Qeveria shqiptare dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë pak ditë më parë një projektligj që synon të heqë nga statusi i tokës bujqësore një sipërfaqe prej 288 hektarësh (2.88 milionë metra katrore ose 2.88 kilometra katrore) në zonën e Maliqit në Korçë, me argumentimin se ndryshimi i statusit do t’i hapë rrugë shfrytëzimit të një lënde minerare të njohur si torfë, e cila mund të përdoret më vonë për t’u djegur në një termocentral për prodhimin e energjisë elektrike dhe avullit.
Sipas relacionit të projektligjit, në zonën e identifikuar në ish-kënetën e Maliqit, gjendet një sasi prej rreth 156 milionë tonë torfë, e cila ka fuqi kalorifike prej 2 900 kkal/kg, përmbajte hiri rreth 29 për qind, lagështi 9 për qind dhe squfur, 1.1 për qind.
“Kemi kërkesa për pajisjen me leje minerare shfrytëzimi për torfat e ish-Kënetës së Maliqit, për ta përdorur për prodhimin e energjisë elektrike në TEC-in që mund të ndërtohen në ketë zonë”, thuhet në relacionin e projektligjit.
Projektligji është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë më 3 shkurt 2016 pasi është miratuar fillimisht në qeveri, por nuk është publikuar në faqen kryeministria.al, ku qeveria aktuale e ka zakon të publikojë vetëm projektligjet apo vendimet që nuk shkaktojnë debat.
Një energji ndotëse
Torfa krijohet nga një akumulim i vegjetacionit pjesërisht të kalbur që gjendet veçanërisht në zonat ish kënetore. Zakonisht torfa është rruga natyrore drejt krijimit të qymyrit të cilësisë së ulët si linjiti. Torfa zakonisht konsiderohet edhe më shumë ndotëse se sa linjiti për shkak se djegia e saj çliron në atmosferë edhe më shumë dioksid karboni se sa qymyri.
Në të shkuarën, Shqipëria nuk e ka konsideruar torfën si burim i mundshëm energjie për shkak se format e tjera të energjisë si nafta janë krahasimisht më pak ndotëse.
Torfa konsiderohet se mbart një sasi të stërmadhe dioksidi karboni, i cili çlirohet kur thahen kënetat, por çlirohet në veçanti edhe kur torfa digjet për arsye të ndryshme.
Drafti i strategjisë kombëtare të energjisë 2013-2020 shkruan se qymyri në tërësi në Shqipëri nuk shërben dot për prodhim energjie elektrike për shkak të fuqisë së ulët kalorifike.
“Përdorimi i qymyrit të vendit në të ardhmen e afërt nuk është parashikuar, për arsye të kostos së lartë të përftimit të tij dhe karakteristikave fiziko-kimike jo të favorshme. Sidoqoftë, nisur nga rezervat e limituara të hidrokarbureve në botë, opsioni i përdorimit të qymyrit të importit, për nevojat energjetike është lënë i hapur. Natyrisht, që përdorimi i tij do të bëhet duke respektuar rregulla të forta mjedisore të impianteve, që do të përdorin këtë lëndë energjetike” shkruhet në strategji.
Draftstrategjia nuk e përmend fare torfën si burim energjie, por një dokument tjetër i qeverisë, Strategjia Minerare e vitit 2011, argumenton se torfa mund të shërbejë për energji ose si pleh kompleks për bujqësinë.
Projektligji aktual dhe relacioni nuk jep të dhëna mbi nivelin e pritshëm të ndotjes dhe nuk dihet nëse qeveria ka bërë ndonjë studim mjedisor para se të vendosë të krijojë kushtet për licenca minerare për shfrytëzimin e saj.
Megjithatë relacioni thotë se ka “studime të paraqitura” pa shpjeguar se kush i ka bërë këto studime dhe për çfarë arsyeje dhe se sipas këtyre studimeve, me torfë do të mund të prodhohet rreth 500 milionë kilovatorë energji elektrike në një termocentral që parashikohet të kushtojë 170 milionë euro.
“MEI është e interesuar për zhvillimin e projekteve për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike duke shfrytëzuar llojet të ndryshme të burimeve vendore të mineraleve energjetike me cilësi relativisht të ulëta, siç janë edhe torfat e Maliqit. Një projekt i tillë për ndërtimin e një TEC-i në zonën e Maliqit është parë gjithmonë si një alternativë e mundshme,” shkruhet në relacion.
Torfa nuk është parë si një burim i vlefshëm i energjisë në shumicën dërrmuese të vendeve të botës me përjashtim të Finlandës, ku kjo lëndë fosile përdoret për të furnizuar një pjesë të vogël të energjisë elektrike që konsumon ky vend.
Cfare injorance keta duan te ndosin ambjentin me licence. Pa diskutuar rentabilitetin qe me siguri eshte negativ. Evropa dhe bota njofton cdo dite te reja mbi energjine diellore kurse ne qe kemi diell qe te mbulojme kerkesat per energji flasim per tece te shekullit te 19. Keshtu eshte kur zgjedhim piktore per kryeministra.
ACHTUNG
Nuk jane vetem Torfat e Maliqit por edhe te Vrines ne Sarande. Por jane me fuqi te ulet kalorifike qe si kalojne 600 kkal/kg grade….per te cilat duhet shume, shume kujdes pasi demtojne rende ambientin…duhen kaldaja te vecanta…me teknollogji te vecante te avancuar (reduktim te GAZEVE TE DEMSHEM) dhe per me teper duke ditur qe mbetjet gjate dhe pas djegjes jane shume te medha qe demtojne (helmojne) atmosferen pasi clirojne gaze teper helmues CO….NOX, …(Torfat tek ne …kane nivelin me te ulet te fuqise kalorifike…squfurin ne nivel te larte ..etj..etj)…ne Greqi ka 3 TEC….dhe afer kufirit, e qe djegin qymyr me fuqi nga 600-900 kkalori…keto lloj Qymyresh mund dhe do te perdoren vetem per PULARI….pra TEC i do te “djege” lende te pare (ushqim) PULA…. kete gje e perforcon edhe nje fakt tjeter..ne c`menyre do te shfrytezohet ky vend burim kur prane ka vetem banesa dhe objekte ndertimore gje qe kerkon nje projekt shfrytezimi teper teper…special e te kushtueshem…projekt shfrytezimi nuk ka (dhe ska si te kete) vetem nqse e ka bere M:Bujqesise…!
Mos u nxitoni se po te ishin me leverdi ekonomike shfrytezimi i ketyre Torfave nuk do i kishte lene Regjimi i Kaluar(jane studjuar dh ster studjuar deri ne imtesi)……pasi ishin edhe te gateshme per shfrytezim….ne siperfaqe…
RUSHITI
Gjermania prodhon energjin nga kjo lende dhe me pase aty vendosen mbeturinat per tu konservuar dhe mbas disa vjetesh merren per tu perpunuar. Nqs nuk ka ndotje te ambientit eshte nje zgjidhje e mire
Ngrihuni ne protesta o popull se per interesat Sorrosiane do na vdesin te gjitheve. Lamtumire turizmit ne zonen e Korces dhe te pogradecit. Bopta po i heq keto Tece ndera keta plehra duan te na helmojne
QE ESHTE KRIM SHUM-DIMENSIONAL NQS BEHET KJO NUK DISKUTOHET PORRRRR
KETO EREBARAT A JANE SHQIPTARE ?
DHE SI PUNA E GJERGJIT JANE MBI 1 MIJE BOTUES ANALISTEGAZETARE QE NQS SE MBLIDHEN BASHKE I KEPUSIN KOQET EDI RAMES…PORRRRRRRRRR
PERSERI KEMI TECIN E VLORES QE SE PAKU BERISHA-RULI DHE BLERIM CELA DUHET TE PRANGOES PER 200 MILJON DOLLARE………………………………………………………..PRANDAJ DHE PYES 1000 EREBARAT E SHTYPIT:
KUJT I DREJTOHENI NE SHQIPERI SE ATJE NUK KA AS SINDIKATA,AS SHOQERI CIVILE REALE ,AS INTELEKTUALE QE NGA KADAREJA E DERI TE PASTRUESI I LIDHJES KRIMBETAREVE JENE “OUT THE ORDER”
PRA PSE BEJNE VETEM GAM GAM KETO 1000 EREBARAT E SHTYPIT ??
fusha e maliqit eshte toke buke dhe keta me kete projekt nese e vene ne zbatim i bie qe te shkaterrojne te gjithe token e maliqit apo e thene ndryshe rikthejne perseri keneten e maliqit. nuk besoj se populli i asaj zone qe e ka ne zoterim ate toke do lejoje keta barbare tu shkaterroje token e tyre. me qymyr shqiperia eshte plot dhe nuk eshte aq i dobet sac thote ky shkrim, me perpara industria punonte shume mire me qymyrin shqiptar kurse tani na dilka i keq. kjo eshte nje perpjekje sabotuese kunder pasurive kombetare, shkaterro tokat dhe blej pislleqe nga jashte me cmim te larte per shtetin por jo per ate qe e importon. keta duhen cuar jo ne burg por ne hell
Nuk jam shume i qarte me shifrat qe jepen ne kete informacion.Ne se do shkohet ne arkiven e Korces do te gjeni nje studim te bere mbas viteve ’80-te lidhur me ngritjen e nje TEC- me baze torfen.Me sa me kujtohet,sipas atij studimi,do te ngrihej nje TEC me fuqi te instaluar prej 400 MW.Rezervat e zbuluara prej studimeve gjeollogjike,paraqisnin nje shtrese torfe mesatare prej 8 metrash,rezerva keto te mjaftueshme per tridhjet vjet pune gjithevjetore te TEC-it.Krahas prodhimit te energjise elektrike,mendohej te shfrytezohej avulli per Kombinatin e Sheqerit Maliq,per industrine dhe ngrohjen e qytetit te Korces,duke mbyllur TEC-et egzistues te Korces dhe Maliqit.Ne se eshte gjalle specialisti Termik,Thoma Kuko(a),ish punonjes i ministrise te energjise,ai ka dijeni te plote per studimin ne fjale.Ky specialist,bashke me nje tjeter prej Korce,te cilin e di qe nuk jeton me,kane qene ne Greqi dhe kane pare atje TEC, i cili shfrytezonte po torfen.Ky studim atehere,nuk u miratua,per shkak te prekjes te tokes te bukes,e cila sipas studimit do te ripertrihej,por morri perparesi mendimi se prekej prodhimi i drithit ne vend.Sipas cmimeve te atehershme,rendimenti energji/grure ishte pothuaj 3 me 1,pra me leverdi shume te madhe.Gjithashtu nuk u miratua edhe per shkak te transportit te volumeve te medha guresh e dherash qe duheshin per mbushjen e volumeve qe krijoheshin prej marrjes te torfes…Me mire eshte qe te interesuarit te kerkojne e te ballafaqohen me studimin i cili nuk ishte i plote ne te gjithe parametrat e kerkuara e sidomos me kerkesat e sotme,sidomos ato ambjentale…
Ore , i lexoni keto qe shkruani? Cfare kuptimi ka paragrafi i fundit i artikullit? Apo futja kot , mbushim gazeten.
I kane trute keta te Qeverise apo jo? Termocentral qymyri ka dhe disa kilometra larg Korces, ne Kozan dhe te gjithe vdesin nga kanceri aty, qe te kete gjithe Greqia drita. Qe te kete gjithe Shqiperia drita, duhet te behen kurban gjithe korcaret? Jo mo, TEC-i te behet ne Surrel, ta kuptosh mire ti Edvin c’eshte semundje dhe kancer.
Shqiperia kandidate e Bashkimit Europian kerkon te ndertoje central elektrik me djegie (qymyri) humus?
Me parat qe kushton termocentrali munde te mbulohet e gjithe zona e korçes me panele solare dhe furnizon me energji te gjithe Shqiperine jug -lindore. Montimi i paneleve solare eviton dhe korrupsionin, ndersa me termocentral do keshe presionin e BE + korrupsionin dhe mbi tegjitha shkaterrimin e natyres. Shqiperia nuk ka me nevoje as per hidrocentrale.Ato qe jane,jane sufiçente, mjafton qe ti mirbashe. Shfrytezimi i energjise djellore eshte shume ekonomik dhe eleminon problemet gangrene te industrise.
Shqiperia ka vuajtur nga mungesa e ujit dhe e energjise, kur me rezervat qe ka, munde te furnizoje gjysmen e Europes.
Bota po shkone ne burime energjije te paster si uie dielli era, kurse keta specialistat tane kthehen ne kohen e revolucionit indistruiale. Nuke ma do mendja se eshte i vertete ky lajme. Qe ta kuptojne specialistet se sa i demshem eshte ky termocentral te shikojne se eshte ne ytube nje emisjone qe e ka bere Erte kanali greke per termocentralin qe ndodhet ne kozane greqi. Pervece qe jane shperngulur nje zone e tere ne rreze 12 km, po dhe me large se rrezja 12 km semundja e kancerit eshte 200 perqinte mbi mesataren greke.