Propozimi i PD: Energji falas për 82 mijë familje

15 Shkurt 2016, 15:11Ekonomia TEMA

Opozita paraqiti në Komisionin e Ekonomisë një projektligj, i cili u jep energji falas 82 mijë familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

“Sado të duket një kosto shumë e madhe, nuk është më shumë se 400-500 milionë lekë në vit. Kërkon vetëm vullnet dhe identifikim të familjeve në nevojë. Kostoja për mendimin tim nuk është problem”, deklaroi deputeti demokrat, Ridvan Bode.

Drafti, i propozuar nga deputeti Gerti Bogdani, parashikon që familjet e varfëra të marrin 90 kilovatë/orë energji falas në muaj, nga qershori në tetor dhe 150 kilovatë për 6 muajt e tjerë më të ftohtë të vitit.

Dashamir Shehi përmendi dhe dy arsye të tjera se pse qeveria duhet të lehtësojë familjet e varfëra nga fatura e energjisë. “Keni çuar policinë të mbledhë lekët, keni rritur çmimin, do bëni ndonjë lëshim? Si qenka kjo punë kështu”, u shpreh Shehi.

Por deputetët e maxhorancës thanë se, përpara miratimit në Komisionin e Ekonomisë drafti duhet të marrë më parë dakortësinë e qeverisë dhe Komisonit të Çështjeve Sociale, i cili është edhe përgjegjës.

“Një nga rregullat që ka Parlamenti është ky: mblidhet komisioni përgjegjës, hap diskutimin, dhe mundet edhe të vendosë, dhe pastaj kërkon mendimin nga ne. Këtu ka ndodhur e kundërta”, deklaroi anëtari socialist i komisionit, Anastas Angjeli.

“Iniciatori është i juaji, komisioni përgjegjës drejtohet nga ju. Duhet të kishte bërë detyrën që bëra unë, të vinte në dijeni qeverinë për këtë iniciativë. Nuk e ka bërë. Atëherë, puna e këtij komisioni ndërpritet këtu derisa komisioni përgjegjës të ndjekë rrugën ligjore për shqyrtimin e këtij projektligji”, tha kryetari i komisionit, Erjon Braçe, raporton TCh.

Pak ditë më parë edhe Avokati i Popullit kërkoi lehtësim të familjeve të varfëra nga faturat e energjisë.

9 komente në “Propozimi i PD: Energji falas për 82 mijë familje”

  1. selami says:

    Ajde Parti e Rrumpalles. Anarrshia,adrenalina e saj.
    Turp! Kujtoni se iha njeri keto perralla.
    More ju te Shqupit,Kaq zet ikini Ligjet dhe rregullat Ju?
    Po pse keshtu do beheni te besueshem Ju? C,fare ju ka
    gjetur keshtu? qe e kini humbur fare sensin e Kauzes?
    Ore; Ligjet jane absolute per nje Shtet (apo ku dini ju ceshte Shteti)
    Qe te mos paguash tarifat per energjine do te thote te besh Krim ndaj Shtetit,
    pasi nuk na thate si do ti kompesoni ato Para? Apo kini menduar te kultivoni
    Drogen?Kesaj i thone ta kriminalizosh vendin nga Themelet dhe kesisoj,
    Dreqi ja u dite per nder kete oferte masaker! Vaj medet thuaj, Qeveri alla Sali!!!
    Ikni ore mbushuni,Pini ndonje Fuci me Raki se do te thoni te tjera Manure.

    1. asistenca says:

      Bota ne pergjithesi merr persiper jo vetem konsumin e energjise elektrike te familjeve ne nevoje por edhe pagesen e qirase kur ata nuk kane shtepi, keshtuq pagesa e energjise per keto familje eshte detyre dhe jo privilegj, per te mos kaluar me tej me keto asistenca qesharake pa kurrfare qellimi e plotesimi te nevojave te ketyre familjeve. Po si mund te jetoje ,qofte dhe ne varferi,me 4 apo 5 mije lek te rinje nje familje ne muaj?. Shteti duhet te jete shume me serioz. Nje shtet qe nuk interesohet per shtetasit e tij per plotesimin e nevojave bazike nuk eshte shtet por xhandarmari

      1. qytetari B says:

        Me thuaj nje vend te botes, assistenca, qe merr persiper shteti te paguaj energjine elktrike dhe qirane?! Eshte tjeter asistenca sociale qe i jep te papuneve apo te moshuarve deri ne daljen ne pension, me te cilen paguan qirane dhe gjithe sherbimet e tjera. Bile te vijne dhe ne shtepi çdo here perfaqesues te asistences dhe kontrollojne çfare ke blere, si harxhon energjine, ujet, bile edhe deri tek faturat e ushqimeve. Dhe ne fund vitit te kompesojne nje perqindje te pageses ne qoftese fatura vjetore te ka ardhe e larte, por asnjehere te ta paguajne plotesisht. Ndersa ka zyra te veçanta te shoqatave qe ndihmojne ne letesimine faturave perkohesisht, por jo gjithenje . Pra shteti duhet te jete serioz , por kur ka parate qe vjel ne vjeshten e pasme qe zihet rakia!

  2. energjia says:

    jepuni lek jo energji. Shteti tu jape lek qe te kene mundesi ta paguajne energjine. Energjia nuk eshte e shtetit por e CEZ-it

  3. albaniafirst says:

    Dhenia falas e cdo gjeje stimulon dembelizmin. Jepuni mundesi qe te punesohen dhe jo gjera falas.
    PD e ka vertetuar me vepra se eshte nje parti antishqiptare qe ben gjithmone te kunderten e asaj qe duhet bere.
    Mjere Shqiperia ke ka parti opozitare. C’mund te presesh nga partia e serbit Berisha dhe e larove qe I ndjekin

  4. Q.S says:

    Idiotesite e PD-se nuk Kane fund. Kam gati 20 vjet we jetoj ne Angli dhe as we nuk flitet qe te jepet energji falas. Kurse keta te PD-se si duket jane me te mencur. Nuk do qe me mire tia rrisnin ndihmen atyre ne nevoje dhe ta menaxhinin vete harxhimin. Apo keta jane akoma ne sistem diktature ku njerezve u thuhet si te veprojne.
    Mire se tani energjia eshte akoma e shtetezuar, po sikur neser te jete privat. Si do tu themi? Jepja falas, apo ti kemi borxh leket?

  5. genci says:

    Cfare jane keta mo, njerez apo ufo, te papare. ne kohen e tyre sben asgje dhe tani u kerkojn te tjereve te bejne si duan ata! Jane te pa pare! Pse se ulen energjine ne kohen e tyre.

  6. albatros says:

    Kjo eshte hipokrizi mizore me sens dobisjelles te perkohshem, po jo per qytetaret por per vete keta qe e kerkojne…!Nuk do ishte me e mire qe te vene ne programin e tyre : Uljen e cmimit te energjise dhe energji , jo falas…se ne kete mes ka edhe privat (CEZ) , por shteti ti paguaje me leket e popullit te varfer energjine atyre qe jane me ndihme sociale…..Por kur te vijne ne pushtet , qe te mis i hyjne nje rruge te gjate komisionesh e vlersimesh , pse te mos rrisin ndihmen sociale , te ulin TVSH e te investojne qe mos te flitet per vjedhje dhe humje ne rrjet te energjise?Le ti japin fund kesaj loje diktuese….Bej kete e bej ate….Nese duan ka edhe te ardhme folja “bej” :Do te bejme , nese u mban!!!!!

  7. Ing says:

    Kush e vendos se kush eshte familje e varfer apo e pasur? Me cfare metri matet ky ‘status’?

    Por nga ana tjeter, pse nuk bejne edhe nje propozim per dhenie dekoratash atyre qe paguajne rregullisht se leket dihet I Kane per vete keta me status te ndermjetem ?!!

    Me kete mendje kooperativistesh PD jo qe nuk vjen ne pozite por as opozite ska per te qene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje