Rama: Turizmi, burim real i rritjes ekonomike. Kemi dhënë vetëm 14 koncesione, nga 161 që ka dhënë qeveria e shkuar

26 Janar 2016, 17:57Ekonomia TEMA

Në mbledhjen e parë për vitin 2016 të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria po punon për të krijuar kushtet për përmirësimin e cilësisë së turizmit, pasi, sipas tij, ai është “një nga burimet reale të rritjes ekonomike”.

Turizmi është një nga burimet reale të rritjes ekonomike. Po punojmë për të krijuar kushtet për përmirësimin e cilësisë së tij. Viti i kaluar ishte mjaft inkurajues për turizmin, në aspektin sasior dhe cilësor. Konstatojmë numër në rritje të turistëve nga Europa veriore.

Gjithsesi, ka shumë për të bërë në të gjithë vijën bregdetare, duhet investuar për shërbimin e energjisë dhe shërbimet e tjera bazë. Por mendoj se nëse koordinohemi më mirë me operatorët privatë, do tërheqim më tej vëmendjen e turistëve”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se “partneriteti publik-privat është mekanizëm kyç për të zhvilluar ekonominë” dhe “është pjesë e filozofisë” së qeverisë së tij.

Ndërkohë, kryeministri është ndaluar edhe tek çështja e koncesioneve, që kanë shkaktuar shumë debate kohët e fundit.

Rama ka thënë se qeveria e drejtuar nga ai ka dhënë vetëm 14 koncensione e partneritete private.

Ndërkohë, sipas tij, qeveria e shkuar ka dhënë 161 koncensione, shumica prej të cilave fatale për ekonominë, biznesin dhe mjedisin.

 

4 komente në “Rama: Turizmi, burim real i rritjes ekonomike. Kemi dhënë vetëm 14 koncesione, nga 161 që ka dhënë qeveria e shkuar”

  1. Mari says:

    Jepi o plak, qente do lehin, karvani te shkoje perpara

  2. adi says:

    zhvillim i turizmit?????

    pa zgjidhur problemin e prones???????
    pa ndertuar nje areoport ne zonen turistike????
    pa ndertuar nje port ne zonen turistike?????
    pa bere nje ligj per te hequr ose zvogeluar tatimet per investimet ne turizem?????pa llogaritur furnizimin me uje e energji si dhe impiantet e pastrimit
    pa bere studimin urbanistik ne zonen e jugut ?????
    me konsensus dhe nga partite opozitare ,se ndodh si me studimin e saliut qe erdhi kokedhima dhe po ben te vetin e nese keta ikin qe mesa duket do jete shpejt do anullojne ata qe vijne me pas dhe vetem studim nuk ka . dhe beheni karagjoze para invenstitoreve dhe pushuesve europiane.
    nuk e di cili vend dhe shtet ne bote ka bere turizem pa zgjidhur problemet e mesiperme.
    nejse ne nuk kemi nevoje per to ne kemi udheheqesin.

  3. sapa says:

    Turizmi i leshit!po ikin edhe ata qe kane investuar se ju ka ardhe shpirti ne maJe te hundes me te korruptuarit e botes.Po nuk u hoq korrupsjoni do mbesin vetem sakatet ne shqiperi qe nuk kane mundesi te ikin.Kam paguar me mijera euro per nje prone qe kam blere dhe e kam pasur me letra te rregullta shteterore dhe po vazhdoj te paguaj deri sa te vdes ne vendin me te urryer te botes.Dhe nuk jam i vetmi qe perjeton keto poshtersira.Ky vend ka marre fund dhe kjo eshte edhe aresyeja e ikjes se njerezve.Do isha me i lumturi ne bote po te mos isha genjyer per te bere shtepi ne kete vend qe me kushtoj gjithe kursimet e jetes.Jo zoteri ska shprese shqiperia.U vodh 25 vjet rresht dhe askush nuk e jep vullnetarisht ate qe ka vjedhur ne menyre te padrejte nga karrikja e pushtetit.Prandaj leri zbukurimet por behu realist se edhe idjotet e kuptojne se kush eshte Shqiperia.

  4. Kali Tropojes says:

    Qeveria ka dhene vetem 14 koncensione e partneritete private, perkundrejt 161 koncensioneve te dhena nga qeveria e shkuar?

    Atehere kur ky eshte i bindur se shumica e te meparshmeve kane rezultuar fatale per ekonomine, biznesin dhe mjedisin, perse duhet te jepeshin patjeter dhe ato 14 me koncesion? Ne fakt me korrekte do ishte te mos jepej asnje! Do ishte me e ndershme, po te medohet, se koncesionet dhe bashkepunimet me sektorin privat rezultojne fatale, kur ato u jepen vend e pa vend personave te aferm e te paafte. Rezultojne fatale se u jepen atyre, te cilet e kane mendjen vetem per te permbushur interesat e tyre personale dhe te atyre qe u ofrojne “partneritetin”. Apo jo ?

    Public private partnerships si pjese e “filozofise se qeverise”, per te luftuar deshtimet e turpshme ne ekonomi, finance, e kudoqofte?

    Keto projekte, qe synonin fillimisht zhvillimet ekonomike per vendet e botes se trete, jane studiuar dhe po aplikohen sot kudo, keshtu qe ne kete rast kemi te bejme thjesht me nje perpjekje per te justifikuar mosangazhimet serioze te qeverise per krizen ekonomike, dhe jo kushedi se me cfare filozofie specifike te qeverise.

    Se filozofia e vetme qe ka tentuar te praktikoje ajo gjate gjithe mandatit te saj dihet se cila eshte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje