Trump sulmon Merkelin dhe flet për aleancën me Moskën: Mbaj gjithmonë një pistoletë me vete!

10 Shkurt 2016, 12:59Bota TEMA

Donald Trump ka dhënë një intervistë për gazetën franceze “Valeurs Actuelles” ku ka folur për gjithçka, nga Merkeli te Putin.

Ai ka folur për argumentet që përdor më shpesh dhe ka theksuar se do ta bëjë Amerikën të madhe, sërish.

“Mendoj se Angela Merkel ka bërë një gabim të madh me çështjen e refugjatëve”, akuzon miliarderi,

Ai ka përsëritur se do afrojë Moskën me Uashingtonin falë miqësisë që ka me Putin.

Më tej Trump ka folur edhe për çështjen e sulmeve në Paris.

“Mendoj se ligjet për armët në Francë duhet të ndryshojnë. Unë mbaj gjithmonë një pistoletë me vete. Nëse do të isha në Bataclan do të kisha hapur zjarr ndaj terroristëve”, tha miliarderi njujorkez.

3 komente në “Trump sulmon Merkelin dhe flet për aleancën me Moskën: Mbaj gjithmonë një pistoletë me vete!”

  1. Luli says:

    Per mendimin tim liberalizimi i tregut te armeve per popullaten nuk eshte normale. Simbas statistikave te botuara ne SHBA vriten nga armet minimalisht 33 vete ne dite, gje qe duhet te jepte alarmin per sekuestrimin e te gjitha armeve qe jane ne duar te popullates. Populli eshte i organizuar nepermjet shtetit dhe vetem ai duhet te jete garant i jetes se qytetareve. Kjo eshte provuar ne gjithe boten dhe nuk ka nevoje per koment. Shteti duhet te luaj rolin per te cilen eshte krijuar .

  2. Besi New York says:

    Boboobo cfare deformimi i beni cdo gjeje qe thote Donald Trump.
    Nuk ka thene qe ka Putin mik,”ne vend te luftes me Rusine qe kerkojne disa kllouna ne Uashington,do kete bashkpunim”.
    Ja cfare ka thene.

  3. Beni says:

    Ky Trump eshte komplet k..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje