Probleme të tjera kanë dalë për avionin e shumëdiskutuar F-35 të SHBA.
Projekti shumëmiliardësh që po realizohet nga firma gjigande Lockheed Martin ka një sërë problemesh.
Sipas agjencisë së lajmeve franceze “Les Echos”, avioni ka probleme me sistemin informatik.
Probleme që vështirë të zgjidhen në një kohë të afërt.
Gjithashtu ai ka pasur edhe probleme me karrigen e lëvizshme e cila nxjerr pilotin në rast dëmtimi të avionit.
Ky projekt mendohej të ishte gati brenda 2018, por sipas ekspertëve vështirë të realizohet.
Një avion i tillë do të kushtonte të paktën 85 milionë dollarë.
Tani ta shikoni o ameriqene se ca ju ben rusi.
@Franko, Russia i rruan topet Italise jo më Amerikes Frances apo Anglise