Një lukuni të shpifur i ka vlerësuar kryeministri Edi Rama kundërshtarët e partneritetit publik-privat që qeveria e drejtuar prej tij ka bërë në shërbime të ndryshme. Në intervistën e tij për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, shefi i qeverisë tha se kritikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për koncesionet se kanë arritur të rrezikojnë stabilitetin makro-ekonomik të vendit, janë të drejta. Por duke ja adresuar këto kritika qeverisë së shkuar të drejtuar nga Sali Berisha, Rama tha se mazhoranca aktuale ka ndërmarrë tjetër filozofi ndaj partneritetit me privatin, ku shumë koncesione të dhëna nga Berisha janë rinegociuar, siç është ai për skanimin në dogana apo pullat fiskale.
“Koncesionet janë siç thotë FMN. Ndaj i kemi adresuar ndryshe partneritetet, e konsideroj të shpifur gjithë këtë lukuni që është turrur për të dezinformuar opinionin publik. Jemi në angazhim serioz për të ulur borxhin pasi kemi paguar një mal me borxhe të trashëguar që e gjetëm në mes të rrugës dhe nuk ishte i deklauar. Legalizuam një realitet të trashëguar dhe të fshehur”, – tha Rama
I pyetur nëse duhet të ketë denoncime për zyrtarët që kanë vendosur për këto koncesione, Rama tha se nuk mund të shkohet tek aspektet e natyrës penale, pasi për koncesionet tha Rama – është abuzuar me vullnetin sovran të parlamentit, “ka vulosur parlamenti”. “Koncensionet janë tënegociueshme por jo të anulueshme”, theksoi kryeministri.
Edhe Sala, qe po e shani ju tani, te njetat argumenta perdorte dikur ne kohen e tij..
Thuaj Tarrasi, se smerr vesh mileti komunist. Ky EDRAMA KUJTON SE TE GJITHE E TERHEQIN BARIN……
Po se jeni ju budallenj dhe injorante klasike. Sepse ajo lukunia e shpifun, del perdite ne TV dhe ju denoncon dhe kjo gje ngjit ne popull. Ndersa ju idiotet keni gjetur nje forme moderne, pa vuajtje per tu pergjigjur. Transparenca.al, te cilen vete e shkruani dhe vete e lexoni.
Ndersa populli degjon cfare thone ata qe nuk dine te perdorin internetin, por televizorin dhe popullit i eshte mbushur mendja se perderisa ju nuk flisni, ajo qe thote PD, eshte e vertete.
Dmth me logjiken tende nqs kryetari i partise vendos te zgjedh deputet te gjith ata qe i binden qorrazi, dhe te gjithe keta bien dakort te vjedhin dicka kundra ligjit, nuk denohet asnjeri se eshte vendim kolegjial???
Ne fakt po ta shohesh me kujdes kollegji ne kodin penal quhet krim i organizuar dhe denohet me shume se thjesht krimi i bere…
Që kur erdhe ti,
atje s’ka më lista,
dhe gjysm’e shqiptarve,
Kanë shkuar turista!
Kanë shkuar turista,
të prishin paratë,
po atje -të liqtë,
Na thonë refugjatë!
SEPSE NE RILINDASIT EDHE PULAT E NGORDHURA QË PËRPARA 1 VITI.
POPULLIT JA OFROJMË TË RILINDURA VETËM PËRPARA 1 MUAJI.
JU BËFSHIN MIRË!