Koncesion i ri/ TVSH-ja do të mblidhet nga një kompani private?

20 Janar 2016, 11:00Ekonomia TEMA

Koncesionet e shumta në shëndetësi dhe jo vetëm, do të shtrihen edhe tek mbledhja e TVSH-së.

Taksa mbi Vlerën e Shtuar që mblidhen nga të gjitha bizneset do t’i jepet një kompanie private.

Sipas Ora News, Ministria e Financave po kërkon një sistem të ri për mbledhjen e kësaj takse.

Për këtë do të zhvillohet një tendër i posaçëm ku do t’i jepet një kompanie private.

“Do të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë dhe kompani të huaja kanë shprehur interes për këtë shërbim” raporton Ora.

2 komente në “Koncesion i ri/ TVSH-ja do të mblidhet nga një kompani private?”

  1. Flamur says:

    Shkruani nga një tabelë “shitet” dhe vëreni para çdo institucioni qeveritar. Kur ti keni shitur të tëra mund të shkoni e të pini kafe lirisht e të merrni dhe rrogën ndërkohë.
    E shkreta Shqipëri në dorën e kujt ka rënë. Ik një bandë hajdutësh e vjen një bandë tjetër në pushtet.

    1. lelo says:

      nuk behet fjale per mbledhjen e parese, por per nje sistem informatik, ku te gjitha te dhenat te kalojne nga aty. parate do mblidhen nga tatimet dhe dogana si gjithmone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje