Ankesat te prokurimet: Tenderat e sigurisë fizike më të manipuluarit

2 Shkurt 2016, 09:30Sociale TEMA

Gjatë vitit të shkuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike ka pasur një numër të lartë ankesash për tendera nga operatorë të ndryshëm ekonomikë, nga ku dominojnë kompanitë e ruajtjes së sigurisë fizike.

Në totalin e 1126 ankimimeve tashmë të përfunduara, ankesat kanë qenë kryesisht në fushën e sigurisë fizike, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e ankesave në total, sipas muajve, raporton Monitor.

Ndërsa fusha e dytë që ka adresuar ankesa pranë KPP ka qenë nga operatorë mirëmbajtje të segmenteve rrugore apo shërbime mbikëqyrje për punime rrugore.

Sipas letrës së ankimimit, operatorët e fushës së ofrimit të sigurisë fizike kundërshtojnë skualifikimin e ofertës së tyre në tendera të ndryshëm ku kanë aplikuar apo edhe kundërshtojnë për padrejtësi fituesit e tenderave të shpallur.

Ndërsa për mirëmbajtjen e rrugëve, ankesa drejtohet për plotësimin e kritereve ekonomike, teknike dhe profesionale në rastin e ofrimit të ofertës për tender.

Ndërkohë si vijim i tendencës së ankimimeve të vitit të shkuar, duket se edhe në fillim të 2016 pranë portalit të KPP janë depozituar sërish ankesa nga operatorë ekonomike të fushës së ruajtjes së sigurisë.

Nga 114, 20 janë nga kompani sigurie, ndërsa pjesa tjetër janë nga operatorë mirëmbajtje të segmenteve rrugore apo shërbime mbikëqyrje për punime rrugore.

2 komente në “Ankesat te prokurimet: Tenderat e sigurisë fizike më të manipuluarit”

  1. tomorri says:

    Keni shume te drejte,kjo eshte fusha qe administrata los shume rende.Tenderat fillojne ne Janar dhe perfundojne ne dhjetor.Ne mjafte raste mbarojne procedurat dhe punonjesit e ndermarjeve ruajne vet objektet sic ka ndodhur rendom ne deget e tatimeve. Ankimimi ne KPP eshte kot fare, ata lozin pa top fare, kane nxjer nje udhezim qe shpenzimet te mos jene me te vogla se 0.01 leke. Nderhy o kryeminister se na lane lakuriq fare. nuk fusin uniforma, te gjithe shkelin kodin e punes, muk japin oret e nates, leje zakonshme etj per te mbuluar shpenzimet e tyre. Nje shoqeri iken e nje vjen tenderat behen cdo 6 muaj per te fituar administrata. Te gjithe pronaret jane bere me vila e fabrika, fryhen me x5,Po ti shikosh te gjithe shoqerohen me kriminele se ata i japin tendera. Te gjithe punojne me dy listepagesa, nje tek tatimet dhe tjeter ne banke. SHKURT NUK KA SHTET TI KONTROLLOJ

  2. tomorri says:

    Ky eshte shteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje