Reshjet e vitit 2016 kanë krijuar rezervë hidrike me vlerë 22 milionë euro

21 Janar 2016, 17:55Ekonomia TEMA

Sasia e lartë e reshjeve gjatë muajit janar ka përmirësuar ndjeshëm situatën hidroenergjetike në HEC-et e kaskadës së Drinit. Sipas të dhënave të KESH Rezerva energjetike është shtuar me rreth 422 GWh krahasuar me fundvitin e 2015-ës.

Niveli i HEC Fierzës është rreth 12.7 metra më lartë se niveli më datën 31 dhjetor 2015. Nëse kjo rezervë do të konvertohej me çmimet e bursës së Hungarisë, të cilat merren si referencë nga KESH dhe OSSHE për eksportin dhe importin energjisë, atëherë vlera e vlerës se rezervës së krijuar arrin në mbi 22 milionë euro, raporton Monitor.

Nga të dhënat e Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës në KESH, rezulton deri ne mesditën e djeshme niveli i HEC Fierzë ishte 288.60 m dhe prurjet ishin rreth 350 m3/sek. Niveli në HEC Koman ishte 173.70 m dhe prurjet anësore janë rreth 160 m3/sek dhe niveli në HEC Vau i Dejës ishte 74.50 m dhe prurjet anësore rreth 20 m3/sek.

Në fund të nëntorit 2015 niveli i basenit të Fierzës ishte 277.85. Ndërkohë, KESH arriti dakordësinë me tregtarët e energjisë që të ndërpresin, pa kosto për KESH-in, furnizimin e energjisë nga importi i kontraktuar më parë për javën e fundit të nëntorit 2015.

Ndërkaq, duke parë nivelet e ujit në Kaskadë, kërkesën e konsumatorëve tarifore dhe parashikimet e situatës hidrometeorologjike për muajin dhjetor 2015, KESH reduktoi me rreth 2 milion euro shpenzimet për importin e dhjetorit 2015 dhe fondet e kursyera falë reshjeve të shiut, tanimë do mund ti shërbejnë KESH-it për të përmirësuar bilancin e vet financiar.

2 komente në “Reshjet e vitit 2016 kanë krijuar rezervë hidrike me vlerë 22 milionë euro”

  1. krasta says:

    Zoti na jep ujin ne e paguajne paret i merr osshejaaaaaaa.

  2. kuq e zi says:

    me skavicen e madhe ky ritem do ishte gjithe vitin…
    dhe me kot armetaj justifikohet me pamundesine e shpronsimeve sepse nqs eshte e mundur shpronsimi per TAP eshte edhe per skavicen kur dihet qe skavica eshte me fitim prurese per shqiperine se tap
    por qeveria don ta konsideroi si veper partie prandaj ka zgjedhur te ndertoi nje minihidrocentral sesa nje rezerve ujore qe do ishte me e madhja ne europe qe ne te vazhdojme te importojme rryme nga serbia
    ndersa dibranet do kishin nje liqen qe do sillte shume turiste dhe nenshkodra nuk do u permbyste kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje