VIDEO/ Kamerat e trupit, shoferi i huaj: Po, kam pirë një birrë

17 Shkurt 2016, 11:02Kronika TEMA

Jo vetëm shqiptarët kanë rëne pre e kamerave të trupti që i janë vendosur policisë rrugore, por edhe shtetasit e huaj.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur një shtetas i huaj ndalohet nga policia për të matur nivelin e alkoolit.

Fatmirësisht ai nuk e kishte kaluar cakun megjithëse pranoi vetë se kishte pirë një birrë.

4 komente në “VIDEO/ Kamerat e trupit, shoferi i huaj: Po, kam pirë një birrë”

  1. pisi says:

    dmth me plera police dhe me injorant popull nuk ka!!!
    esht absurde kufiri i vetcaktuar nga policia rrugore
    po e perseris kufiri i VETCAKTUAR
    kur ligji e shpreh fare qaret:

    deri ne 0.5 mg/lt drejtuesit te mjetit mund ti vendoset mase administrative
    ne 0.5 mg/lt drejtuesit te mjetit mund ti hiqet leja e drejtimit(patenta)
    dhe mbi 0.5 mg/lt drejtuesi i mjetit shoqerohet ne komisariat

    duke qene se pothuajse te gjith ne jemi injorante dhe as qe e cajm koken per ligjet pervec rasteve kur na djeg
    policet plera rrugore abuzojne ne menyre flagrante me kete ligj!
    nqs ka paqartesi ndokush le te lexoje ligjin perkates te kodit rrugor me gjith ndryshimet e reja qe jane bere ne Janar 2016
    Ligj 8378 viti 1998
    “Neni 184

    Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit

    1. Ndalohet drejtimi i mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike.

    2. Cilido që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative plotësuese me pezullim të lejedrejtimit për 6 muaj deri në 12 muaj, ose 1 deri në 2 vjet, kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti.

    3. Kur mjeti nuk mund të drejtohet nga njeri tjetër i përshtatshëm, mund të tërhiqet deri në vendin që tregon i interesuari, ose në ofiçinën më të afërt, dhe i dorëzohet pronarit ose atij që e administron, me garancitë normale për ruajtjen e mjetit.

    4. Në raste aksidentesh, ose kur ka arsye të mendohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje jonormale psikofizike si pasojë e ndikimit të alkoolit, organet e policisë rrugore, sipas nenit 12, kanë të drejtë të kryejnë verifikimin përkatës me instrumentet dhe procedurat e përcaktuara nga aktet në zbatim të këtij Kodi.

    5. Në rast se drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi sipas pikës 4, dënohet me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë, si dhe me sanksionet e përmendura në pikën 2 të këtij neni, përveç rasteve kur përbën vepër penale.”

    Ndryshime te ketij ligji:
    LIGJ

    Nr.10 488, datë 5.12.2011

    PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8378, DATË 22.7.1998 “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
    Neni 184 ndryshohet si më poshtë:

    “Neni 184

    Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit

    1. Është i ndaluar drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur, si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike.

    2. Është i ndaluar drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike dhe nën ndikimin e alkoolit.

    3. Cilido që drejton një mjet nën ndikimin e alkoolit, ndëshkohet me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit të lejedrejtimit nga gjashtë muaj deri në një vit dhe nga një vit deri në dy vjet, kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti.

    4. Kur shkelja e mësipërme, e kryer në përsëritje nga drejtuesi i një autobusi ose nga drejtuesi i një mjeti, masa komplet e ngarkesës së të cilit është më e madhe se 3,5 tonë (ose kompleks mjetesh), përveç masave të gjobës, për drejtuesit e mjeteve të sipërcituara zbatohet masa plotësuese e heqjes së lejedrejtimit sipas procedurave të parashikuara në nenin 215 të këtij Kodi.

    5. Kur mjeti nuk mund të drejtohet nga një njeri tjetër i përshtatshëm, mund të tërhiqet deri në vendin e treguar nga i interesuari, ose në ofiçinën më të afërt dhe lihet nën kujdesin e pronarit ose të administratorit me garancitë normale për ruajtjen e mjetit.

    6. Me qëllim kontrollin e drejtuesve të mjeteve të parashikuara në pikën 4 të këtij neni, organet e Policisë Rrugore, për të cilat flitet në nenin 12 pikat 1 dhe 2 të këtij Kodi, duke respektuar kushtet e privatësisë personale, i vendosin drejtuesit e mjeteve nën kontrolle kualifikuese nëpërmjet aparaturave alkooltestuese.

    7. Kur nga verifikimet kualifikuese, në zbatim të pikës 6 të këtij neni, rezulton përfundim pozitiv, dhe në të gjitha rastet e aksidenteve rrugore, ose kur ekzistojnë motivet që drejtuesi i mjetit është në gjendje jonormale psikofizike, si rezultat i ndikimit të përdorimit të pijeve alkoolike, organet e Policisë Rrugore, për të cilat flitet në nenin 12 pikat 1 dhe 2 të këtij Kodi, kanë të drejtë të kryejnë verifikimet përkatëse, duke bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në zyrën ose komandën më të afërt.

    8. Për drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidente rrugore, të dëmtuar dhe që u janë nënshtruar ndërhyrjeve mjekësore, verifikimi i nivelit alkoolik kryhet detyrimisht me kërkesë të organeve të Policisë Rrugore, në zbatim të kërkesave të nenit 12 pikat 1 dhe 2 të këtij Kodi, nga ana e strukturave shëndetësore ose atyre të akredituara për këtë qëllim. Strukturat shëndetësore u lëshojnë organeve të Policisë Rrugore ose të Policisë Gjyqësore, sipas rastit, certifi katën përkatëse, në zbatim të kushteve të privatësisë, për dëmtimet kryesore të verifikuara, për përdorimin ose jo të alkoolit, si dhe nivelin e alkoolit në gjak.

    9. Kur nga verifikimet e parashikuara në pikat 6 dhe 7 të këtij neni rezulton një vlerë, që i korrespondon një niveli alkoolik më shumë se 0,5 gram për litër (g/l), drejtuesi i mjetit konsiderohet në gjendje të dehur dhe i nënshtrohet sanksioneve të parashikuara në pikat 2 dhe 4 të këtij neni.

    10. Në rastet e refuzimeve të verifikimeve dhe kontrolleve të parashikuara në pikat 6, 7 dhe 8 të këtij neni, drejtuesi i mjetit ndëshkohet me sanksionet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, duke përjashtuar rastin kur fakti përbën vepër penale.

    11. Kur nga verifikimet e parashikuara në pikat 6 dhe 7 të këtij neni rezulton një vlerë alkoolike më e lartë se 1,5 gram për litër (g/l), duke konsideruar zbatimin e sanksioneve të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, organet e Policisë Rrugore mund të kërkojnë që drejtuesit e mjeteve t’u nënshtrohen vizitave mjekësore për qëllimet e nenit 117 të këtij Kodi dhe mund të vendosin pezullimin me afat të lejedrejtimit, pezullim i cili shtrihet derisa të rezultojnë pozitivisht kontrollet e mëtejshme mjekësore.”.
    Ju lutem lexoni dhe mos bini pre e policise e cila ne cdo flete gjobe vendos si reference kete ligj!

    1. aliu says:

      Cfare romani shkruan ti ore zoteri, shoferi i huaj u tregua i sinqert dhe tha kam pire nje shishe birre, qe ndoshta ate birre e ka pire para 200 apo me shume km, ne momentin qe polica i beri testin e alkoolit ai kishte aq pak alkol sa aparati mezi e kapi, dmth efekti i saj ishte zero,ishte brenda vlerave te lejuara, keshtuq policia ka vepruar shume mire dhe brenda rregullave.

  2. ALTIN says:

    Media ne te gjithe boten eshte mbeshtetese e fuqishme e ligjit.
    Ne Shqiperi çuditerisht dhe per te ardhur keq nuk eshte keshtu-
    KAMERAT E TURPIT!!!!
    Se kuptoj pse duhet ti quani keshtu keto telekamera.
    Turp do te ishte kur nje i pire apo i dehur i bere kercu nga rakia aksidenton
    kalimtare dhe do ikte pa gje te keq
    Jane fillimet e vendosjes se ligjit ku Albanistani do te rifitoje emrin Shqiperi-
    Ka gabime, as nuk diskutohet por kryesorja eshte qe ka filluar te ndjehet era shtet.
    URIME POLIICISE DHE SA ME PAK TE VDEKUR NEPER RRUGE

  3. Sharmuta says:

    Polici mundohet te flasi englisht por ben gafen tjeter ne matematike.
    “Zero point thri zero”
    Zerot pas numrit pas presjes dhjetore nuk e rritin vleren.
    Dmth 0,3=0,30=0,30000000000000

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje