Zululand/ Kritikat e Enkel Demit për TVSH-në: Ka audiencë të konsiderueshme, por duhet investim

1 Shkurt 2016, 20:31Sociale TEMA

Enkel Demi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Zululand, i gazetarit Mustafa Nano.

Enkel Demi ka shkruar hapur kritika të forta për Televizionin Publik, ku dhe drejton “Shih Programin” një talk show.

Për Enkel Demin ky është një emision me audiencë të konsiderueshme, por bordi drejtues i TVSH ka vendosur t’i ulë në mënyrë drastike finacimet.

I tillë është organizimi i Televizionit Publik Shqiptar i cili funksionon përmes një ligji mjaft problematik që nuk jep shumë mundësi për ecurinë e kësaj media publike.

Pikërisht për këtë problematikë, gazetari Mustafa Nano foli në “Zululand” me gazetarin Enkel Demi.

Ky i fundit është i bindur se TVSH ka audiencë të konsiderueshme jo për faktin se ka produkt cilësor, por për faktin se TVSH është i vetmi kanal që mbulon gjtihë teritorin e vendit e për këtë arsye është e vetmja zgjidhje.

TVSH ka edhe një tjetër problematikë që lidhet me politikën redaksionale. Është gjtihmonë pro qeverisë.

Por gazetari është një rast i veçuar në këtë institucion. Demi thotë se nuk e ka ndjerë asnjëherë censurën, të paktën në emsionin që drejton:

“Askush nuk i bie telefonit të më thotë, pse morë këtë politikan në intervistë, pse pyete këtë politkan kështu apo ashtu”.

Një tjetër temë e trajtuar në emision është edhe portal i ri që ka nisur punën falë gazetarit Demi dhe gjithashtu sfidat me të cilat përballen portalet, çfarë vlere kanë ato për publikun,  pse kanë shikueshmërinë më të lartë life style, showbiz etj.

Pjesë e bisedës mes Demit e Nanos ishte pikërisht tendenca për të “shitur” me lajme rozë.

Këto lloj lajmesh, gazetari Enkel Demi i ka klasifikuar në rubrikën “Llafe të pista” dhe janë të mbrojtura me password.

E veçanta e portalit të ri që do të drejtohet nga Enkel Demi është pikërisht modeli i marrë nga gazetaria e viteve ‘30, nën modelin e Branko Merxhanit, Faik Konicës e deri tek At Gjergj Fishta.

Vetë rubrikat e portalit 27.al do të quhen ndryshe. Për shembull rubrika “aktualitet” transformohet në “Rrokull Shqipërisë”, jo Sport por Kalitje, jo Satirë por “Bëfshi qef”, jo Thashetheme por “ Llogje Kavaje.

6 komente në “Zululand/ Kritikat e Enkel Demit për TVSH-në: Ka audiencë të konsiderueshme, por duhet investim”

  1. hoje says:

    mbylleni urgjent dhe kta parazit t ikin t shporen vetem te ftuar ne emisione t njejtet ftyra
    italia 100 milion njerez nje emision politik dhe te ftuar ka qe ndiqet pak emisioni i bruno vespa vetem ai ka emision politik me te ftuar
    ktu tek ne 2 milion njerez 100 kanale tv dhe cdo kanal ka emiaion me te ftuar me te njejtet aktor .dhe politikanet e vipat e leshit kane te drejte t dalin perdite ne televizion se ju s mbaroni jeni shume me emisionet tuaja
    kshu dhe puna jote o comi enkel do te hash buke dhe ti ke kap i qoshe te ngrohte dhe do qe televizioni shqiptar te mos mbyllet se ti dhe te tjeret hani buken kot dhe merrni rrogen qyl se e paguajme ne tv sh qe nuk e shikojme fare
    t kaloj privat dhe gjysma juaj e me shume ikinne shtepi se rrine kot aty ose te mbyllet si tv ose kush ka qejf ta shikoj ta paguaj si e ka italia
    kurse shume vende europiane s kan fare tvshtetror
    t behet referendium t votoj populli edhe o e deshen ta paguaj kush e shikon kush sdo i hiqet sinjali si ne itali. PARAZIT PLERA QE HANI BUKEN QYL.

  2. zambaku says:

    Po c’ti shohesh programit tend o Keli; ty si Urjahip…pa ze e pa nerv, apo ‘figurat’ qe ti riciklon e qe shikuesve ju bejne alergji?! C’ti shohin TVSH-se se mjere…?! Nje televizion te shikueshem e bejne gazetare me ide inovative; jo skorrje te riciklueshme si ty, qe per ato te shkreta lek …ngjyejnë kafshaten ku të munden, sahan më sahan. Me ty e me Lacot e Sandrit…me thelle do zhytet ne batak TVSH-ja. Te fala zarit…Martinit, bythe-lepiresit me pervoje, qe ju ndihmon e ju hap dyert edhe juve skorrjeve ne nevoje!

  3. Jonida says:

    Kel Demi vuan nga sindroma e 80 % te atyre qe bejne televizion ne Shqiperi. Mesatarizmi.

  4. S.Hibro says:

    Ne fakt, TVSH ka permiresim…sepse ka afruar gazetare dhe specialiste te mire …Demi vete eshte gazetar i mire, pse jo Gj. Leka…apo K. Prodani … nderkohe qe dhe emisionet historike apo kulturore i ka shume me profesionale se sa privatet TOP CHANEL apo TV CLAN ….Spektaklet jane gje tjeter, sepse duan vertete para dhe investime per studio …Se fundi, studio e lajmeve eshte per faqe te zeze….!

  5. capi says:

    Burri qe eshte burre ben 1liter shurre.
    Pastaj.
    Burri ZBULON rolin pengues qe luan ne TVSH mungesa e investimeve!?.

  6. perkthyesi says:

    Kam mendimin se ky televizion eshte me pak i shikuari (ndoshta poshte tij mbetet vetem ShijakTv). Prandaj o Enkel, mos bej propogande, se ky kanal Tv nuk te ofron asgje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje