Teksa fushata për dhënien e koncesioneve me partneritet publik- privat është drejt kulmit, institucionet shtetërore të auditit kanë gjetur plot probleme me kosto për qytetarët ne koncesionet aktuale.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ne një inspektim për përformancën e liberalizimit te tregut në ofrimin e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve (nëpërmjet koncesionit SGS) i kërkoi Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të marrë në konsideratë një alternativë ligjore për ta liberalizuar tregun e kontrollit fizik të automjeteve pas përfundimit të kontratës aktuale me koncesionarin.
KLSH ka vërejtur se Autoritetit Kontraktor nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e vazhdueshme të zbatimit të kontratës dhe gjithashtu nuk janë kryer procese të nevojshme të koordinimit të veprimtarive nëpërmjet Autoritetit Kontraktor dhe Koncesionarit.
Nga analizimi i të dhënave vihet re se vetëm për vitin 2014, rezulton se janë rreth 140 000 mjete ose 30 % e totalit, nuk kryejnë procedurat e kontrollit teknik të mjetit dhe për pasojë buxhetit të shtetit i mungojnë 2 847 600 000 lekë nga mospagimi i taksave. Ky informalitet ka ndikuar në një kosto më të lartë shërbimesh për qytetarin e cila rëndon në xhepat e taksapaguesve si dhe ul cilësinë e shërbimit, vëren KLSH.
Gjithashtu nga analiza e të dhënave rezulton se i gjithë investimi i ri i bërë si për godinat ekzistuese, ndërtimin e godinës së re, investimet në pajisje janë përballuar nga rritja e tarifës së këtij shërbimi e cila varion nga 10-100 % ose mesatarisht 44 %, thuhet në raportin e KLSH-së. .
Për realizimin e kontrollit të shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve, nuk ka standarde dhe kritere të miratuara për mënyrën e realizimit të tij, si kryhet ai, ku janë pikat e forta dhe të dobëta, çfarë do të analizojmë ndërmjet këtij kontrolli, çfarë do të arrijmë ndërmjet tij dhe reflektimi i rezultateve pas kontrollit.
Nga auditimi dhe informacionet e zbatimit të kushteve të kontratës koncesionare të lidhur nga ana e “MPPTT” ose “Autoriteti Kontraktues” dhe “SGS” ose “Konçesionari” rezulton se, duhet të ishte punuar më mirë për zbatimin e kontratës koncesionare, sepse mos marrja e sanksioneve ligjore ndaj Koncesionarit ka sjellë:
-Mos kryerjen në mënyrë të vazhdueshme të procedurave të plota dhe të rregullta nga ana e tij në shërbim të qytetarëve dhe subjekteve;
-Krijimin e radhëve të gjata me pasojë në humbjen e kohës së punës për një ose më shumë ditë;
-Lodhjen e qytetarëve dhe krijimin e streseve
-Vendosjen e gjobave
-Uljen e cilësisë së shërbimit
-Favorizimi i korrupsionit nga hyrja brenda rrethimit në ambientet e kompanisë koncesionare SGS dhe gjatë kryerjes së shërbimit të kontrollit teknik të mjetit; etj.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandoi Ministrisë së Transportit te shqyrtojë mundësinë e certifikimit apo akreditimit të firmave që ofrojnë servis të kualifikuar automjetesh (rasti i Italisë, Greqisë, Kosovës, etj.), duke ndihmuar qytetarin në reduktimin e kohës dhe kostos për kryerjen e një shërbimi të tillë rutinor./ Monitor
maskaralleku me i madh e me i pakuptim qe vazhdon te rrjepe dhe te torturoje qytetaret, turp 100 here per ne qe e durojme dhe per qverine qe mbyll syte pasi merr “kafen” .
Ka kush te na tregoje cila koncesion solli fitimin per shqiptaret? Keto koncesione Jane menyre moderne me na vjedhe paç! Turp per kete qe beri qe vetem si berisha vazhdon,pa kerkuar pergegesi perasgje sepse kontratat ne menyren qe jam redaktuar kishin Duarte e shqiperise!analfabete,e jo vetem ekonomike i kemi ministrat e keshilltaret e tyre!
K O L A U D I M I T ooooooo gazetar !-Eshte fjale e huazuar dakord, sepse ne shqip ,ne nuk e lodhim koken per te krijuar apo pershtatur .Por te pakten mos bastardojme huazimet me nivelin e kultures se rruges apo kafenese !