Të gjendura përballë mungesës së parave, vitet e fundit qeveritë kanë preferuar që një sërë shërbimesh publike t’i kalojnë te privatët si koncesione apo forma të tjera të partneritetit publik-privat.
Sipas një raporti të fundit të FMN-së, deri më tani Shqipëria ka nënshkruar të paktën 55 marrëveshje të partneritetit publik-privat.
Por, ndonëse në fillim këto marrëveshje nuk kërkojnë investime nga paratë publike, pasi kryhen nga privatët, herët a vonë qytetarët dhe buxheti duhet të paguajnë për to.
Në shumë nga këto koncesione, qeveria ka marrë përsipër të kompensojë privatët nëse këta nuk arrijnë fitimin e synuar, dhe kostoja është duke u rritur me shpejtësi.
Sipas FMN, vetëm nga 55 koncesionet e firmosura deri më tani, buxheti ka krijuar angazhime apo detyrime sa 7 për qind e prodhimit kombëtar.
Nga këto, 2 për qind vijnë nga koncesioni i skanimit në dogana, një për qind e prodhimit kombëtar është kosto që vjen nga koncesioni i “check up”-it dhe po kështu, detyrime do të ketë edhe për marrëveshje të tjera si ai i landfilldit të Elbasanit, koncesioni i pritshëm i Rrugës së Arbrit, apo ai i Durrës-Kukës.
Kalimi i një sërë shërbimeve te privatët në formën e partneritetit publik-privat është një shqetësim jo i ri për FMN-në.
Edhe më parë, ky institucion ka kërkuar kujdes në këto marrëveshje, pasi – sipas tij, – shumë prej tyre fshehin borxhin publik dhe në një fazë të mëvonshme mund të krijojnë kosto të mëdha për financat e vendit./ TCH
Cere o ky islanist i qelbur mer yahoo ,ky duket si predikusit e Isis e jo te Jet instrumenti FMN-se ne Shqiperi !
Pse bytha e ktiij pakistanei ose bubuzhejani do ta kshilloje Shqiperine per Financat ?
ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu mafioze – F-Irma M-afies N-derkombetare
Jam plotsisht dakort me FMN. Dovije shpejt koha qe shteti te dorzohet para privatit. Ligjet mbrojne privatin dhe pse privati ben çdo lloj makinacioni per te vjedhur shtetin. Shteti ka gjithmone nevoje te bashkpunoje me privatin por te evitoje sa me shume konçesionet falimentojne shtetin.