PASADENA, CA – JANUARY 10: Christiane Amanpour arrives at the CNN Worldwide All-Star 2014 Winter TCA party held at Langham Huntington Hotel on January 10, 2014 in Pasadena, California. (Photo by Michael Tran/FilmMagic)
Christiane Amanpour është korrespondentja drejtuese ndërkombëtare e CNN dhe drejtuese e programit Amanpour.
Mësova të bëj pyetje të vështira me anë të përvojës dhe duke vëzhguar të tjerët, si i madhi Mike Wallace i programit 60 Minutes, i cili rendte i paepur pas të vërtetës. Një mësuese e madhe ishte Oriana Fllaci, gazetarja dhe intervistuesja e patrembur italiane. I mpreha aftësitë e mia në mënyrë që t’u nxirrja të vërtetën njerëzve si Presidenti Hasan Ruhani dhe ish udhëheqësi libian Muamar Gadafi – por disa nga këto shprehi mund të jenë të dobishme edhe në negociatat për vende pune, sidomos në bisedat lidhur me pagën dhe mundësitë.
PËRPARA TAKIMIT
Bëj detyrat e shtëpisë
Duhet të jesh e përgatitur aq mirë sa të mos zmbrapsesh nga përgjigja që merr – apo nga drejtimi që i intervistuari i jep përgjigjes. Apo ndonjëherë, nga gënjeshtra që merr. Aq sa të mund të thuash, “Por, jo, jo jo, prisni pak. Këtu thuhet …” Duhet të jesh thuajse si prokuror.
Në negociatat për një vend pune, duhet të jesh e ndërgjegjshme se kush je, çfarë je, çfarë di dhe çfarë sjell në tavolinë dhe se çfarë meriton. Mos u shfajëso dhe mos u druaj të kërkosh atë që meriton. Dhe gjithmonë, duhet të kesh gati opsione!
Përgatite veten mendërisht
Merr frymë thellë – nuk kam parasysh frymëmarrje sipas Zen, por dua të them frymëmarrje të thella, të mprehta, që të japing oksigjen, që të zgjojnë dhe ta mbajnë mendjen në gatishmëri dhe gjakun në lëvizje. Duhet të përgatitesh edhe për të qenë e duruar dhe të mos inatosesh. Mba në mend: nuk është personale; është punë. Në intervista, unë mendoj gjithmonë se është puna ime për të nxjerr të vërtetën.
GJATË TAKIMIT
Mos e vrit mendjen për furçe
Nuk do të jesh pjesë e grupit! Unë gjithmonë them se është e rendësishme që në një intervistë të hysh duke menduar se nuk është garë popullariteti. Nuk ke dale për t’u pëlqyer, je aty për të nxjerrë informacion dhe, nëse ka nevojë, je aty për të këmbëngulur dhe këmbëngulur dhe këmbëngulur derisa çështja të trajtohet.
Përdore heshtjen në avantazhin tënd
Kur dikush nuk përgjigjet menjëherë, prit në vend që të plotësosh ngasjen e natyrshme për të thenë diçka. Heshtja është një taktikë. Përdore në avantazhin tënd dhe pala tjetër me siguri do ta mbushë me informacion të vlefshëm.
Mbaje bisedën në shina
Le të themi se ti bën një pyetje dhe e shmangin. E bën prapë, ndoshta paksa ndryshe. E shmangin prapë. E drejton prapë, ndoshta duke shtuar një millimeter informacion shtesë. Thjesht vazhdo të pyesësh sa herë që të mundesh me qëllim që të marrësh përgjigjen që në fakt do t’i përgjigjet çështjes që diskutohet.
Refuzimi për të pranuar një përgjigje që ti e di se është e gënjeshtërt apo të duket evazive është i vështirë sepse në fakt është njësoj si t’i thuash personit, “Më vjen keq, por nuk të besoj.” Disa herë, ka qenë goxha e frikshme t’u kërkosh llogari diktatorëve ushtarakë, për shembull, që vijnë në intervista të rrethuar nga gjeneralë e persona me uniformë që u shkëlqejnë nga metalet dhe me sy prej çeliku, njerëz që mund të të këpusin kokën po të duan. Është e frikshme edhe të shkosh në strofën e tyre dhe ta bësh këtë në territorin e tyre. Por pikërisht këtu të duhet puna kërkimore; kur një diktator thotë “Populli më do,” unë mund t’i them pikë për pikë se si dhe pse kjo nuk është e vërtetë. Dhe këtë e kam bërë shumë herë.
A e ka lexuar Muç Nano?
Hudhi i sy Muço se t’bo mir.
Apo përton? Megjithëse për sa kohë të pagujn, përse ta lodhësh bythën.
Sidoqoftë në krahasim me këta injorant që ka punsu Mero si gazetashkrues, ti je gjeni.