HEC-i i Nivicës, deputeti socialist Toçi kundër: Dëmton trashëgiminë kulturore

10 Shkurt 2016, 09:07Ekonomia TEMA

Zërit të opozitës për dhënien me konçesion të shumë aseteve shtetërore i është bashkuar edhe deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, i cili gjatë diskutimit në Komisionin e medias për ndërtimin e HEC-it në Nivicë ka dalë kundër tij duke theksuar se është kundër dëmtimit të trashëgimisë kulturore të vendit:

Toçi: Jemi kundër këtyre konçesioneve të dëmshme kur prekin trashëgiminë tonë kulturore që është kaq e rëndëishme.

Kumbaro: Nuk kemi leje për ndërtim Hidrocentrali, se nuk e jep Ministria e Kulturës një gjë të tillë. Nuk kemi dëmtim në gjurmën e propozuar, nuk ka Monumente të Kulturës.

Toçi: Janë të gjitha gjasat që ky Hidrocentral nuk do të bëhet jo thjesht për banesat historike që kanë vlerën e tyre dhe një tjetër Monument Kulture që është kalaja e Nivicës, aty afër.Por mbi të gjitha bëhet fjalë për kanionet e jashtëzakonshme që ka ajo zonë që mund të kenë një zhvillim parësor të turizmit në këtë zonë.

Kreu i Komisionit të Medias, Genc Pollo, theksoi se Ministria e Kulturës ka qënë në dijeni të HEC-it që po ndërtohet në Nivicë, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Ministrja Kumbaro, e cila theksoi se leje për ndërtimin e HEC-eve janë dhënë në një kohë kur qeveriste PD.

Pollo: Ju mund të kishit mbajtur një qëndrim mjaftueshëm rezistent ndaj një projekti potencialisht të dëmshëm, jo se kishit dhënë ju liçencë.

Kumbaro: Ne kemi bërë mjaft rezistencë, numri i kërkesave që vinë për të ndërtuar HEC-e me konçesione dhe leje të marra në vitet 2010, 2011, 2012, 2013 është i jashtëzakonshëm  është befasues dhe ne kemi bllokuar numrin më të madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje