Një person është grabitur me anë të dhunës mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Atij i kanë marrë 10 mijë euro.
“Më datë 17.02.2016, rreth orës 07:05, në rrugën “Ali Baushi”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”, disa persona me maska kanë goditur me grushte shtetasin A. D dhe i kanë marrë një shumë monetare prej 10.000 (dhjetëmijë) euro.
Dyshohet se autorët janë larguar me mjetin tip “Golf”.
Shtetasi A. D. ndodhej në rrugën “Ali Baushi” në banesën e shtetasit E. T. për të marr shumën prej 10.000 euro, shumë të cilën ja kishte dhënë borxh para disa kohësh.
Pak çaste pasi ka dalë nga banesa e shtetasit E. T., personat e maskuar i kanë marrë shumën monetare.
Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli, si dhe është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët.
Shtetasi i dëmtuar A.D është në gjendje të mirë shëndetësore.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thotë policia.
Kjo grabitje (nese nuk eshte inskenim )eshte e organizuar nga huamarrsi E.T,,,se luan topi.