Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë Bledar Ismailaj 31 vjeç nga Vlora, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 7 vjet e 88 ditë burg për trafikim të narkotikëve.
Sipas policise ky 31 vjecari Ismailaj në bashkëpunim me shtetasit E.F dhe A.C, në muajin Nëntor të vitit 2011 kanë organizuar trafikimin e lëndëve narkotike nga shteti Maqedonas drejt territorit Shqiptar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën Itali, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Itali me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.