Një 51-vjeçar është arrestuar pasi nëpërmjet mashtrimit kryente rolin e sekserit, duke i marrë studentëve 100 euro në këmbim të një note kaluese në provime në universitetin “ Aleksandër Xhuvani”.
Policia bën me dije se pas një pune hetimore prej më shumë se një muaji bëri të mundur arrestimin e 51vjeçarit Artur Lepuri
Policia bën me dije se arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 15.02.2016, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” , pasi nëpërmjet mashtrimit, shtetasi Artur Lepuri, u ka marrë lekë disa studentëve duke u premtuar marrjen e provimeve në universitet dhe ka përfituar një sasi lekësh prej 3.000 euro.
Lepuri mësohet se nuk e ka pranuar akuzën e bërë por mësohet se gjykata vendosin “arrest me burg” për të në bazë të disa denoncimeve të marra nga vetë studentët, shkruan Panorama.
Tashmë Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan pasi ndaj 51vjeçarit rëndon akuza “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.