Propozimi i Manjanit: Studentët që kanë studiuar ne BE apo SHBA pranohen pa konkurs në Magjistraturë

18 Shkurt 2016, 15:49Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani propozon ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës”

Ministri propozon hapje të kuotave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës.

Sipas prligjit në përputhje me numrin e vendeve vakante të përcaktuara sipas nenit 16 të këtij ligji, u ofrohet pranimi pa konkurs kandidatëve që:

1-  Kanë përfunduar studimet në një prej universiteteve prestigjioze të vendeve anëtare te Bashkimit Europian, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas listës që miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Arsimit dhe Sportit.

2- Kanë përfunduar studimet me “Medalje Ari” në Universitetet Publike në Republikën e Shqipërisë.”

Projekti përcakton që të paktën në vitin e parë për këtë kategori, pranimi të bëhet me procedura të lehtësuara, por pa çeduar në cilësinë e përzgjedhjes.

Gjithashtu nisur nga nevoja aktuale për burime njerëzore, me propozim të Ministrit Manjani, Ministria e Drejtësisë kërkon që brezi i parë i pranuar në këtë shkollë nga kategoria e atyre që kanë studiuar jashtë vendit, t`u ofrohen një program formimi profesional i përshpejtuar i kombinuar me praktikë.

Kriteret 

Qëllimi projektligjit është të krijojë lehtësira për të reja dhe të rinj që kanë mbaruar studimet e larta jashtë vendit si dhe të gjithë ata studentë të ekselencës që duan të bëhen magistër thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë

Gjithashtu, një rëndësi të veçantë, thotë ministria merr dhe shtimi i kuotave nga Shkolla e Magjistraturës për pranimin e studentëve, pa detyrimin e shtetit për të paguar shpenzimet e studimit.

Manjani nënvizon se Shkolla e Magjistraturës duhet të trajnojë më shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj

7 komente në “Propozimi i Manjanit: Studentët që kanë studiuar ne BE apo SHBA pranohen pa konkurs në Magjistraturë”

  1. loli says:

    e para o ylliiiii po si mund te futet ne magjistrature njeri qe ka mbaruar ne shba??? qe menyra e te berit drejtesi ndryshon ne thelb nga ne. plus kesaj ai qe mbaron drejtesi ne shba nuk behet dot as avokat pa bere provim kurse ti do na e besh gjygjtar???
    e dyta o o ylli po pse qenka me i mire se une ai qe ka mbaruar ne itali apo ne france apo ku di une. nqs eshte me i mire do dali me mire ne test se une atere pse te lejohen pa test.
    dhe e treta ylli ky eshte diskriminim komplet, sepse une mund te kem lexuar 10 here me shume se ai/ajo per qefin tim per drejtesine jashte programit universitar,

    apo kush e di sa femije te LSI me paret tona do jene shkolluar jashte dhe i doni gjyqtar e prokuror pa konkurs normal, edhe se kane mbaruar me 5 atje ku mund te kene mbaruar

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Ketà qe Kane mbaruar jashte PSE se bejne edhe magistrature jashte kur Jane kaq te zotet
    Po vijne e gjejne qofte ke daja.
    Se normalisht femijet e deputeteve ministrave Jane.
    Femijet e punetoreve dhe te fshatareve s’ Kane te paguaj e taksen e universitetit.
    Mortja t’ i haje sklleverit qe durojne skllavopronaret shkojne e votojne per nje thes miell.

  3. STUDENT QE KA MBARUAR JASHTE says:

    kUSH E PERCAKTON KUSH JANE UNIVERSITETET PRESTIGJOZE? KTE E PERCAKTON mINISTRI ME UDHEZIM!!!!!!!!!!!!!INTERESANTE SI GJETJE. MEKANIZEM IDEAL PER NJE DREJTESI PA ASNJE NDIKIM NGA POLITIKA.

  4. nn says:

    pse ky diskriminim/paragjykim per studentet qe studiojne brenda?

    mos po vendosni pikepyetje per shkollimin shqiptar, apo po perligjni vazhdimesine e sigurt te te pasurve ne Shqiperi

  5. enter"" says:

    Ylli Manjani…………..hahahahahahaha………………………………fuck off

    1. une says:

      Gjeja me e mencur qe kam degjuar nga ky minister. Kush ka mbaruar jashte nuk mund te krahasohet me kata qe kane mbaruar ketu ku galon korrupsioni dhe nuk ka ngelur kush pa u bere jurist, avokat apo noter etj… analfabete me diplome. Kush do konkurs , konkursi ne anglisht, ne kompjuter sic behet ne tere boten dhe ti shikojme keta qe jane diplomuar ketu. Por kur ke shkelur vetem ne universitet e Shqiperise qe merr nje provim me 50 mije leke nuk e koncepton dot se cfare do te thote te diplomohesh jashte .. dhe normal qe do beni te tilla komente pa sens. Kush ka mbaruar jashte duhet te ket prioritet sepse shkollat ne perendim jane si nata me diten me ketu.

  6. rrumpalla says:

    Po pse merr juridiksa leshi, qe nuk iu vijne pedagoget dhe muaj te tere, dhe i shikoni vetem ne provime.
    Pastaj ua blini edhe librat qe te tallen mire me ju, kujtoni se notat tuaja dhjeta jane te barabarta me nje qe thjesht kalon klasen ne France apo Gjermani !? E keni idene se si seleksionohen studentet e juridikut ne ato vende ! Po te keni bythe shkoni edhe ju dhe provojeni !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje