Një i dënuar për prostitucion në burgun e Burrelit ka lënë ambjentet e qelisë dhe ka nisur arratinë.
Bëhet fjalë për shtetasin A. Sinani, i cili sipas autoriteteve nuk ka respektuar lejen 5-ditore që i ishte dhënë nga drejtuesit e burgut.
Mësohet se, Sinani ka shkuar ka vizituar familjarët e tij, të cilëve u ka thënë se nuk kishte ndërmend të kthehej në burg.
Autoritetet njoftojnë se Sinanit i kishin mbetur edhe 2 vjet burg nga vuajtja e dënimit 6-vjeçar.