Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur në Priskë të Dajtit, në vendin e quajtur Zabel.
Policia e Tiranës bën të ditur se kufoma ishte e groposur jo shumë thellë dhe është parë nga një bari i zonës.
Kufoma është transportuar pranë morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sa eshte permiresuar puna e policise! Nuk po ngel asnje kufome pa u kapur…