Imami i vetëshpallur Bujar Hysa: Nuk mbështesim 2 mijë spiunët iranianë

16 Shkurt 2016, 10:46Kronika TEMA

Një prej imamëve të vetëshpallur, Bujar Hysa i cili akuzohet  për rekrutim të personave për të luftuar në Siri, ka dalë kundër pranimit të muxhahedinëve iranianë.

Në seancën e sotme gjyqësore, Bujar Hysa tha se “nuk i mbështesim 2 mijët spiunë iraniane që do të vijnë në Shqipëri”.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore të imamëve, pati tensione në lidhje me përgjimet e tyre per rekrutim, raporton Ora News.

Në përgjimet e akuzës janë përfshirë shtetasit Bujar Hysa, Edmond Balla dhe Fadil Myslimani.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje