Rrëmbejnë një person dhe e dhunojnë në pyll, arrestohen babë e bir

18 Shkurt 2016, 09:29Kronika TEMA

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy persona, babë e bir, pasi akuzohen për rrëmbimin dhe rrahjen e një personi.

Ata e kanë çuar atë në një pyll, e kanë lidhur dhe më pas e kanë rrahur.

“Aristir Prifti, 58 vjeç, banues në Divjakë dhe djali i tij Roland Prifti, 31 vjeç janë arrestuarnë flagrance, e kanë marrë shtetasin Sh.J, 29 vjeç, banues në Divjakë, e kane futur forcërisht në mjetin tip Golf me targa AA 134 HC dhe e kanë cuar në pyllin e Divjakës.

Aty e kanë lidhur me litar pas një peme dhe e kanë rrahur e goditur me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje