Ekstradohet në Itali "Sulltani" shqiptar, u arrestua në një orgji në Angli. Kontrollonte mbi 200 prostituta

15 Shkurt 2016, 19:41Kronika TEMA

Një shqiptar i akuzuar për prostitucion është ekstraduar nga Anglia për në Itali.

I kërkuari i njohur me nofkën “Sulltani” konsiderohet si një nga liderët e shfrytëzimit të prostitutave në veri të Italisë.

Nin Lalaj, 37 vjeç, u kap si pjesë e operacionit “Alba Nostra 2”, në mars 2015.

Gjatë dy operacioneve, “Alba Nostra 1” dhe “Alba Nostra 2” janë arrestuar 17 persona, të cilët prostituonin rreth 200 vajza.

Në vitin 2013, Lalaj u identifikua si një nga personat ku duhet të merrje leje për të nxjerr prostituta në provincën e Pavias.

Ai u dënua me 3 vite e 6 muaj burg ndërsa ndodhej me arrest shtëpie.

Por, policia më pas nuk kishte asnjë dijeni për vendndodhjen e tij.

Ai u arrestua disa muaj më parë në Angli, me identitet tjetër, ndërsa merrte pjesë në një orgji.

37-vjeçari njihej si njeri i egër dhe i pamëshirshëm, dhe që i kishte qejf festat e harbuara.

Lalaj akuzohet gjithashtu se është i përfshirë në disa vrasje.

3 komente në “Ekstradohet në Itali “Sulltani” shqiptar, u arrestua në një orgji në Angli. Kontrollonte mbi 200 prostituta”

  1. hajdari says:

    Pse e coni dem kot ne Itali, silleni ne Shqiperi ta futim direkt ne parlament…

  2. Arturi says:

    Tashme do luaje “doktorash” me xaxot! Sapunin, lale!

  3. bisha vet says:

    Artut me duket sapunim e paske har ti se ku asht jasht tre dit ka ba burg mos te haj kari ty per kte se taka marr motren eta ka qit ne rrug e ske pas byth mi than gja mos fol pa identitet o legen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje