Inspektori i Pikës së inspektimit Kufitar të Kakavijës rrëfen para kameras së Fiks Fare, të gjithë zinxhirin e personave që ndërhyjnë tek drejtori i AKU-së për të kaluar pa kontrollaur pulat 17 muajëshe nga Janina në Gjirokastër.
Në emisionin e sotem investigativ Fiks- Fare u pa se si gazetarët kaluan në doganën greke pulat e skartimit. Kjo u realizua falë bashkëpunimit me një firmë të cilës nuk i lejohet të bëjë import-eksport, por që kishte NIPT. Në këtë mënyrë u bë edhe më e besueshme edhe tek PIK-u shqiptar (Pika e Inspektimit Kufitar shqiptar, institucion qe varet nga AKU), si dhe tek kontrolli i AKU në doganë.
Kujtojmë këtu që AKU bën kontrollin e mallit dhe përputhshmërinë me dokumentacionin.
Gazetarët e Fiksit i kërkojnë inspektorit të PIK-ut të mos pengojë “tregtinë” që po bëjnë. Megjithëse inspektori i PIK, i cili kontrollon dhe vulos të gjitha produktet ushqimore dhe shpendët apo kafshët e gjalla që hyjnë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, në bisedë me gazetarët e Fiks Fare pranon se është e vështirë të futen pulat e skartimit, pasi nuk lejohen për shkak të moshës së tyre.
Gjithësesi, ai gjen edhe një rrugëzgjidhje. Tregon personat që duhet të kotaktojnë gazetarët për të marrë lejen e kalimit në kuf. Ai i adreson gazetarët që të flasin me nipin ose kunatin e drejtorit të përgjithshëm të AKU (ish- drejtori), pasi vetëm ai mund të japë urdhër. Për ta cuar deri në fund ai u ofron edhe numrat e telefonit të këtyre personave gazetarëve të Fiks Fare.
Gjithashtu, për të qenë në rregull edhe me anën ligjore ai këshillon të shkohet pranë QKL dhe të ndryshohet objekti i firmës, që të mos ketë probleme.
Rreziku nga pulat e skartimit
Por cfarë rreziku sjell importimi i këtyre pulave në vendin tonë?
Si trajtohen këto raste në vendet fqinje si Italia? Si ështe rregullorja e Bashkimit Evropian, në bazë të standarteve të së cilit operon edhe Autoriteti Kombetar i Ushqimit?
Për këtë Fiksi realizoi një interviste me zotin Pierluigi Vincensi, presidentin e grupit Martini, nje nga kompanite me te medha te tregtimit te ushqimit dhe kryesisht pulave dhe vezeve ne Itali dhe ne Evrope, ne te njejten kohe dhe presidenti i te gjitha thertoreve ne Itali.
Sipas tij, në Itali thertorja më e largët është 60 km nga vendi i origjinës. Nëse këto kafshë udhëtojnë për më shumë se 6-7 orë, atëherë stresohen, dhe kur theren gjaku nuk kullon, dhe për këtë arsye mishi dëmtohet dhe sidomos klienti duhet te dije qe keto pula nuk jane zogj dhe nuk mund t’i mashtrosh duke i shitur me cmim te larte. Nese nuk respektohet largesia, menyra e transportimit, atehere jane rrezik i madh per shperndarjen e viruseve dhe semundjeve, pasi ne fund te ciklit keto pula nuk vaksinohen. Demtohet edhe fauna, pasi ai që quhet rëndom gripi i pulës, pasi e zë pulën, kalon tek të gjitha kafshët e tjera.
Fiksi shkoi në Romë, ku intervistoi shefin e standarteve ushqimore, Sebastian Hielm.
Gjatë intervistës ai tregon si fillim qe konsumtori duhe te jete i informuar mbi ushqimin që po ha. Për sa i takon pulave dhe zogjve, nuk është i njëjti mish. Për sa i takon falsifikimit te certifikatës së origjinës, duhet të ndërhyjnë menjëherë policia dhe prokuroria në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
“Për rastin që ju shtroni, nëse jemi para një fallsifikimi, nuk bëhët më fjalë vetëm për mashtrim të konsumatorit, pasi ai që ka falsifikuar ccertifikatën mund të bëj cdo gjë. Ne nuk jemi të sigurtë se me cfarë janë ushqyer ato pula, vaksinat që kanë bërë. Ilacet që mund t’u jenë dhënë. Pra në tërsësi situata nuk është e thjeshtë por shumë e rrezikshme”, theksoi shefi i standarteve ushqimore.
KE: Zbatoni legjislacionin e BE-së
Pese vjet me pare Fiks Fare mori një reagim nga AKU ku u pretendua se ky problem do te ndiqej deri tek autoritetet greke per ti dhene fund ketij abuzimi.
Duke pare se nuk po jepej me asnje e dhënë se cfarë ishte bërë, gazetarët e Fiksit shkuan në Athinë ku kontaktuan me drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar Ushqimit të Greqisë, e cila tha se nuk ishte vënë në dijeni nga Autoritet e shqiptare lidhur me këtë shqetësim. Gjithashtu na kërkoi t’i vinim në dispozicion edhe një kopje te DVD-ve te emsionit Fiks fare dhe nje kopje te certifikatave të falsifikuara.
Kanë kaluar rreth 5 vjet dhe nuk u mor asnjë përgjigje.
Në këto kushte, dhe të gjendur përpara kësaj indiference kërkohet informacion pranë Komisionit Europian.
Në përgjigjen e këtij të fundit thuhet se certifikimi i eksporteve, (dhe kushtet) në shumicën e rasteve janë të bazuara mbi një marrëveshje dypalëshe me vëndet e treta.
Shtetet anëtare kanë përgjegjësinë për të zbatuar legjislacionin e BE, duke përfshirë çertifikimin. Si hap i parë, ankesat trajtohen në përgjithësi mbi marrëveshje dypalëshe.
Përdorimi i gjurmimit dhe zhvillimi i çertifikimit elektronik, është sigurisht një hap para për të kufizuar mashtrimin lidhur me çertifikimin e import / eksporteve.
“Ju lutemi të kini parasysh se nga kolegët ‘Perspektiva e Rrjetit të Mashtrimit e Ushqimit të BE-së’, nuk kanë shkëmbyer ndonjë informacion lidhur me këtë veprimtari specifike të mundshme mashtruese.” thuhet ne pergjigjen e KE .
alvanozet nuk piesin,kullosin cte te gjejne perpara………….