Adriatik Llalla: Korrupsioni në drejtësi? Shëndetësia dhe arsimi janë më të korruptuara

16 Shkurt 2016, 17:34Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lalla, pranon korrupsionin ne sistemin e drejtësie, por përpara tij, ai sheh si shqetësim problemet ne sektorë te rëndësishëm te jetës publike.

Kreu i organit qendror te akuzës ka folur per korrupsionin ne shëndetësi, arsim dhe koncesione, duke iu referuar perceptimit te publikut.

Është e qartë se perceptimi i opinionit mbi korrupsionin në Shqipëri shtrihet në pjesën më të madhe të sektorëve të jetës publike.

Qytetarët janë të bindur se ka korrupsion në shërbimet publike, në shëndetësi, në arsim, në tendera e koncesione. Natyrisht, pjesë e perceptimit për korrupsionin, dhe jo pa të drejtë, është edhe sistemi i drejtësisë.

Për më tepër, korrupsioni në drejtësi lejon edhe korrupsionin në çdo aspekt të administratës publike.

Kjo është arsyeja kryesore se përse duhet forcuar sistemi i drejtësisë, përse ai duhet të jetë sa më larg ndikimeve politike dhe të grupeve të tjera që synojnë shkeljen e ligjit”, thotë ai për Vizion Plus.

Duke u ndalur tek reforma ne drejtësi, numri nje i akuzës këmbëngul per nje konsultim me te gjere te saj me aktoret institucionale dhe publikun.

“Duke qëndruar tek projekti madhor i shtetit shqiptar për realizimin e Reformës në Drejtësi, është shumë e nevojshme që kjo çështje të diskutohet në sa më shumë rrethe publike, institucionale dhe shoqërore.

Tashmë janë kushtet e nevojshme që vendi ynë të marrë përsipër nismat e nevojshme për t’u përafruar me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Të gjithë faktorët vendimmarrës në Shqipëri kanë shprehur vullnetin e plotë për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Nga ana tjetër, partnerët tanë ndërkombëtarë po mbështesin maksimalisht nismat e shtetit në këtë drejtim”, shprehet Llalla.

Miratimi i reformës ne drejtësi, do te sjelle ndërprerjen e mandatit per prokurorin e përgjithshëm. Adritaik Llalla edhe me herët ka shprehur rezerva per draftin.

8 komente në “Adriatik Llalla: Korrupsioni në drejtësi? Shëndetësia dhe arsimi janë më të korruptuara”

  1. E verteta says:

    hHAAAAAAAA!! jE I MODH, aDRIATIK.tNA RROSH SA MALETE gRAMSHIT…

  2. llalla dhe kosi says:

    Ollallalla! hyre Llall e do dalesh me shume se Llalle , pra uje, nga ky institucion. Se sa seroriozisht e kishe ti ne kete pune duket edhe nga drejtuesit e prokurorive me te renedesishme qe ke emruar, qe jane diletante te vertete si Kol Hysenaj (agronom) ne Korce dhe Agron Gjanaj (tip rrugaqi) ne Duures etj etj. pra edhe ti si gjith te tjeret. Prandaj duhet ikur nga ky vend.

  3. i larguari says:

    Nuk e di ne je i manget nga trute apo te kane zene koken me dere dhe nuk flet dote. E keqja shkulet nga rrenjet jo nga deget mor i mjere! Nqs e kupton, te gjithe dine qe ka korupsion ne c’do aspek te shoqerise shqiptare – perfshi arsim, mjekesi, tendera gjithashtu edhe ne prekurorine qe drejton ti – por duhet nje drejtesi e pa korruptuar qe te denoje te korruptuarit ne fushat e tjera! E kupton llogjiken ore i manget?

  4. spartaku says:

    Me sa duket,perveç Edi Rames dhe qeverise aktuale,reformen ne drejtesi nuk e do asnje tjeter.Te gjithe kundershtojne,edhe prokuroria,te gjitha gykatat,dhe me kryesorja pd-ke,qe dalin kundra qeverise,nuk e duan se jane te inkriminuar.Berja e reformes ne drejtesi, mund te behet vetem me REFENDUM POPULOR.Eshte e domosdoshme refendumi,dhe duhet te behet patjeter,pasi i gjithe populi e do ate reforme,qe te shpetoi nga kriminelete dhe hajdutet neper partit dhe pushtet.

  5. dfg says:

    Ky LlaLLA E DI MIRE SE KUSH vjedh me shume,SE I PASKA ME SHIFRA,POR FAJIN E KA EDI RAMA QE NUK KA KERKUAR ME KOHE shkarkimin E TIJ SIC BENTE SALI BERISHA DIKUR QOFTE EDHE PA ASNJE FAKT!
    Ti e ke vendin ne BURG,o Llalle per shume gjera!
    Por mos u merzit se edhe ty do te vije radha!

  6. Henrik says:

    Ku e njeh perceptimin e publikut ti o Llalle??
    DREJTESIA ,korrupsionin e ka akuzen me te lehte!
    Ne drejtesi NUK JEPET DREJTESI,por….behet PADREJTESI!
    A ka KRIM me te madh se fajtorin kriminel apo hajdut ta nxjerresh te pa fajshem????

  7. zio says:

    Luani i thote gjahtarit; pse don te me vrasesh vetem mua edhe macja eshte kafshe grabitqare!?

  8. tan says:

    PO e vertete por atje eshte me 2000 mij lekshe e me 5000 e 10000 lekeshe kurse ne prokurori jane me 2000 ,5000 20000 500000 euro kjo eshte diferanca per te mos foluar se doktoret edhe po u korruptuan bejen nje gje te mire sherojne fundaj , mesuesit edhe pse koruptohne japin pak dije kurse Prokuroret vrasin athere kur fusin njerez qe skan shumat e caktuar dhe vrasin prape kur nxjerrin kriminelet nga burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje