Ja kush janë dy personat që blenë kartën SIM së telefonit me të cilin do hidhej në erë Nuredin Suli

15 Shkurt 2016, 16:02Kronika TEMA

Musa Çerpja dhe Julian Hamollari, janë personat që kanë blerë kartën SIM të telefonit që u gjet posht makinës së biznesmenit Nuredin Suli të lidhur me eksploziv.

ABC News ka mësuar se dy të arrestuarit, janë zbuluar nga kamerat e sigurisë së kompanië telefonike në momentin e blerjes së numrit, si dhe nga dokumenti që kanë paraqitur para operatorit të shitjes.

Burimet thonë se Çerpja dhe Hamollari përveç numrit që është gjetur i lidhur me detonatorin dhe eksplozivin, rezultojnë se kanë blerë edhe numra të tjerë me kartën e identitetit të njërit prej tyre.

Sipas policisë, blerja e SIM-kartës është bërë në filim të muajt shkurt dhe më pas e kanë shitur atë në tregun e zi tek atentatori.

Gjatë marrjes në pyetje, të arrestuarit Musa Çerpja dhe Julian Hamollari kanë mohuar njohjen e personit që i kanë shitur këtë kartë telefoni, e cila u gjet e padëmtuar në garazhin e makinave të qendrës tregtare te “Komuna e Parisit”.

Sipas hetuesve, dy të arrestuarit, dyshohet se nuk thonë të vërtetën për blerësin e kartës së telefonit dhe për këtë faktë është urdhëruar arrestimi i tyre.

Edhe para gjyqtarit të masave Artur Gaxhi, dy të ndaluarit nuk kanë pranuar njohjen me blerësin e kësaj karte.

Pavarësisht këtij pretendimi, Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dy të dyshuarve për akuzën e “veprimeve që pengojnë në zbulimin e të vërtetës” në bashkëpunim.

Burimet thonë se karta e telefonit, ishte aktivizuar një ditë para se ajo të gjendet e lidhur bashkë me eksplozivin në makinën e biznesmenit.

Nga kqyrja e kartës SIM, rezulton se ajo kishte një thirrje, e cila nuk saktësohet ende se është bërë për të aktivizuar shpërthimin apo për provën e kartës.

Nga ana tjetër, biznesmeni Nuredin Suli i cili ishte edhe objekt i këtij atentati, dyshon se atë ia kanë organizuar personat me të cilët është në hasmëri.

Por pavrësisht këtij pretendimi, burimet nga policia thonë se pjesëtarët e familjes me cilët Suli ka konflikte kanë alibi për vendndodhjen e tyre në momentin e konstatimit të sasisë së eksplozivit poshtë makinës dhe dy ditë para ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje