Majko-Ramës: Duhet të zgjedhësh mes Blushit e Kokëdhimës

7 Shkurt 2016, 10:54Politika TEMA

Gjatë një takimi të PS së Tiranës për anëtarësimet e reja në parti, deputeti Pandeli Majko ka gjetur rastin ëpr të thumbuar kryeministrin Rama.

Majko, sapo mori fjalën, i kujtoi se duhet të bënte kujdes kur ia ngarkonte atij këtë “detyrë”.

“Ia kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës. Ia kam dhënë edhe Ben Blushit. Kështu që, zgjidh e mba tani mes të dyve”, iu drejtua Majko, Ramës.

Batuta e Majkos duket se e vuri në vështirësi Ramën, i cili nuk preferoi t’i përgjigjej.

Ai ka kohë që refuzon të komentojë Blushin publikisht, pavarësisht kritikave të forta të Blushit dhe kërkesës së hapur për të lejuar garën në parti për kreun e PS. Blushi ka paralajmëruar se në kongres, nëse do ta lejojnë të flasin, do të bëjë publikë edhe emrat e deputetëve të PS, që duke abuzuar me pushtetin që u jep kryeministri, kanë grabitur jo vetëm partinë, por edhe prona.

Deputeti Kokëdhima është akuzuar disa herë nga opozita për zaptime pronash publike në jug, përfshirë edhe ndërtimin e “kështjellës” në plazhin e Qeparoit.

4 komente në “Majko-Ramës: Duhet të zgjedhësh mes Blushit e Kokëdhimës”

  1. Labi Gjirokastres says:

    Gjino ishe,Gjino je dhe me sa duken bathet,i tille do mbetesh.

  2. kaqi islami says:

    realisht nuk jam as me Ramen,as Blushin,as Rucin dhe as Majkon..

    keta zoterinj tradhetuan ne menyren me te ndyre 21 janarin dhe 23 qershorin pasi jo vetem qe nuk i preken sali bishes as nje qime floke por tani ai eshte bere nga i akuzura ne akuzues.

    Tipa si Majko,Blushi,Mejdani,Pellumbi e deri te Namik Amika Dokle jane KASTRIOTISLAMIZAUR dhe po bejne duvane e krimineleve 2B qe kane nje mbeshtetje te fuqishem dhe nga “dekriminalizimi” i Lu-se

    Me kete levizje antisocialiste por dhe antishqiptare te Blushit por dhe te Majkos nuk habitem pasi keto te dy kane ne “akses” te vecante ne ambasadat e huaja..dhe kaq mjafton….dmth ka filluar Rezimi i Rames (si dkur Nano ik) dhe ardhaj ne pushtet e salul kriminelit.

    sa me shume kalon koha dhe majko ky “femije i thinjur” po tregon se aksidentalisht..nga babai u be me PS….zemren e e ka te Sala
    .Turp majko..

  3. e verteta says:

    Politikane sharlatane qe tallen me te ardhmen e kombit.

  4. firauni says:

    O KAQI ,OSE KAQOL!!! NUK ESHTE ASPAK E VERTET FILOZOFIA E JOTE PREJ GOMARI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje