Sarandë/ Antikontrabanda Detare zbulon naftë dhe vaj kontrabandë

16 Shkurt 2016, 18:11Kronika TEMA

Në Degën Doganore Sarandë, Grupi i Antikontrabandës Detare zbuloi sot një sasi prej 1500 litra naftë dhe 200 litra vaj kontrabandë, të padeklaruar, gjatë kontrollit të motopeshkarexhes “Acuario”.

Pas konstatimit të sasisë së karburantit kontrabandë, subjekti u penalizua, bazuar në Kodin Doganor dhe ligjit për akcizat.

Vlera e penalitetit arrin në rreth 3.7 milionë lekë.

Kontrollit të Grupit të Antikontrabandës Detare iu nënshtruan sot një grup motopeshkarexhash në Degën Doganore Sarandë.

1 komente në “Sarandë/ Antikontrabanda Detare zbulon naftë dhe vaj kontrabandë”

  1. demo says:

    Ai qe ka furnizuar anijen e tij me 1500l nafte dhe 200 vaj nuk quhet kontrabandist.Edhe neqofse e ka blere ne Vende te tjera lire,ai ka thyer monopolin e supercmimeve te karburanteve qe mbajne xhambazet e korruptuar,trustet e lidhur me qeverine,Perse burgosni hallexhijte dhe lironi fullanet?Ai person qe ka mbushur anijen e tij duhet pershendetur dhe gjithe fllota peshkarezhave duhet te ndjeke shembullin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje