Luftanije, avionë bombardues dhe mijëra ushtarë: Rusia 'nxeh' motorrët

10 Shkurt 2016, 13:48Bota TEMA

Rusia thotë se më se 20 luftanije me përcjellje adekuate, janë nisur nga bazat e tyre në Detin Kaspik dhe i kanë filluar stërvitjet masive ushtarake në gjithë pjesën jugperëndimore të Rusisë.

Ushtria tha se në këto ushtrime, që filluan pardje, janë të përfshirë 8,500 ushtarë dhe 200 aeroplanë luftarakë.

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se manovrat kanë për qëllim kontrollin e aftësive të trupave për përgjigje ndaj kërcënimeve ekstremiste dhe sfidat e tjera.

Në këto ushtrime përfshihen forcat e stacionuara në Qarkun ushtarak jugor, ku bëjnë pjesë rajonet afër kufirit me Krimenë, gadishull i Ukrainës, që është aneksuar nga Rusis në vitin 2014, pastaj me Kaukazin Verior, Detin e Zi dhe Detin Kaspik, shkruan REL.

Ky është ushtrimi i fundit në serinë e manovrave madhore ushtarake të kryera gjatë dy viteve për shkak të tensioneve ndërmjet Rusisë dhe perëndimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje