Flasin drejtuesit e kompanive: Fajin e sistemit në tatime, ja faturojnë kasave fiskale
Ndërsa teknoligjia evoluon, kompanitë e kasave fiskale janë përpjekur të përqasin kasat fiskale me sistemet e reja.
Por pas problemeve të shumta të hasura, sidomos rënia e sistemit NEXUS në tatime, apo ndërprerja e shërbimit online, ata kërkojnë që sistemi të përditësohet me teknologjinë e fundit.
Për Tema TV flasin Bledi Balla i Kompanisë AED, Ilir Kumbaro IVA Elktronik dhe Endri Bedini nga kompania BNT.
Transmetimi I të dhënave nga kasat fiskale tek tatimet ka problem të shumta. Drejtuesit e kompanive të kasave fiskale thonë se problemet më të mëdha hasen në sistemin Nexus të instaluar në tatime dhe sistemin e transmetimit online të të dhënave.
Përfaqësues të këtyre kompanive kanë thënë për TemaTv se shpesh kur transmetohen të dhënat, faji iu është faturuar atyre. Por sistemi I kasave është I përbërë nga tre hallka që janë: kasat, rrjeti I komunikimit I krijuar nga një operator mobil dhe sistemi qëndron Nexus.
Përfaqësuesit e kompanve thonë se shpesh për faj të dy hallkave të fundit sistemi nuk ka funksionuar.
Sistemi I komunikimit aktualisht mundësoshet nga teknologjia GPRS, por drejtuesit e kompanive thonë se ndoshta kjo mund të zëvendësohej me teknologjinë 3G apo 4G.
Shpesh këto kompani kanë dërguar shqetësimet e tyre në komunikim zyrtar me Drejtorinë e tatimeve dhe Ministrinë e Financave, por sipas tyre këto shqetësime nuk kanë marrë zgjidhje. Lidhur me PPP e TVSH-së, ata shprehen se nuk e njohin shumë këtë projket, por janë pro zhvillime të reja teknologjike.