Zakonisht, në përplasjet me armë apo atentate me dhe pa pagesë, rrallë ndodh që njerëzit të ndjejnë keqardhje për viktimat.
Sepse i njohin, ua dinë maskarallëqet që kanë bërë.
Trafik droge, grabitje vajzash dhe shfrytëzim prostitucioni, grabitje pronash, vendosje gjobash…
Madje, kur ky soj vritet mes tyre, të tjerët thonë: U qëruan edhe ca.
Pastaj policia nuk vonon të thotë se ata janë vrarë sepse “ai” kishte vrarë “atë”, i cili ishte hakmarrë sepse i kishte “atë tjetrin”, sepse ishin prishur për drogën, sepse i kishte rrëmbyer vajzën e tezes ia kishte bërë prostitutë… sepse i kishtë marrë lokalin me pistoletë tek koka…
Përvec atyre hajvanëve që pijnë dhe vrasin gratë dhe fëmijët, apo atyre që vriten për një pemë a gardh, krimet e tjera janë thuajse të gjithë me këto motive.
Të gjithë personazhet rezultojnë të arrestuar, më pas të liruar, të dërguar në gjyq e të shpallur të pafajshëm, të dënuar e të amnistuar, të dyshuar e të paarrestuar kurrë….
Krimet më të rënda gjatë këtyre javëve të para të këtij viti janë pikërisht larje hesapesh, ose hakmarrje barbare për krime, ku krimineli vret kriminelin e padënuar.
Nëse ka një fjator që duhet dërguar para drejtësisë është vëtë drejtësia, është vetë shteti.
Krimet në Durrës, në Lushnje e Fier, në Elbasan e gjetkë, të gjithë vrasësit dhe viktima janë njerëz me dosje e një barrë krime, brenda e jashtë vendit, por që “cuditërisht” janë të lirë, të fortë dhe zotër të gjithëckaje.
Por a mjafton të jemi të qetë që horrat bëjnë drejtësi mes tyre?
Padyshim jo. Jo vetëm sepse mes viktimave mund të mbeten edhe njerëz pa asnjë faj.
Por edhe sepse paniku dhe impakti publik i krijuar nga të tilla krime është shumë i madh.
Nëse ai që vret apo të bën dëm nuk ndëshkohet, gjithkujt mund ti vijë radha ta bëjë vetë drejtësinë, edhe atij që nuk dëshiron, por që shpirti nuk ia mban padrejtësinë.
I nderuar z.Kikia,jeni pene e forte dhe i drejteperdrejte…megjithate,ketu asgje nuk vlen….Ky vend ka marre fund dhe nuk mund te behet…Kjo dore kriminelesh qe ka marre peng kete vend dhe kete popull te mjere ( per mend ) eshte qe nga maja e pushtetit dhe deri poshte…ndaj nuk behemi
Ju lutem,lexojeni librin e Grid Rrojit…ka gjera interesante !
Faleminderit
PIRAMIDA MAFIOZE KA NJE EMER SHTET
KOHA ENVERIT KISHTE QETSESI APSOLUTEM MES POPULLATES I POLIC MBANTE GJITH TIRONEN ASNJE VRASJE 30 VJET MES POPULLSIS PER MOTIVE TE DOBTA . S KISHTE MALOK KATNAR FSHATAR T FORT ATEHERE TI SHKULTE BOLET E TI VARTE TE PEMA T MBAJE I THIKE E JO ME ARME APO TE VRISTJE.
NE DO BEHEMI SHTET VETEM KUR TA PRANOJME KETE TE VERTET TE MADHE. E JO TE KEMI FRIKE NGA E VERTETA E ASAJ KOHE, DHE TA TRASFEROJME SIPAS QEJFIT TE X
GJYKATSIT DHE PROKURORET PO TE MOS ZBATONIN LIGJIN NE KOHEN E ENVERIT DENOHESHIN ME 25 VJET HEQJE LIRIE OSE ME KEQ PUSHKATIM PER NJE CESHTJE GJYQI PSH .BANALE VJEDHJE LOPE APO PER NJE PALE KEPUCE.PO TE DONTE MOS T A ZBATONTE LIGJIN PROKURORI.
SOT KEMI KETE GJENDJE 25 VJECARE NEN EMRIN DEMOKRACI U INSTALUA MAFIA QE E SHITI SHQIPERI PER SKRAP TE GJITHEN
DHE PO VAZHDON DHE SOT NEN MBESHTETJEN E POSHTETARVE POLITIKANE MAFIOZA.
E GJITH KLASA POLITIKE SHQIPTARE PAS 1991 ESHTE E PERLYER ME KRIMIN EKONOMIK SOCIAL ETJ. DHE USHTRIA E PROKURORVE E GJYQTARVE KAN QEN DHE JANE PJES E KJAS MAFIE E PIRAMIDE.
Ja historia ime:
-Dikush me ka borxh 15 mije dollare prej 10 vjetesh dhe nuk m’i ka dhene duke mashtruar dhe duke u fshehur.
Nje here me coi puntoret e tij dhe me kercenuan!
E denoncova rastin ne komisariatin nr.2,poer as sot pas 4 vjetesh nuk kam marre ndonje pergjigje prej tyre!
Bera denoncim edhe ne Prokurorine e Rrethit Tirane,per MASHTRIM te borxhlliut,por prokurori me thote se “KEMI AQ SHUME CESHJTE ,SA KEMI URDHER QE TE MERREMI VETEM ME BOSET E MEDHENJ”!!!
U thashe:Ne se ju dhe policia nuk do merreni me kete pune,sikur une neser ta VRAS kete person,A DO TE MERRENI JU ME MUA SI VRASES???
Pra ju prisni dhe nxisni KRIMIN ,prandaj heshtni?
Ja kjo eshte DREJTESIA JONE!!!
mua me pelqeu shum ishte shum e bukur
edhe mua me kan borxh 50 milion euro por nuk mi than me than pritni edhe nje jav me genjyen