuar keso kushte shtese qytetareve!Registrimi neper konsulata nuk mundet me iu shtuar registrimit ne gjendjen civile:hapeni zyret e gjendjes civile neper konsulatate siç veprojne ambasadat tjera ,o idiote,se keto po na duken bukur fort si premica jo bash te ligjshme e te ndershme mbasi cenojne barazine para ligjit te qytetarit shqiptar! .
Ju paska faj diaspora shqiptar pse nuk jeni te Zotet me vu nje sistem adresash ne jeté ne Shqiperi?edhe me adresat e shqiptareve neper bote,do reguloni Problemi e adesave ne shqiperi?
Hajde galate hajde!
PS’ ne boten normale,studentet e drejtesise,shkencat politikes,ekonomise,iu ofrohen terrien stazhi neper institutionete shteterore ,edhe neper ambasada pra! Edhe keto studente qe bejne stazh iu kerkohet nje Pune per ate ambasaden ku bejne stazhin:qofte nje lidhje me firma qe prodhojne dru,apo grune apo nje mije gjera tjera déri tek atdhetaret qe punojne mjeke,artistes apo asgje:cdo talent evidentohet vete nga ambasada edhe afrohet vete nga ambasadori neper festat apo tubimet ne vendin ku punon ky ambasador!Femijet e mi,mbasi baba i tyre eshte shqiptar me shtetesi tjeter,ftohen per cdo fest t’ambasades jo shqiptare e per cdo promovim,Kurse nga ambasada shqiptare, edhe pse profesionalisht ju tallen me me ftuar,edhe pse iu kam lane adresen,kur nuk jam ftuar:bile shpesh me ka ndodhur te ‘befasoj’ -sigurisht per keq -ambasadorin sepse me fton shteti ku jetoj po jo ambasada ime shqiptare!