Siria: Llogaritë që nuk dalin!

15 Shkurt 2016, 16:37Bota TEMA

Në mbrëmjen e së enjtes u arrit një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit sirian, nën sponsorizimin e SHBA dhe Rusisë.

Disa komentues ndërkombëtarë e krahasuan me Konferencën e Marrëveshjes së Mynihut në 1938, ku fuqitë europiane pranuan t’i japin Gjermanisë disa territore të Çekosllovakisë, në mungesë të delegacionit çekosllovak.

Është parashikuar që fraksionet të lënë të kalojnë dërgesat humanitare për popullsinë.

Por armëpushimi është gjithsesi i përkohshëm dhe cilësohet si “pushim i veprimeve armiqësore” dhe duhet të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Sekretari i Shtetit amerikan John Kerry u duk në fakt u zhgënjyer nga ajo që në fakt është një rezultat i pjesshëm dhe jo përfundimtar, pasi ka kuptuar se do jetë shumë e vështire respektimi i marrëveshjes nga gjithë palët.

Por kush janë në fakt palët që luajnë rolet kryesore në fushëbetejën siriane?

Kujtojmë që konflikti nisi pas rrëmujës së shkaktuar nga opozita siriane kundrejt qeverisë së Bashar Al Assad, sponsorizuar nga Arabia Saudite dhe Katari dhe që ushtria siriane i rezistoi për vite me radhe sulmeve që kërkuan destabilizimin e rajonit.

Hezbollahu dhe Irani morën pjesë në mënyrë aktive në konflikt por vetëm me ndërhyrjen ruse, aleatit të vjetër sirian. Lufta mori një kthesë të favorshme për presidentin sirian dhe bëri të mundur që të arrihej kjo marrëveshje armëpushimi.

Kush nuk do ta respektojë marrëveshjen?

Armëpushimi i përkohshëm nuk do të pranohet nga IS apo Fronti i Al Nusras, degës siriane të Al Kaedas, të dyja të njohura si organizata terroriste nga Këshilli i Sigurisë së OKB.

Por gjëja kurioze është se SHBA mbështet “rebelët legjitimë” që luftojnë kundër qeverisë siraine, ndërkohë që rusët mbështesin fuqimisht ushtrinë e Assadit, presidenti i ligjshëm sirian.

Është një “Proxy War”, një luftë ku dy shtetet mëdha marrin pjesë indirekt.

SHBA dhe Rusia flasin për negociata në vendin më të pasur të Europës për zgjidhjen e një konflikti, ku nuk kanë shumë mundësi influence pasi “klientët” ndoshta nuk do t’u binden deri në fund.

Është ironike ulja në tavolinë e SHBA dhe Rusisë të cilat duan të duken sikur nuk marrin pjesë në lojën e madhe siriane.

Kujtojmë që Rusia ka forca ajrore e tokësore në Siri ndërsa SHBA ka stërvitur trupat rebele.

Rusia nuk tërhiqet

Ajo që është e qartë nga të gjithë është se Rusia nuk tërhiqet. E tha edhe ministri i Jashtëm rus Lavrov. Rusia do të vijojë të bombarodjë terroristët dhe oponencën ndaj Assadit. Një oponencë që mbështetet fuqimisht nga SHBA-ja.

Një “puzzle” që vështirë të ketë zgjidhje.

Fati i presidentit Bashar Al Assad

Në teksin e marrëveshjes së arritur në Mynih, çështja më intrigante ngelet Assadi dhe fati i tij. Rusia dhe Irani e shohin si një aktor të domosdoshëm në zgjidhjen e konfliktit, por nuk mendojnë njësoj shtetet europiane dhe SHBA.

Phil Hammond, ministri i Jashtëm britanik tha se “nuk ka zgjidhje të konfliktit pa largimin e Assad”.

Ai madje sulmoi edhe Rusinë duke thënë se po sulmon edhe popullsinë civile.

Shifrat e tragjedisë

Lufta në Siri zgjat prejt 5 vitesh. Në këtë konflikt janë vrarë më shumë se 250 mijë njerë.

Refugjatët që kanë lënë vendin janë më shumë se 4 milionë e 400 mijë.

Shumica janë drejtuar për në Turqi, Gjermani dhe në Amerikën e Veriut./ Il Giornale/ Përgatiti Amarildo Lumani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje