Fiks Fare vazhdoi edhe mbrëmjen e sotme transmetimin e investigimit të kryer në Greqi, ku gazetarët e Fiksit blenë pula skartimi. Për kalimin e tyre në doganë, u falsifikua çertifikata e origjinës së pulave, nga 17 muajshe u shënua 35 ditëshe. E gjithë kjo u bë e mundur nga agjenti doganor i agjensisë doganore në Janinë, Ilia, I cili falsifikoi çertifikatën kundrejt shumës prej 120 euro. Rreth 2000 pula të cilat u blenë me 2.5 euro, në faturën e shit-blerjes u shënuan vetëm 1 euro secila.
Gazetarët e Fiksit, u kontaktuan personalisht nga Zisis Siopis, pronar i kompanis “Siopis”, ku pulat ishin gati për t’u importuar. Sërisht gazetarët morën rrugën drejt Janinës. Gjithçka sipas pronarit të firmës ishte gati, edhe në doganë nuk do të kishte asnjë lloj problemi. Të paktën deri në Kakavijë. Financierja e firmës pranoi ta bëntë faturën e shitjes jo me 2.5 euro, çmimi real me të cilin u blenë pulat, por deklaroi blerjen me 1 euro pulën. Financierja gjithashtu ngriti problemin që kishte me çertifikatën e veterinerit. Problem ky, që vetë pronari I firmës në bashkëpunim me agjentin doganor të Janinës, Ilian, e zgjidhën fare lehtë kundrejt një pagese.
Pasi u ra dakort për gjithçka, u bë pagesa e pulave dhe filloi ngarkesa e tyre në kamionin i cili priste pranë pularisë në zonën e Protopapës. Pasi u ngarkuan, kamioni u nis drejt doganës së Janinës dhe gazetarët e Fiksit u shoqëruan nga një përfaqësues i firmës. Ky ishte njeriu, që do të garantonte se çertifikata do të falsifikohej.
Me të mbërritur në doganë, Ilia (agjenti doganor) mori çertifikatën e rregullt ku shënohej mosha e vërtetë e pulave 17 muajshe dhe e falsifikoi duke e shënuar 35 ditëshe. Për këtë punë u shpërblye me 120 euro. Ilia ishte i njëjti agjent doganor, i cili falsifikoi çertifikatën e origjinës edhe 5 vite më parë, sërish për një ngarkesë të porositur nga Fiks Fare. Ai i porosit gazetarwt se me tw njwjtwn çertifikatë do të kalojnë edhe në doganën greke, edhe në atë shqiptare. Çertifikatën origjinale, Ilia e mori për ta dorëzuar pranë autoriteve të doganës së Janinës me qendër në Janinë. Jo pranë pikës kufitare, Kakavijë.
Me sigurimin e dokumentave, pasi u bënë edhe të gjitha pagesat e nevojshme doganore për ngarkesën, kamioni kaloi pa asnjë lloj problemi në pikën doganore greke.
Në momentin që kamioni hyri ne tokën shqiptare gazetarët e Fiksit kërkuan bashkëpunim me doganën shqiptare. Pasi u vunë në dijeni për ngarkesën dhe investigimin e bërë nga Fiksi, ata kontrolluan dokumentacionin dhe gjithashtu konstatuan se firma “Siopis” e kishte të ndaluar të bënte eksport – import të pulave të gjalla.
Edhe Ministria e Bujqësisë pranoi bashkëpunimin me Fiks Fare, duke bërë të mundur asgjesimin e këtyre pulave dy ditë më vonë. Groposja e pulave është bërë në fushat pranë Kakavijës, rreth 3 km larg pikës kufitare, nga punonjës të shërbimit veterinary, që më pas kanë kryer edhe dezifektimin e zonës.
Reagimi
Pas prezantimit të këtij problemi në Fiks Fare, i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti. Në një intervistë dhënë për Fiks Fare ai pranon të ketë urdhëruar pezullimin dy javor të importit të shpendeve të gjalla, deri në garantimin e gjurmueshmërisë dhe të verifikimit të origjinës. Sipas tij, në emisionin Fiks Fare u faktua mjaft mirë falsifikimi që i bëhet që në origjinë këtyre dokumenteve nga autoritetet greke. ” Ne jemi duke përgatitur një dosje me fakte, ku do të përfshihen dhe faktet që solli FIks fare, për ta paraqitur më pas zyrtarisht tek autoritet greke” theksoi Ministri Panariti.
Pjesë nga biseda me financieren e Kompanisë “Siopis”
Fiksi- Tani, vendin e origjinës ti do ta bësh?
Zonja- Prandaj i bëra ato veprimet.
Fiksi- Më mirë folëm me zotin Zisi. Që të shkruhet 33 -34 ditëshe jo ashtu si janë në të vërtet. Sepse në kufirin tonë i duan në rregull ashtu si shkruhet se do ta mbyllin një sy. Ok? Kështu kemi folur.
Fiksi- Kur të mbaroni ju me dokumentat me Ilaian do të mbaroni ju punë apo ne?
Zonja- Unë do të kem dokumenta dhe do ju shoqëroj përfaqësuesi i kompanisë. Do ju shpjerë kolegu im te Ilia. Nuk do të shkoni ju vetëm. Do të jeni bashkë. Thjesht nuk do të jem unë. Do të jetë njeri tjetër.
Fiksi- Ok.
Biseda në doganë me agjentin doganor në Janinë, Ilian.
Ilia agjenti doganor – Kjo është për të Greku. Ja të japë edhe çertifikatën…
Fiksi – Po. Po.
Ilia agjenti doganor – Tani këto janë për andej. Kjo që lashë unë bosh, do t’i shkruajnë ato, kur të peshojnë makinat në tokë shqiptare.
Fiksi – Kjo është për ato? Për Shqipërinë? Me 35 ditë?
Ilia agjenti doganor – Fatura. Ato që more janë të shoferit.
Ilia agjenti doganor – Në rregull tani. Të ikësh.
Fiksi – Tani do më thuash mua sa do ti?
Ilia agjenti doganor – Tani, Ato janë 100 euro të doganës.
Fiksi – Na edhe këto.
Ilia agjenti doganor – Mirë faleminderit.
Fiksi – Tani gati për rrugë!
Ilia agjenti doganor – Gati për në Kakavijë.
Fiksi – Faleminderit.
akoma ju ore me keto shalet e pulave,po alvanoset kane 25vjt qe kullosin cte gjejne perpara ,madje biskotat dhe pala fiku te skaduara nga turqia………….ade gezuar Ramazonin!
Gazetaret e fiksit ne burg per mashtrim.