Ministria e Financave pranon problemet me llotarinë e kuponave tatimorë

17 Janar 2016, 10:00Ekonomia TEMA

Pas dyshimeve të ngritura për llotarinë e kuponit tatimor, Ministria e Financave ka përcjellë këtë deklaratë:

“Për të sqaruar çdo dritë hije të hedhur mbi përzgjedhjen e fituesve të lojës promocionale të kuponit tatimor, Komisioni I Vlerësimit ndjen të nevojshme të informojë të gjithë pjesëmarrësit e lojës, mbi metodoologjinë e përzgjedhjes së fituesve.

Katëgoria e I dhe e II e fituesve është përzgjedhur në bazë të formulës së aplikuar mbi databasën e vënë në dispozicion nga Posta Shqiptare (shumë e 70% të vlerës nominale të kuponavemë 30% të numrit të kuponave). Komisioni ka çertifikuar të gjithë zarfat në rendin zbritës deri sa nxorri 11 fituesit. Për të gjetur 11 fituesit Komisionit iu desh të kontrollonte mbi 600 zarfa të cilat janë penalizuar për arsye të:

-Deklarimit të rremë: Deklarimi i vlerës është bërë duke shtuar nga një zero, ngatërresë që shkaktohet nga lekë të vjetra dhe lekë të reja, apo moslexim korrekt të vlerës së kuponit;

-Përfshirja në zarf e kuponave jotatimor, apo kuponavejashtë afatit të lojës.

Dyshimet se si çmimi i madh Znj. Valbona Lleshi është fitues me 130 kupona me një vlerë nominale 7,337,778 lekë është korrekt, kur dihet se vlera maksimale e kasës për të lëshuar një kupon tatimor është 150,000 lekë.

Komisioni i vlerësimit u jep 10 ditë kohë të gjithë pjesëmarrësve të adresojnë ankesat e tyre në adresën: Komisionit të vlerësimit të fituesve;

Shtypshkronja e Letrave me vlerë/ (ish-topografia ushtarake) Tiranë.

Kategoria e III dhe e IV e fituesve e shpallur live në Top Channel është rezultat i përzgjedhjes rastësorë të aplikacionit informatik të aplikuar mbi databasin e gjereruar nga posta. Komisioni ka vendosur të mos vendosë dorë mbi databasin e postës për të eleminuar zarfat të cilët deklaronin një numër më të vogël kuponash se sa të lejuar pa u verifikuar paraprakisht, për të eleminuar gabimet njerëzore që mund të ishin bërë nga posta.

Shpallja e fituesve do të bëhet pas çertifikimit të 500 zarfave të përzgjedhur nga sistemi informatik, vetëm nëse ato do të përmbushin të gjitha rregullat e përcaktuara në rregulloren e lojës.

4 komente në “Ministria e Financave pranon problemet me llotarinë e kuponave tatimorë”

  1. lenci says:

    Titulli i artikullit eshte mashtrues, ne asnje moment ministria nuk pranon parregullsi, ajo thjesht informon per procedurat. Turp qe vini tituj te tille.

  2. sulo Permeti says:

    Nje mashtrim i parapregatitur ,si gjitmone gabimi shkoi ne drejtim te paditur.TUUUURP!

  3. shoku i Melamin Beratit says:

    Ky me poshte, eshte fitues qe ka me shume leke ne kuponat tatimor se fituesja?????????????
    BarCode Nr
    faturave Vlera
    Faturave Pika
    Postare Qyteti Lloji fituesit
    1 RR147985699AA 54 22209700 5001 BERAT Kategoria e Trete
    Nr
    faturave Vlera
    faturave Emri Kodi
    Pikës
    Postare Qyteti
    Pikës
    Postare Data
    Dorëzimit
    Zarfit MESATARJA
    E
    PONDERUAR
    130 7,337,778 Valbona Lleshi 4001 SHKODER 10/01/2016 11:43:30 AM 5136483.6

  4. LORA says:

    I vetmi problem qe pranoka Ministria e Financave eshte qe edhe perzgjedhja e 11 fituesve te medhenj edhe ajo rastesorja e aplikacionit informatik qenkan bere pa e verifikuar fare permbajtjen e zarfit te kuponave,,,,,,tallje me te paster nuk mund te kete.Rane kater muaj tam-tamet mediatike te kesaj lotarie,per kete rezultat te mjere.
    Pale po u deshen nente figurante ,ne show-n televiziv te lotarise,te n’a mbushnin mendjen se coc kane bere ndonje verifikim.Varu teneqen,te gjithe organizatoreve hajvane,,,,,,qe vec deme I shkaktuan promovimit te edukimit civil me
    detyrimin e terheqjes se kuponit tatimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje