Një pyetje 450 milionë dollarëshe: Pse rendimenti i mbledhjes së TVSH-së te ne është sa 2/3 e Malit të Zi?

28 Janar 2016, 17:15Ekonomia TEMA

Një pyetje 450 milionë dollarëshe

Edhe pse inspektimet tatimore janë shtuar muajt e fundit në dyqanet e vogla, shitësit herë ta japin kuponin e herë jo. Pra, jo e gjithë xhiroja e tregtisë me pakicë raportohet tek autoriteti tatimor.

Dhe kush përfiton më shumë nga mosraportimi i plotë i xhiros? Jo bizneset e vogla, por ato të mëdha. Sa më shumë xhiro nuk raportohet nga bizneset e vogla, aq më shumë tunele të vogla kanë në dispozicion bizneset e mëdha për të kanalizuar lumin e tyre të mallrave që i kanë shpëtuar sitës së TVSH-së.

Jo më kot përdora fjalën “lumë”për mallrat që i shpëtojnë TVSH-së. Në Shqipëri, të ardhurat nga TVSH-ja janë sa 9% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Malin e Zi të ardhurat nga TVSH-ja janë sa 12% e vlerës së PBB. Pra Shqipëria ka një rendiment të mbledhjes së TVSH-së sa 2/3 e Malit të Zi. Ose ndryshe, ne mbledhim nga TVSH-ja 450 milion dollarë ne vit me pak sesa po te kishim rendimentin e Malit te Zi.

Pse ndodh kështu? A mos Mali i Zi zbaton një normë TVSH-je më të lartë se Shqipëria? Përkundrazi, norma atje është 0% për zanatçinjtë, ambulantët, kioskat, farmacitë, ambulancat dhe spitalet, 7% për mallrat e shportës së domosdoshme, dhe 19% për të tjerat, ndërsa tek ne është 20%, me disa përjashtime.

Me fqinjin tonë verior kemi të ngjashme shumë gjëra – gjeografinë, historinë, kulturën, ekonominë, sistemin fiskal dhe politikën. Madje, sipas Transaparency International, edhe nivelin e korrupsionit e kemi të ngjashëm… Atëherë, pse ne kemi një rendiment sa 2/3 e malit të Zi në mbledhjen e TVSH-së?

Përgjigjia mund të gjehet tek teknologjia e ndryshme që përdorin autoritetet tatimore të fqinjëve. Teknologjia jonë (sistemi Nexus) nuk lejon kontrollin automatik të xhiros së dhjetra mijëra bizneseve në kohë reale, ndërsa i fqinjëve e lejon këtë gjë. Ne bazohemi kryesisht tek inspektimet fizike, ndërsa fqinjët tek inspektimet kompjuterike. Si rezultat, ne kemi një rendiment sa 2/3 e fqinjëve në mbledhjen e TVSH-së.

E.Zaloshnja

5 komente në “Një pyetje 450 milionë dollarëshe: Pse rendimenti i mbledhjes së TVSH-së te ne është sa 2/3 e Malit të Zi?”

  1. Tatimori says:

    Te kjo reklama per PPP (partneritet publikprivat) ,harroni te thoni qe ne Mal te Zi nuk operon asnje kompani nga Hong Kongu ,por vetem organet Tatimore te Shtetit te vogel Malazez.

  2. rob i zotit says:

    nje pyetje per kete gazetarin: po atehere qe nuk kishte sisteme digitale si mblidheshin me shume sesa mbledhim ne sot?
    Nuk e ka fajin sistemi dig. apo fizik , por njerezit qe e menaxhojne situaten.

  3. Mona says:

    E ke gabim. Shitesit, jo here ta japin kuponin e here jo, por duhet. Shitesit here nuk ta japin kuponin e here jo.

  4. Adi says:

    Dhe per nje update te sistemit si ne mal te zi duhet te paguajme 90% te 450 milioneve qe nuk i mbledhim?!

  5. inspektori says:

    Artikulli pretendon se sistemi I sotem nuk ben llogaritjet automatike te xhirove te biznesit. Ja ka fut KOT!
    Me nje klikim inspektori perkates gjen xhiron e cdo periudhe per bizneset qe ka ne varesi.
    Me dergoni nje NIPT dhe nje numer telefoni dhe neser do tju dergoj me SMS xhiron e muajit Dhjetor!
    Sistemi yne informatik I kasave fiskale Nexus eshte me I perparuar se ai Malit te Zi.
    Pra nuk eshte pune teknollogjie , por perkushtimi dhe disiplina ne pune , qe ne shqipove na mungon !

    Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje