Audi a5 Coupe qëndroi gjatë pa një pasardhës. Tani Audi ka vendosur që të sjellë pasardhësin e tij.
Sipas një raporti të publikuar së fundmi në larevueautomobile.com, Audi e re A5 do të debutojë zyrtarisht në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2017 në Los Angeles Auto Show para se të fillojë me shitjet në Pranverë të vitit 2017, transmeton Express.
Do të ndërtohet në platformën tashmë të njohur MLB, platformë kjo mbi të cilën është ndërtuar Q5 i ri gjithashtu.
Sa i përket pamjes, Audi A5 pritet të ngjajë shumë me Audi A4 e re. Motorët pritet të jenë me naftë 1.6 dhe 2.0-litër si dhe do të vetë motor V6 dhe atë hibrid e-Tron.