Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me kërkesën koncesionare të marrë nga institucioni që ai drejton për targat me çip.
Haxhinasto ritheksoi se bëhet fjalë për një ofertë të pakërkuar nga Ministria, kërkesë që është çuar për vlerësim në institucionet e tjera shtetërore për vlerësim. Kreu i Transporteve prezantoi avantazhet e targave me çip dhe i kërkoi opozitës që të kursejë kritikat për një koncesion që është ende në vlerësim.
“Targa me çip është njësoj si të vendosësh një sistem monitorimi me kamera, por aftësia e një çipi është shumë më e lartë se ajo që lejon kamera. Çipi lexohet në çdo rrethanë. Pavarësisht kësaj, ministria dhe gjithë institucionet e kësaj qeverie kanë për detyrë që të analizojnë me seriozitet maksimal çdo kërkesë koncesionare. Gjykimi juaj duhet të nisë kur ne të pranojmë kërkesën koncesionare. Kjo ofertë e pakërkuar është sjellë për vlerësim dhe ne e kemi çuar tek institucionet e tjera për vlerësim dhe pastaj do të shprehemi për këtë”, deklaroi Haxhinasto.
Duke u ndalur tek ligji i ri për transportin publik, Haxhinasto shpjegoi se ky ligj përmirëson cilësinë, rrit sigurinë dhe nuk ul numrin e të vetëpunësuarve në këtë sektor, pasi parashikon shndërrimin e tyre në aksionerë në shoqëritë bashkiake.
“Krijon premisa të një cilësie totalisht të ndryshime të transportit ndërqytetas për qytetarët shqiptarë. Reforma nis me këtë ndryshim ligjor dhe do të plotësohet me akte të tjera nënligjore, VKM dhe urdhra të ministrive që të përfundojë i gjithë kuadri i nevojshëm institucional dhe ligjor. Kjo reformë përafron në 6 elementë të ndryshëm me direktivat e BE-së këtë sektor. Nuk do të përjashtohet asnjë, por të gjithë do të jenë pjesë e shoqërive bashkiake si aksionerë mbi bazën e automjeteve ku kanë investuar”, deklaroi ministri i Transporteve.
O pallosh po kur ju ta keni pranuar qe sic keni bere deri tani ju e keni thirrur firmen tu beje oferten atehere ka mbaruar cdo gje. Na thoni mo te pacipe deri ku do shkoje zullumi i juaj per te rjepur kete popull dele.
Po mir por kur mbas 20 vitesh te kemi anije fluturuese ku do ti fusni chipet ne bythe te haxhinastos???? Apo te pas ardhesve te tij ?
Fusni nje cip ne prapanicen tuaj me mire dhe lereni rehat kete popull o vampira dhe gjera te djallit mbi kete Toke. Juve duheni zhdukur nga rrenjet e djegur te gjalle ne ate shurrtore qe quhet parlament. Po mos u merzisni se do te vije dita tu rrjepin te gjalle dhe tu pjekin ne hell.
Po vleresohet oferta per shumen qe ministri dhe shefat e tij do fusin ne xhepin e tyre.