Qeveria projekt për të bashkuar Doganat dhe Tatimet në një institucion të vetëm

24 Janar 2016, 16:40Ekonomia TEMA

Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm.

Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë.

Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.

Burimet e mësipërme shpjegojnë se nëpërmjet këtij bashkimi synohet një rritje e efikasitetit të punës së organeve fiskale, si dhe lehtësimit të burokracive për biznesin, që do të trokasin në një derë të vetme. Nga ana tjetër, janë shumë problematika që duhen zgjidhur, duke filluar nga ato ligjore.

Pasi një bashkim i mundshëm, do të kërkojë ndryshimin e disa ligjeve që rregullojnë aktualisht punën e Tatimeve dhe Doganave, shkruan Ora News.

Problem mbetet edhe mënyra e bashkëpunimit, pasi duke qenë një eksperiencë e re në një periudhë afatshkurtër mund të krijojë probleme. Shkurtimi i numrit të punonjësve është një tjetër shqetësim, që do të sjellë bashkimi i dy administratave. Ndërkaq financat nuk japin afat për konkretizimin e këtij projekti.

4 komente në “Qeveria projekt për të bashkuar Doganat dhe Tatimet në një institucion të vetëm”

  1. Did K says:

    I pelqejne plehres se gjate qe ti koncentroje leket ne pak duar. Mundesisht ke BQja … Se thone se BQen e tund ne sy te se shoqes neper orgjirat e perjavshme te organizuara ne shtepine pa penxhere te fashatit surrel

    1. tekniku says:

      koment prej idioti dhe te pa edukate

  2. ilir says:

    kthim mbrapa plot 21 vjet. keshtu kane qene !!!

  3. Kellira says:

    U dhjefshi ne breke me projektin e “RI”.
    Keshtu ka qene me 1993.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje