Çohen për revokim licence 40 subjekte të karburanteve

29 Janar 2016, 09:52Ekonomia TEMA

Inspektorati i Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka propozuar revokimin e licencës për 40 subjekte të tregtimit të hidrokarbureve.

ISHTI e ka propozuar zyrtarisht revokimin e Licencave, të cilat kanë humbur kushtin e kapacitetit depozitues si detyrim ligjor i përcaktuar. Ligji përcakton se impiantet e depozitimit të gazit të lëngshëm të naftës duhet të jenë me kapacitet të instaluar 500 m3. Për licencën e llojit “C”.

Kapaciteti depozitues duhet të jetë jo më pak se 50 m3 deri në 1000 mijë m3. Njësitë e shitjes me pakicë duhet se nuk i kanë respektuar kriteret e depozitimit ndaj inspektorati i ka kërkuar ministrisë së linjës që të miratojë revokimin licenca për 40 subjekte në të gjithë vendin.

Më parë subjektet janë gjobitur por nuk kanë reflektuar përmirësimin e infrastrukturës në kriteret e kërkuara.

Ligji për ISHTI thotë se në rast se, konstatohet mosmarrja e masave për përmirësimin e shkeljes, përsëritje e shkeljes apo kryerje e një shkeljeje tjetër të ndryshme nga shkelja e parë, masa e gjobës rritet me 50 për qind dhe nëse subjekti gjobitet për herë të tretë, masa e gjobës dyfishohet.

Më pas inspektorati shtetëror përgjegjës ka të drejtë që, paralelisht me aplikimin e gjobës, sipas parashikimeve të vendosë edhe dënimet plotësuese, si bllokimin e përkohshëm të veprimtarisë, por jo më shumë se 90 ditë apo propozimin pranë ministrisë përgjegjëse të hidrokarbureve për fillimin e procedurave të heqjes së licencës së koncesionit, licencës së përpunimit, licencës së tregtimit me shumicë apo licencës së tregtimit me pakicë në stacionet e karburanteve apo njësitë e tregtimit të lëndëve djegëse.

Ky dënim plotësues merret në rast se subjekti nuk respekton kushtin e bllokimit të përkohshëm të veprimtarisë ose përsërit shkeljen apo kryen një shkelje tjetër. Në këtë rast, vendimi për heqjen e licencës duhet të merret nga organi kompetent jo më vonë se 90 ditë nga data e konstatimit të shkeljes.

2 komente në “Çohen për revokim licence 40 subjekte të karburanteve”

  1. elona says:

    I paska hyre punes mbare Gazi qe sot.Hallall!Beni gati trastat me leke o pronare karburantesh.

  2. A e njifni o njerez se cfare njeriu eshte ky zoteria qe eshte vendosur drejtor? Tmerr. Nga me te korruptuarit e vendit. Nuk don tja dije ai vetem leke. Te shkretet pronare karburantesh. Ky duhet mbajtur nen kontroll nga institucione te ndryshme se ai mund te lejoje edhe mazut ne treg . Mjafton leket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje