Ritmet e rënies janë më të ulëta se në shtetet e tjera, duke bërë që Shqipëria të ngjitet në vendin e 14 në botë për nga shtrenjtësia e karburantit, dhe më e shtrenjta në rajon, sipas një renditjeje të Global Petrol Price, të përditësuar në 11 janar të këtij viti. Ndërsa në renditjen e 5 janarit, Shqipëria ishte e 19-a më e shtrenjtë në botë. Vendi ynë ka çmime të ngjashme me Danimarkën, Zvicrën, Monakon, Suedinë, që kanë standard jetese shumë më të larta sesa ne….
Çmimet e karburantit në vend kanë shënuar një tjetër ulje ditët e fundit, e dyta në pak javë.
Në pikat e tregtimit me pakicë të operatorëve të mëdhenj, Kastrati dhe Eida, një litër naftë shitet me 157 lekë, nga 161-162 që ishte më parë. Benzina tregtohet me 158 lekë për litër.
Në operatorin tjetër të madh të tregtimit, Gega Oil, nafta ka zbritur në 150 lekë për litër.
Pikat e vogla të tregtimit e kishin ulur më parë në këto nivele, ndërsa disa prej tyre e kanë zbritur edhe më tej, duke e çuar në nivelet e 150 lekëve për litër, raporton Monitor.
Alpet, që ka hyrë së fundmi si markë më vetë (pas daljes nga tregu të Tea Construction & Petrol) dhe Gulf vijojnë të shesin karburantin mbi 160 lekë për litër.
Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, nafta arriti në gati 180 lekë, duke reflektuar shtrenjtimin në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër. Në gusht 2015, nafta shënoi për herë të parë rënie, me 10 lekë për litër dhe në fillim të nëntorit u reduktua sërish me 6-7 lekë për litër. Në janar të këtij vit zbriti dy herë, me rreth 11 lekë për litër gjithsej.
Rënia e çmimeve në tregjet ndërkomëtare, ku nafta po tregtohet rreth 30 dollarëve për fuçi, në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit, është arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje të fundit.
Megjithatë ritmet e rënies janë më të ulëta se në shtetet e tjera, duke bërë që Shqipëria të ngjitet në vendin e 14 në botë për nga shtrenjtësia e karburantit, dhe më e shtrenjta në rajon, sipas një renditjeje të Global Petrol Price, të përditësuar në 11 janar të këtij viti. Ndërsa në renditjen e 5 janarit, Shqipëria ishte e 19-a më e shtrenjtë në botë. Vendi ynë ka çmime të ngjashme me Danimarkën, Zvicrën, Monakon, Suedinë, që kanë standard jetese shumë më të larta sesa ne.
Operatorët pohojnë se shkak për këtë është barra e lartë e taksave, që llogaritet në 67% të kostos. Shumëfishimi i tarifave të licencimit dhe rilicencimit të pikave të karburantit, nga dhjetori i vitit të kaluar, është një tjetër arsye që ka ndikuar në mosuljen e çmimeve.
I lecone keto ai palloshi i gjate, nuk ka nje njeri mbrapa ta mesoje se po humbasim per cdo gje konkurencen ne rajone. Cdo firem serjoze gjermane e italiane po vene ne maqedoni. Si munde te jemi ne vendin e 14 per me te shtrenjtit ne karburante, kur ne te ardhurat per fryme jemi te 100 ne bote. Po me ngjane mua apo ekonomia po ecen dhe me keqe se me pare.
Gazetaret duhet te pasqyrojne me shume keto fake duke bere dhe krahasimet. Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe nje njeri duhet te punoje dy ore ne dite per nje liter nafte, ju lutem me gjeni nje vend tjeter ne bote qe punon dy ore per nje liter karburante jashte standartit, asnje vend ne bote nuk ka keto cmime duke ju referuar pages orare.
Ne lidhje me cmimin super te larte te karburantit ne Shqiperi, Shqiperia ze vendin e pare ne Ballkan dhe ne Rajon, vendin e 6-te ne Evrope dhe vendin e 14-te ne Bote sipas lajmit te fundit. Pra, vetem per rritje cmimesh, taksash dhe
te gjithave formave te tjera te kamufluara per te vjedhur dhe grabitur taksa paguesin shqiptar ne zeme vende te para ne bote. Tani, 1 Fuqi karburant = 159 liter = 30 USD x 1274 lek = 38220 lek te vjetra fuqia.
1 liter karburant = 0,2 USD = 240,4 lek te vjetra litri. ne tregun boteror.
Ketu shitet karburanti nga 1500 – 1600 lek te vjetra nje liter karburant. Pra shitet 624 – 666 perqind me shtrejte ose 6,2 – 6,6 here me shtrenjte nga tregu boteror. Ky cmim arrin te rritet ne kete fare fejet sepse mender qeveria merr 67 perqind te cmimit. Pra, nga shuma 1500 – 1600 lek te vjetra per 1 liter karburant qe e blen bleresi 1005 – 1072 lek te vjetra e merr shteti, kurse cmimi pa kete takse do te ishte 495 – 528 lek te vjetra per nje liter.
Tjetra, nga 240,4 lek te vjetra per nje liter karburant qe eshte shitja e tregut boteror, cmimi i rritet direkt nga biznesi i karburanteve ne 495 – 528 lek te vjetra per nje liter. Pra fitimi i biznesit per nje liter karburant varion 495-240,4 = 254,6 ne 528 – 240,4 = 287,6. Keshtu biznesi fiton ndermjet 254,6 – 287,6 lek te vjetra per cdo liter.
Pra cmimi nga bizneset e karburanteve rritet ne fish nga 2,1 – 2,2 .
Nga do qe ta rrotullojsh si qeveria shqiptare dhe biznesi monopol i karburanteve e vjedhin dhe e grabisin shoqerine dhe taksapaguesin shqiptar deri ne rrjepje, sepse per ta vdekur nuk duan sepse nuk kane se kujt t’ja rrujne e t’ja rrjepin paret nga xhepat. Ky cmim eshte thjeshte sikur karburanti eshte i cilesise se larte, ne nje kohe qe cilesia e karburantit eshte ne gjendje mizerabel. Gjithashtu nuk ngopen, por e vjedhin edhe ne peshe, ku nga 20 litra te vjedhin 1 liter. Kur gjejne mire bejne budallenj me shumice.
Po ne jemi popull I urte por edhe budallenj.
Ngrihemi ne protesta per te mbeshtetur Bashen apo Ramen apo Berishen qe ata te hipin ne pushtet.
Dhe pastaj kur na e fusin sa krahu , rrime urte ne shtepi.
Politikanet e te dyja kraheve , kane fitime nga biznesi I naftes.
Keshtu qe as mos shpresoni te zgjidhet kjo gje.
Ne vend te pare kemi per te shkuar per nga shtrenjtesia e naftes.
Kemi qeshur me kete shprehje , por per fat te keq eshte e vertete :
” Nuk duam as buke , as uje , as drita , por vetem ju politikanet te pajtoheni e te shkoni mire me njeri-tjetrin”