Si do të funksionojë koncesioni i TVSH-së?

20 Janar 2016, 15:57Ekonomia TEMA

Koncesioni për administrimin e mbledhjes së TVSH-së do të jetë 10-vjeçar. Sipas Ministrisë së Financave privati, që do të fitojë në tender, do të investojë fillimisht 9.57 milionë euro për ngritjen e sistemit të posaçëm kompjuterik dhe do të paguajë 8.2 milionë euro çdo vit si kosto operative për mbajtjen e tij.

Por si do të shpërblehet ai?

Sipas ministrisë, formula financiare parashikon që kompania private fillon e merr shpërblim vetëm nëse të ardhurat nga TVSH e brendshme do të rriten më shumë se 11 për qind krahasuar me një vit më parë. Nëse nuk rriten mbi këtë nivel atëherë shteti i paguan kompanisë private vetëm 10 për qind të investimit ose 950 mijë euro në vit.

Shifra prej 11 për qind që është caktuar si kufi për rritjen e të ardhurave është nga rritja mesatare e të ardhurave të TVSH-së së brendshme në 17 vitet e fundit. Pra, sipas qeverisë meqënëse vetë shteti ka arritur që vit për vit të rrisë me 11 për qind mesatarisht të ardhurat nga TVSH e brendshme, që privati të marrë shpërblim duhet ti rrisë të ardhurat më shumë se kjo shifër.

Aktualisht të ardhurat nga TVSH e brendshme, e cila mblidhet nga tatimet, janë rreth 30 miliardë lekë. Kjo do të thotë se për të marrë pagesë, konçesionari privat duhet t’i rrisë ato mbi 33.3 miliardë në vitin pasardhës dhe kështu me radhë për çdo vit. Por si llogaritet shpërblimi?

Formula bazohet mbi nivelin e rritjes së të ardhurave, ku rritja 11 për qind konsiderohet si zero. Nëse rritja e të ardhurave do të variojë nga 11 deri në 15 për qind, privati merr 90 për për qind të saj. Nëse ajo varion nga 15 në 17 për qind, atëherë privati merr 6.5 lekë në cdo 10 lekë ndërsa shteti 3.5 lekë dhe kështu me radhë sa më e madhe rritja aq më shumë ulet përqindja që merr privati.

Ky është konçesioni i disatë në fushën e shërbimeve fiskale. Ai u propozua nga një kompani me qendër në Hong Kong që quhet Em Pos. Ideja u quajt e vlefshme nga Ministria e Financave, e cila pretendon se i ka ndryshuar krejtësisht kushtet e konçesionit për të rritur përfitimet e qytetarëve.

Skema parashikon që privati të ngrejë sistemin e posacëm kompjuterik dhe të administrojë pjesën inteligjente të tij, ndërsa mbledhja e të ardhurave në terren do të vazhdojë të kryhet nga punonjësit e tatimeve./ TCH

13 komente në “Si do të funksionojë koncesioni i TVSH-së?”

  1. asd says:

    Ju mungon vetem ligji i prodhimit te kaucukut nga lulet e diellit. Hajvaner.

    1. big brother says:

      Hajvan je ti qe lexon vetem titullin dhe del ne konkluzione. Me thuaj nje aspekt ku calon ky koncesion

      1. Genti 2015 says:

        Po ca flet mer te vije privati te marre 950 mije euro ne vit se nuk mbledh dot tvsh shteti????pse???? biznesi qe nuk paguan tvsh te mbyllet….si qenka kjo pune nga dalin keto miljona???? jepja shqiptareve puneso njerez me shume nese duhen per te mbledhur leket po jo tja japesh koncesion miqve per ti futur parate ne xhep skandal…

    2. Altin says:

      Prandaj kemi ngelur mbrapa se gjykojm dhe atje ku skuptojm nje m… se si funksion ligji dhe rregullat e nje shoqeri demokratike. por japim keshtu opinione alla shqiptarce totalisht jasht kontekstit.

  2. taulant says:

    Pse nuk jepni grate e femijet tuaj me koncesjon po jepni te ardhmen ton o plera

  3. Eksperti says:

    Po programin qe u vendos ne vitin 2015 ku shkon
    Kush paguan sepse ka kushtuar po kaq sa prezantohet ky tjetri .A jemi aq te pasur sa te ndryshojme programet cdo vit?

  4. ed says:

    Skemë e pastër mashtrimi dhe korrupsioni.
    Me 9 milionë euro mund të marrësh firmat më të mira në botë për ngritjen e një sistemi informatik pa i dhënë asnjë qindarkë nga fitimet e TVSH së. Biles dhe mund ti japësh pastaj administrimin e sistemit çfarëdo nënkontraktori, me kontratë me çmim fiks për të cilën bëhet tender çdo disa vite.

    Nga doli kjo firmë nga Hong Kongu, por janë vetë këta të rilindjes pas firmës, që do të rrjepin nga TVSH ja.

    Nuk i del më fitimi stok, tani e duan fitimin çdo muaj. Dmth një pjesë e TVSH së që paguajnë Shqiptarët do të shkojë direkt në xhepat e kësaj firme.

    1. loli says:

      O njeri, ju sdini as te lexoni. Parate qeveria do i nxjerri nga xheoi vet vetem nqs kjo firm rrit nivelin e mbledhjes se tvsh dhe do te marri % vetem nga rritja. Nqs kjo nuk rrit gje kjo firmw do paguaj cdogjr nga xhepi vet

      1. Hasim says:

        O njeri. Po nese rritja mesatare ne 17 vitet e fundit eshte 11% dhe nese rritet nga 11-15%, 90% i merr privati ku eshte perfitimi i shtetit? i bie qe per 10% te 4%shit te behet gjithe ky ballagan dhe shteti te perfitoje diku tek 850,000 Euro dhe privati do te perfitoje 8.5 Milion euro. Nderkohe qe nese rritja e performances pa nderhyrjen e privatit do te ishte 1% me shume shteti do te perfitonte 2.2Milion Euro.
        Ju te dashur “gazetare” na thoni te pakten nje shtet tjeter te botes se trete a te katert ku eshte aplikuar ky sistem.
        Apo ne jemi vendi me special sic ishim per pullat fiskale dhe rapiscan qe duhet ti vish globit perqark disa here dhe nuk e gjen nje vend te dyte deri sa ne fund te del se e ka bere edhe Azerbajxhani.
        Kto po na **kerdhejne deri ne palce dhe kur ta marrim vesh ne do kemi ngel pa brek ne bythe!

      2. Genti 2015 says:

        ti kujton se ka budallenj??? ti kujton se ky eshte ndryshe nga koncesionet e sales per aeroportin nene tereza??? cfar epo flet??? mashtrimi i radhes

  5. machu pichu says:

    Nese vertet do funksionoje skema ky koncesion eshte pozitiv

  6. samuel says:

    po mire edhe inspektoret mund ta dalin ne asistence

  7. metri says:

    Wasan Tempos International Trading Co., Limited was incorporated on 2015-05-04. This company is now Live, their business is recorded as Private company limited by shares. As so far this company has running for 1 year(s) 160 days.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje