Në prag të përvjetorit të vëllait të vrarë, pagoi 15 mijë euro për të marrë hakun e vrasjes.
56 vjeçari Mersin Alia nga Lebenica e Vlorës, bashkë me autorët tek të cilët porosi vrasjen, janë arrestuar.
Bëhet fjalë për parandalimin e një vrasje me pagesë mbrëmjen e së martës në Lebenicë të Vlorës, raporton ABC News.
Të arrestuarit përveç Alias janë edhe Luka Sherifi (personi që do kryente vrasjen) dhe bashkëpunëtori i tij, Ledion Muho.
Sipas policisë, vrasësi me pagesë prej ditësh survejonte banesën e 53 vjeçarit Lahe Jazaj dhe kishte bërë plan të hollësishëm për arratisjen pasi të realizonte krimin.
Policia sekuestroi armën e krimit një kallashnikov, maska, dorashka ushqimet e veshje rezervë dhe një skicë e banesës dhe e vendit nga do të largohej.
Djali 17 vjeçar i Lahe Jazajt një vit më parë u tentua të vritet me të njëjtën skemë.
Histora e hasmërisë mes dy familjeve nisi më maj të vitit 2013 kur Lahe Jazaj vrau vëllanë e porositësit Bujar Aliaj.
Për këtë krim ai u dënua me 17 vite burg.
po,,S’po e kuptoj dot une kush ma perkthen, ju lutein shum,I denuar 17vjet burg atentatoret me skica pallatesh
Fshati quhet Lepenice,,jo Lebenice.
Shko me bjeri vet te ka vra vellain por pret me pages ne nje fashat te vogel si lepenica