LETRA/ E veja e Aleks Nikës: Dua drejtësi për dy vajzat e mia jetime

7 Shkurt 2016, 15:55Politika TEMA

Një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, bashkëshortja e Aleks Nikës, njërit prej 4 të vrarëve më 21 Janar 2011, u kërkon të takohen.

Në një “e-mail” dërguar eurodeputetëve, siguruar nga Top Channel, Rajmonda Nika duket se i ka shuar shpresat për të gjetur drejtësi për bashkëshortin e vrarë, ndaj dhe i ka hedhur shpresat nga ndërkombëtarët.

“Me sinqeritet dëshiroj që Ju ta dini se, më shumë se kurrë, me shumë dhimbje, tashmë çështja jonë nuk është një prioritet”.

Rajmonda Nika u shkruan eurodeputetëve se, ajo e shikon ngjarjen jo thjesht si një çështje të familjes së saj.

“Këmbëngul gjithnjë t’ju takoj pasi, unë besoj se përveç atyre që më vranë bashkëshortin, jemi përballë një pikëpyetjeje të madhe për demokracinë e vërtetë. Çështjen tonë, unë e shikoj përtej interesave tona familjare dhe timen personale, por si një interes dhe të drejtë fundamentale të të gjithë njerëzve të vendit tim, të cilët duan të jetojnë në një shtet, ku njerëzit nuk vriten sikur të ishin kafshë. E më pas asgjë nuk ndodh. Mbi të gjitha nuk jepet drejtësi”.

Në fund të letrës, Rajmonda shpjegon se, në emër të kujt ajo do ta çojë përpara betejën, që mban emrin “Drejtësi për Aleksin”.

“Kanë kaluar 5 vite dhe kërkesa ime, tanimë nuk bëhet për Aleksin që e humba. Por e bëj këtë për vajzat e mia, për të ardhmen e tyre, sepse unë dua që ato të jetojnë në paqe dhe në një vend, ku ka drejtësi”.

Në përgjigjen e tij, eurodeputeti Eduard Kukan thotë:

Siç edhe jeni në dijeni, unë kam bërë gjithnjë thirrje për një investigim të plotë të kësaj ngjarjeje tragjike. Unë, me të vërtetë besoj se drejtësia do të triumfojë në këtë çështje. Po ashtu, me sinqeritet besoj se vajzat tuaja do të ndihen se jetojnë në një vend demokratik dhe me liri, ku drejtësia është në shërbim të qyetetarëve”, shprehet Eduard Kukan.

Një javë më parë, nga Brukseli, në një intervistë për “Top Story”-n, Kukan do të jepte këtë koment, 5 vite më pas nga 21 Janari.

Po, për ngjarjet e 21 Janarit kam qenë dhe ende jam i përfshirë, pasi besoj se ne duhet të jemi këmbëngulës dhe, nëse dikush gjendet fajtor apo përgjegjës, ai duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Ende marr ‘e-mail’-e nga familjarët e viktimave, por të jem i sinqertë, unë nuk e di për çfarë masash apo presioni të flas, pasi pati një presion të madh për qeverinë e mëparshme, përfshirë edhe nga opozita e atëhershme që është në qeveri tani, por asgjë nuk ka ndodhur e nuk ka ndryshuar praktikisht. Faleminderit që ma kujtoni publikisht këtë. Unë do të mbetem i angazhuar për këtë, derisa situata të zgjidhet, pasi është tepër e rëndësishme për popullin e atij vëndi, që të shohë se ata që bëjnë gjëra të këqija mbahen përgjegjës dhe kjo s’ka ndodhur ende”, është shprehur Kukan.

6 komente në “LETRA/ E veja e Aleks Nikës: Dua drejtësi për dy vajzat e mia jetime”

  1. sokol says:

    Eh mjere familja per humbjen dhe mjere vendi yne sesi eshte katandisur. Vrasesit dalin ne tv dhe bejne moral, ndersa viktimat cirren per drejtesi qe mesa duket kurre nuk do te vije………

  2. razo says:

    Po cfare emaili dhe letre ju dergon ketyre shkerdhatave? Ky Kukan kur burri yt u vra e kishte hallin se si do dilte Saliu nga kjo ngjarje dhe ja hidhte fajin opozites qe dergoi njerezit para zjarrit… Apo harrum ate amerikanin qe i tha burre shteti nje krimineli e media nuk guxoi te thoshte nje fjale nga frika. Ketyre per jeten e burrit tend nuk jua ka interesuar dhe as nuk ju intereson, keta te huajt si puna e ketij Kukan vetem ne Shqiperi njihen. Nuk ngeli injorant e sharlatan pa ardhe ne Shqiperi e i duket vetja VIP.. E vetmja shprese per drejtesi per burrin tend eshte Rama dhe PS te cilet po te duan ja dredhin koqet atij bastardit qe vrau burrin tend.

    1. tradita says:

      po o njeri , dhe Rama dhe Ps por ata vet e vran Aleksin e shkrete dhe tani keq perdorin vejushen.

  3. Edkari says:

    Ja kishin mbush mendjen top Alexit se do e benin kryeplak dhe vrapoj Alexi te merrte vulen.
    Mos qani per nje vdekje te paralajmeruar.
    Ne shtepine tuaj para se kryeplaku te nisej te merrte vulen e keni diskutuar se mund te kishte pasoja
    dhe kryeplaku ka thene se kthehem gjalle e me vulen e kryeplakut
    dhe me vule erdhi.

  4. Na bashkoj kenga popullore says:

    O moter, problemi qendron tek ne shqiptaret ne vend qe te merremi per te drejtat tona aq me shum dhe per drejtesin e munguar te kater bashkombasve tan te vrar ne mes te bulevardit ne driten e diellit pa hak as hile por ne fakt merremi akoma me paragjykime tash 25 vite me njeri tjetrin jo ti i majt jo ti i djatht jo Sala jo Rama qe per tekat e tyne urrejm njeri tjetrin,dhe me e keqja ja u japim voten me duart tona kriminelave qe na kan vrare dhe po na vrasin gjith diten e gjat,me nje fjal kur thot vet shqiptari mirboll e kan qe i ka vrar qeveria çfar pret nga te huajt,por gjithsesi te shpresojm qe nje dit te vihet drejtesia ne vend si per baban e femive tuaj dhe gjith Shqiptarve

  5. ilir says:

    Dy jane fajtoret direkt te humbjes se madhe qe ju shkaktua ate dite te zeze te 21 Janarit:
    1. Sali Berisha me te tijte, me rregjimin antipopullor dhe vrases per shumicen e shqiptareve, por ate dite te zeze nuk e kishte per gje te mirrte jeten e Aliksit tuaj te shtrenjte dhe tre protestuesve qe thirrja e Edi Rames i beri bashke.
    2. Edi Rama, qe i thiri per t’i dhene shuplaka Sali Berishes, nderkohe i braktisi duke i lene ne meshire te regjimit te pa-meshire te Saliut, i beri theror per kolltukun e vet, sikur Saliu beri 4 viktima me 2 Prill te 91- per te ardhur ne pushtet. Eshte koincidence numuri 4 i viktimave te pafaj, por edhe te padjallezuar, te cilet kane pasur shume te perbashketa, spikat ciltersia e shpirtit perballe djallezise se atyre qe i therrisnin per t ‘i bere kurban.
    Letra qe po u beni nderkombetareve eshte nje thirrje e forte per drejtesi, por shurdhet zor se e degjojne.
    Uroj te qetesohet sado-pak dhe sa me shpejt plaga e rende qe ky rregjim dhe djajte qe e drejtojne, hapen ne shpirtin tuaj, te te shtrenjteve tuaj! Uroj qe te gjenden sa me shpejt rruget, menyrat per te ndeshkuar fajtoret direkt, se bashku me mbeshtetesit e tyre te ndergjegjshem per poshtersite qe kane bere dhe bejne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje