Borxhi i jashtëm i marrë nga ndërmarrjet shtetërore për të cilat qeveria shqiptare ka hyrë garant, (cka do të thotë se nëse kompanitë dështojnë për shlyerjen e tyre, pagesat bëhen nga buxheti i shtetit), ka arritur në 188 milionë euro, shume kjo sa 5.5 për qind e stokut të borxhit të jashtëm të vendit.
Regjistri i borxhit shtetëror raporton me detaje deri në fund të shtatorit 2015, për shumat, kreditorët, afatet dhe kompanitë shqiptare që kanë marrë huatë. Më së shumti shihet se financimet kanë shkuar për projektet e infrastrukturës dhe kryesisht energji.
Ne mesin e këtyre huave është edhe kredia 80 milionë euro ( sa 2.3% e borxhit te jashtëm) e marrë për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, i cili nuk është vënë asnjë ditë në punë për shkak të një defekti në procesin e ndërtimit.
Nga kredia për TEC-in e Vlorës janë shlyer deri më tani 35.6 milionë euro, ndërsa mbeten për tu shlyer edhe 44 milionë euro të tjera, raporton Monitor.
Në totalin e kredisë 80 milionë euro për TEC-in, 40 milionë euro janë dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( EBRD), nënshkrimi i cilës u bë në korrik të vitit 2004 dhe mbetën për tu shlyer edhe 14.9 milionë uro deri më prill të vitit 2019.
40 milionë euro të tjera u morën po në vitin 2004 u morën Banka Europiane e Investimeve (EIB), nga të cilat mbeten për tu shlyer deri në fillim të vitit 2023 edhe 29.3 milionë euro të tjera.
Qeveria Shqiptare e mori 80 milionë euro kredi për ndërtimin e një Termocentrali në Jug të vendit me qëllim diversifikimin e burimeve të energjisë, e nxitur edhe nga konsulenca e Bankës Botërore.
Kredia do të shlyhej me të ardhurat që do të siguroheshin nga shitja e energjisë së prodhuar nga TEC-i pasi ai të ndërtohej.
Por një defekt gjatë ndërtimit të objektit në turbinat e ftohjes ka bërë që prodhimi final të mosrealizohet.
Punimet për ndërtimin e TEC-it të Vlorës përfunduan në vitin 2009, por prodhimi nuk u aktivizua sot e kësaj dite, duke bërë kredia prej 80 milionë eurosh për ndërtimin e tij të paguhet nga buxheti i shtetit, nga taksat e shqiptareve për një shërbim që nuk është ofruar kurrë. Konflikti ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë që ka ndërtuar TEC-in aktualisht është ne Gjykatën e Arbitrazhit.
Pyesni kete Drejtorin Aktual te KESH-it sa Euro ka futur ne xhep nga vonesat e kesaj pune, nga stafi qe punon ne TEC-in e Vlores, nga karburanti qe paguhet per stafin e TEC-it te Vlores, per sigurimin e TEC-it te Vlores??? Ose beni sicuro nuk i dini keto gjera, dhe lereni me kaq, sa kushdo te njejten gje ka bere, vjedhur e STERVJEDHUR TEC-in e shkrete te Vlores!!!
eshte vendosur nga anglia dhe ameriqia qe te3 zhdukin Voren qe zhduku salen dy here nga pushteti
TECI VLORES
ju hoq popullit te vlorer referendiumin QE DO VOTONI KUNDER TECIT QE KISHTE NDOTJE
desh vet zoti qe ai te mos punoj asnje dite ne te mire te qytetarve te vlores ne kemi energji sa te duam ujore te paster desh DHE me dhe djegje dhe ndotje tym per te helmuar njerez me djegje tec nafte ne vendin me te bukur qe kemi
.GJIRI VLORES SE MERITON KETE DENIM KU NATYRA KA BER MREKULLI POR SHUME SHPEJT NATYRA DO HAKMERET NDAJ KRIMIT MJEDISOR QE DORA E MAFIES NE PUSHTET KA NDERTUAR MES VLORES PA U PYETUR BANORET E SAJ NE DEM TE TURIZIMIT DHE NE DEM TE SHQIPTARVE, AJO PLERE TEC DUHET SHKULUR QE ANDEJ ME GJITH RRENJE DHE DO VAZHDOJ TE MOS PUNOJ ASNJE DITE SE ASHTU KA DASH VET ZOTI QE AJO VEPER E MALLKUAR TE MOS PUNOJ. PLERA POLITIKAN TE SHIT PER CA PARA.